Sika Albania SHPK u themelua në 2014 si një kompani bijë e Grupit Sika dhe që atëherë është kthyer në zgjedhjen e parë të inxhinierit/ndërtuesit. Aktiviteti kryesor i saj nisi në prill të vitit 2015 me importimin e një game të madhe produktesh nga kompani të tjera bijë të grupit dhe tregtimin e tyre në të gjithë Shqipërinë.

Sjellja në treg e materialeve inovative, cilësia e garantuar e produkteve të saj & suporti teknik që ofron janë karakteristikat kryesore që e dallojnë. Falë njohurive teknike kemi asistuar në ndërtimin e disa projekteve kryesore në vend gjatë viteve të fundit. Bashkëpunimi i ngushtë me sektorin teknik dhe tregtar mundëson transferimin e kësaj teknologjie në të gjithë Shqipërinë, deri në kantierin më të largët.

Një lider në industri

Sika AG, me bazë në Zvicër, është një furnizues lider i produkteve të posaçme kimike dhe materialeve industriale që u shërbejnë tregjeve të ndërtimit dhe industrisë duke përfshirë transportin, marinën dhe automobilistikën. Teknologjitë e saj fokusohen mbi izolimin, ngjitjen, izolimin akustik, përforcimin dhe mbrojtjen. Linjat e produkteve të Sika-s përfshijnë çatitë, tarracat, aditivët për betonin, llaçet e posaçëm, epoksidet, sistemet për përforcim strukturor, dyshemetë industrial, izoluesit, ngjitësit, etj.

Produktet Sika përdoren në shumë lloj aplikimesh dhe përmbushin gjithnjë standardet më të larta të cilësisë. Ne jemi të angazhuar për plotësimin e nevojave të klientit, inovacion dhe punë në grup.

Njohuri teknike

Si një kompani furnizimi me materiale kimike për industrinë e ndërtimit, Sika krenohet për njohuritë e saj teknike dhe motivimin e saj për projektet. Biznesi shpërndahet në mënyrë tipike midis kontraktorëve, arkitektëve, inxhinierëve dhe specifikuesve të tjerë si dhe rrjetit të shpërndarjes për shitjet me pakicë dhe shumicë.

Angazhim

Në një treg që përballet me sfida si kostot e larta të lëndëve të para dhe energjisë, rritjen e shpejtë nëpër botë dhe konkurrencën lokale, është thelbësore aftësia për inovacion. Sika është e angazhuar për të vendosur zgjidhjet me performancë të lartë në praktikë – për përfitimin e klientëve tanë dhe për zhvillim të qëndrueshëm.