Dyshemeja është pjesa më e rëndësishme në çdo ndërtesë, e cila i jep asaj bukuri, prakticitet dhe personalitet. Dyshemeja është prekja përfundimtare dhe materiali më i prekur në çdo ndërtesë, strukturë ose banesë. Në çdo ndërtesë ku shkel këmba juaj, ju vini në kontakt me dyshemenë. Nën këmbët tuaja, ekziston një sistem i tërë shtresash dhe pjesësh të cilat u bashkuan për të krijuar atë pamje përfundimtare.
Zgjidhjet nga Sika për shtrimin e dyshemeve ofrojnë shumë avantazhe
Zgjidhjet tona për shtrimin e dyshemeve plotësojnë kërkesat më të larta për sistemet e dyshemeve industriale (që aplikohen zakonisht në industrinë e prodhimit, e shkencave të jetës, magazinat dhe garazhet) si dhe sistemet e dyshemeve dekorative (aplikohen zakonisht në ndërtesat komerciale, institucionale dhe rezidenciale).
Për zgjidhjet tona të dyshemeve industriale pa bashkime ne përdorim teknologji të ndryshme: epokside, hibrid epoksidi-çimentoje, P.M.M.A., poliuretan, hibrid poliuretani-çimentoje, akrilik, hibrid akriliku-çimentoje, bazë çimentoje, poliure, poliaspartik.
Qëndrueshmëria është një nga drejtueset kryesore të inovacionit për shtrimin e dyshemeve Sika. Ne përqëndrohemi në cilësinë e ajrit të brendshëm, VOC e ulët, rezistencën e sistemit me kërkesa minimale mirëmbajtjeje dhe restaurimin ekonomik të dyshemeve dhe kërkesës së ulët për energji gjatë gjithë ciklit të jetës.
Produktet tona cilësore janë krijuar për tendencat dhe kërkesat më të fundit dhe pajtohen me rregulloret dhe standardet përkatëse, p.sh. ISO 9001 dhe 14001, Markë CE, AgBB, M1, CSM, etj.
Specialistët tanë të dyshemeve ndodhen në çdo rajon të botës për të ofruar asistencë përpara, gjatë dhe pas shtrimit të çdo dyshemeje, duke siguruar se i gjithë procesi ecën normalisht.