Qëllimi i Sika-s është të parashikojë dhe fitojë sfidat e së ardhmes duke ofruar zgjidhje të besueshme, inovatore, të qëndrueshme (sustainable) dhe afatgjata në industrinë e ndërtimit dhe prodhimit. Në çdo gjë që bëjmë, ne ofrojmë një vulë cilësie të cilën punonjësit, klientët dhe aksionerët tanë të mund të mbështeten – ndërtojmë besimin çdo ditë.

Identiteti fuqizon inovacionin

Markimi (branding) i jep produkteve një identitet dallues dhe i shoqëron ato me një grup specifik vlerash. Ky fakt është njohur herët në historinë e Sika-s nga themeluesi Kaspar Winkler, i cili shpiku emrin e kompanisë dhe krijoi logon e saj. Ka ndryshuar vetëm pak që nga krijimi i saj, logoja mishëron vazhdimësinë dhe solidaritetin, dhe njihet nëpër botë si një sinonim me inovacionin, cilësinë dhe shërbimin.

Marka tregtare e kombinuar fjalë/figurë është vërtetuar si një asset global me vlerë gjatë zgjerimit prej disa dhjetëvjeçarësh të Grupit Sika. Është lançuar me sukses dhe është pranuar me lehtësi përgjatë të gjithë kufijve kulturorë. Klientët nëpër botë mund të jenë të sigurt se do të marrin cilësinë dhe shërbimin më të mirë kudo që ata shohin logon Sika.

Sika Logo

Mbrojtja e markës tregtare

Duke pasur parasysh ndërgjegjësimin e shtuar për brand-in Sika, veçanërisht markën grafike të markës tregtare, kompania i kushton përparësi të lartë një përdorimi të qëndrueshëm dhe të standardizuar të logos dhe udhëzimet e lidhura të imazhit të korporatës dhe verifikon pajtueshmërinë me to. Tentativat e ndryshme, në vitet e fundit, për të kopjuar logon shërbejnë vetëm për të nënvizuar vlerën e madhe të paprekshme të saj për kompaninë.

Brand-i mëmë Sika, dhe 930 marka tregtare produktesh Sika, si Sika ViscoCrete®, SikaBond®, ose Sikaflex®, theksojnë avantazhin konkurrues të kompanisë. Prandaj dhe roli kryesor i mbrojtjes së markës tregtare si një detyrë menaxhimi, kryhet globalisht në nivel Grupi dhe lokalisht në nivel kombëtar. Në total, Sika ka kryer 11,383 regjistrime të markës tregtare në 165 shtete në fund të 2018. Sika monitoron vazhdimisht markën tregtare të saj dhe ndërmerr masa të duhura ligjore në rastet e shkeljeve.

 
Sika new Zealand

Kultura e korporatës

Tre atributet që formojnë shtyllën e personalitet të markës Sika janë kërkimet/studimet, ekipi i orientuar dhe angazhimi. Sot këto formojnë ndërgjegjësimin e punonjësve Sika në të gjithë botën.

 

 
Team Sika Hungary

Përjetoni markën Sika

Sika integron me sukses frazën “Building Trust” në strategjinë e saj të komunikimit. Implikimet e këtij zotimi për pozicionimin e markës Sika mund të përshkruhen si vijon:

Kimikatet specifike janë biznesi ynë dhe besimi është themeli i suksesit tonë. Për më shumë se një shekull, ne jemi përqëndruar në cilësinë e produkteve tona duke sjellë njëkohësisht në industrinë tonë një frymë rishpikjeje. Jemi të përkushtuar t’ u dorëzojmë klientëve tanë zgjidhje të besueshme, inovatore dhe afatgjata në industritë e konstruksioneve, ndërtimit dhe prodhimit.
Kjo gjë përfaqëson vlerën dhe impaktin e serisë së plotë të aktiviteteve kryesore të Sika-s: izolim, ngjitje, amortizim akustik, përforcim dhe mbrojtje. Me dëshirë dhe aftësi për t’ u përballur me sfidat e së ardhmes të klientëve dhe partnerëve tanë, ofrojmë produkte inovatore me vlerë të shtuar, shërbime gjithpërfshirëse, përgjigjje eksperte, trajnim të themeluar mirë dhe zgjidhje me porosi. Jemi krenarë për arritjet tona dhe presim me padurim të provojmë se Sika ofron një vulë cilësie mbi të cilën mund të mbështeteni.

Angazhim për ekselencë.
Të frymëzuar nga inovacioni.
Building Trust.