Përdorimi i ngjitësve për ndërtimin për ngjitje strukturore dhe jostrukturore në kantieret e ndërtimit po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi për shkak të materialeve të reja, metodave të reja të ndërtimit dhe presionit në rritje të kohës. Shembujt variojnë që nga ngjitja e thjeshtë e listelave prej druri, paneleve të gipsit apo izolimit, deri në ngjitjen e elementeve të fasadave dhe përforcimit strukturor.
Përse ngjitësit elastikë çojnë në ngjitje më të fuqishme krahasuar me fiksimin mekanik
Një avantazh i madh i ngjitësve elastikë apo ngjitjes ndaj fiksimit mekanik tradicional me vida apo gozhdë është zona më e gjerë e fiksimit dhe si pasojë, një shpërndarje më e njëtrajtshme dhe homogjene e çdo ngarkese apo sforcimi.
Disavantazhi i vetëm është mungesa e thellësisë së depërtimit krahasuar me fiksimin me vida dhe si pasojë, nevoja për rezistencë të mjaftueshme të sipërfaqes së elementeve që do të bashkohen plus ngjitjen e mirë të adezivit për një ngjitje të fortë dhe të durueshme.
Së fundi, ngjitësit elastikë çojnë në një ngjitje më të shpejtë, më të sigurtë dhe më të qëndrueshme.
- Më pak vegla
- Instalim i pastër
- Pa fiksim fillestar
- Pa dëmtim të objektit
- Instalim mbi sipërfaqe të paniveluara
- Cilësi e mirë ajri të brendshëm, VOC më të ulëta
- Kompensim dhe transferim i sforcimit
- Pa lagështi ndërmjet objekteve
- Pa korrodim
Zbuloni zgjidhjet nga Sika për ngjitjen
Ngjitësa elastikë
Ngjitja elastike është mënyra më e avancuar e ngjitjes. Ngjitësi aplikohet në formë pikash vertikale mbi nënshtresat që më pas ngjeshen së bashku duke lënë një shtresë më të trashë ngjitësi midis objekteve.
Ngjitësa të ngurtë
Ngjitja e ngurtë është mënyra tradicionale e ngjitjes. Ngjitësi aplikohet mbi sipërfaqen e nënshtresave që më pas ngjeshen së bashku dhe pas disa sekondash deri në orë, dy objektet janë fiksuar fortë dhe në mënyrë të ngurtë.
Ngjitësa-izolues
Ngjitësit elastikë deri në një farë pike janë gjithashtu edhe izolues. Fortësia e tyre është më e lartë dhe aftësia për lëvizje më e ulët sesa ajo e izoluesve të vërtetë, por e mjaftueshme për hidroizolimin e fugës ndërmjet objekteve të ngjitura.
Trajtime paraprake
Që të realizohen plotësisht avantazhet ekonomike dhe inxhinierike të ngjitësave, materialet apo sipërfaqet që do të ngjiten duhet të trajtohen paraprakisht në mënyrën e përshtatshme.