Pllakat qeramike të mëdha dhe pllakat prej guri natyror krijojnë një pamje pa bashkime dhe shumë bashkëkohore. Por, shtrimi me sukses i pllakave me përmasa të mëdha për një afat të gjatë, nuk kërkon vetëm aftësi të mira, por gjithashu edhe zgjidhje të avancuara që garantojnë besueshmëri dhe performancë maksimale.
Sistemet Sika për shtrimin e pllakave ofrojnë: një sipërfaqje të sheshtë që arrihet me teknologjinë e nivelimit, të krijuar për të arritur një finiturë të shkëlqyer. Kjo gjë arrihet me lehtësi duke përdorur kollat e pllakave të modifikuara me polimere që aplikohen me përhapje.
Pastaj, përdoret një bojak fleksibël, i papërshkueshëm nga uji me mbrojtje kundër mykut së bashku me një izolues elastik me bazë poliuretani dhe me performancë të lartë për të gjitha fugat e zgjerimit.