Asnjë finiturë për veshjen e sipërfaqes nuk lejon aq shumë mundësi dhe kreativitet sa një sipërfaqe e shtruar me pllaka – nga modelet grafike dhe finiturë mat, deri në imitimin e drurit dhe pllakat prej qelqi. Mund të përdoren shumë forma, tekstura dhe ngjyra në të gjitha përmasat pothuajse në kombinime të pafundme – në çfarëdolloj dizajni që ju ëndërroni. Pjesa kritike vjen kur përzgjidhet mënyra e instalimit e kësaj sipërfaqjeje të bukur të shtruar me pllaka.

Nga sipërfaqet dekorative të shtruara me pllaka deri në finiturat tepër funksionale të mureve dhe dyshemeve, shtrimi i pllakave është një nga teknikat më të njohura për finiturën e sipërfaqes që përdoret për përmirësimin e paraqitjes dhe funksionalitetit të të gjitha llojeve ndërtesave dhe faciliteteve.

Është gjithmonë thelbësore përzgjedhja e pllakës së duhur dhe sistemit të duhur të instalimit për secilën zonë të ndryshme të projektit specifik. Kjo duhet të përfshijë përgatitjen e duhur të sipërfaqes, hidroizolimin (nëse kërkohet), kollën dhe bojakun e pllakave dhe izoluesin për secilën zonë dhe lloj pllake, që të sigurohet cilësia dhe qëndrueshmëria e duhur.

Falë njohurive tona teknike në fusha të ndryshme aplikimi si hidroizolimi, shtrimi i dyshemeve dhe izolimi, Sika ka zotësinë të ofrojë sisteme të plota. Sika ka zhvilluar një gamë gjithpërfshirëse me kolla dhe bojakë pllakash, si dhe produkte ndihmuese të dobishme që janë krijuar si sisteme të plota për të arritur rezultate optimale.  

Sika ofron sisteme për shtrimin e pllakave të cilat i japin përfitime projektit tuaj

• Ne ofrojmë një qasje sistemi të garantuar dhe gjithëpërfshirës dhe furnizojmë me produkte kompatibël që mund të përdoren si sisteme të integruara.
• Seria jonë gjithpërfshirëse e produkteve ju lejon të gjeni zgjidhjen më të përshtatshme për projektet e reja dhe restaurimet, për mjediset e brendshme dhe të jashtme, nga një banjo e një banese private deri në projektin të shkallës më të gjerë.  

• Disponojmë zgjidhje të cilat mund të aplikohen me sukses në zona të lagështa, si banjot, kuzhinat, ballkonet dhe në projekte më kritike siç janë pishinat.
• Sistemet tona për shtrimin e pllakave, i mundësojnë aplikuesve profesionistë të arrijnë rezultate me shpejtësi dhe kosto efikase.