1910: Gjithçka filloi me Sika-1 dhe tunelin Gotthard
Themelimi i Sika-s
I shtyrë nga fryma e tij sipërmarrëse Kaspar Winkler, hodhi gurin e themelit të kompanisë sonë në 1910. Ai shpiku Sika-1, një aditiv hidroizolues për llaç me mpiksje të shpejtë, i cili u përdor për hidroizolimin e tunelit Gotthard, duke bërë të mundur që kompania hekurudhore zvicerane të furnizonte me energji elektrike këtë linjë të rëndësishme hekurudhore midis Europës së Veriut dhe Jugut.]
Inovacioni takon kërkesën
Kaspar Winkler njohu nevojën e ardhshme globale për aditivët e tij “inovatorë” dhe hapi filiale nëpër botë. Që në vitet 1930, 15 filiale Sika në Europë, SHBA, Argjentinë, Brazil dhe Japoni themeluan tregjet e reja të kimikateve për sektorin e ndërtimit.
Pas vështirësive të mëdha të viteve të para, suksesi erdhi kur Hekurudha Federale e Zvicrës kreu testime të suksesshme duke përdorur Sika për hidroizolimin e tuneleve të sektorit Gotthard. Kjo gjë ishte e nevojshme në mënyrë që të mund të përdoreshin edhe trenat elektrikë. Hekurudha Kombëtare e Zvicrës hidroizoloi 67 tunele me Sika gjatë viteve në vijim.
Përhapja jashtë vendit
Pas këtij suksesi, Kaspar Winkler provoi potencialin për jashtë vendit. Ai kuptoi se i nevojitej një menaxher me përvojë ndërkombëtare dhe punësoi një drejtor për bizneset jashtë vendit, i cili themeloi filiale në Angli, Itali dhe Francë midis 1926 dhe 1928.
Megjithatë, drejtori nuk donte të ishte një punonjës – ai donte të ishte një partner. Nëpërmjet marrëveshjeve të mençura që lidhi, ai bëri të pamundur largimin e tij nga puna dhe palët ishin në gjyq për vite të tëra derisa kompania u nda sërish me arbitrazh në 1932.
Në 1928, dhëndri i Winkler, Fritz Schenker, u bë pjesë e Bordit Ekzekutiv të kompanisë dhe ndoqi një politikë përhapjeje në të gjithë botën. Deri në 1935 Sika ishte e pranishme ne Europë, Amerikën veriore dhe Azi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore kohët ishin të vështira, por kompanitë Sika paten sukses duke vazhduar punën e tyre.
Me ardhjen e Romuald Burkard në kompani, filloi ndryshimi në brezin e dytë në Zvicër. Midis ardhjes së tij në kompani në 1953 dhe vdekjes së vjehrrit të tij Fritz Schenker në 1971, Burkard mori përsipër gradualisht drejtimin e kompanive të grupit. Sika u rendit në Bursën e Zvicrës.
Megjithatë, gjatë zhvillimit të bujshëm të ekonomisë në fundin e viteve '60, Sika pësoi një krizë serioze dhe sapo kishte shmangur falimentimin.
Recesioni i rëndë gjatë viteve '70 përforcoi Frymën Sika. Ajo u krijua në këto vite dhe qëndroi për mënyrën se si punonjësit ndjenë përgjegjësi personale për punën e tyre dhe kompaninë në tërësi, si dhe solidaritetin dhe qëndrimin optimist të punonjësve ndaj kompanisë. Fryma Sika formon ADN-në e kompanisë sonë deri në ditët tona.
Me ngjitësin shumëpërdorimesh Sikaflex, Sika hapi një fushë të re biznesi në vitet 1980: industrinë e automobilave. Gjatë procesit Sika devijoi nga rruga e saj tradicionale e kimikateve të ndërtimit. Me Sikaflex dhe llaçet e sapo prezantuar në treg, Sika ishte në rrugën e duhur drejt së ardhmes.
Një tjetër grup i rëndësishëm produkti i cili pati mundësi t’i rezistonte krizës ishte "Restaurimi dhe mirëmbajtja". Që të reduktohej varësia nga industria e ndërtimit në të ardhmen, seria e produkteve për "Restaurim dhe mirëmbajtje" u përhap në mënyrë të posaçme. Është një fushë tregu e cila është duke u ndjekur deri më sot.
Sika përjetoi dhjetëvjeçarin e rritjes së saj më të shpejtë. Vetëm midis 1990 dhe 1995, u themeluan 16 filiale të reja. Të ardhurat u rritën nga 2 miliardë CHF në më shumë se 4.6 miliardë CHF, një pjesë e madhe e tyre vinin nga 36 kompanitë e blera midis 2000 dhe 2008. Gjatë së njëjtës periudhë, fuqia punëtore u rrit nga 8,000 në 13,000.
Nga bazamenti tek çatia
Që nga viti 2000, aktivitetet kryesore të Sika-s përmblidhen në ngjitje, izolim, amortizim akustik, përforcim dhe mbrojtje. Nga bazamenti tek çatia, Sika synon të bëhet lider në treg në këto disiplina teknologjike.
PERIUDHA NGA VITI 2010: Rritje dhe inovacion i vazhdueshëm
Rritja qendron në qendër të strategjisë Sika. Nisma të ndryshme kontribuojnë për arritjen e synimeve. Që në vitin 2015 Sika ka blerë 20 kompani, ka hapur 11 filiale dhe 37 fabrika të reja. Është zbatuar koncepti i suksesshëm Target Market dhe megatrendet shkojnë drejt rritjes.
Në këtë kontekst, inovacioni është një nga shtyllat e strategjisë së Sika-s për rritje: u dhanë 333 patenta të reja dhe 20 Qendra Globale Teknologjie funksionojnë nëpër të gjithë botën. Sika është e angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm (sustainable). Strategjia për qëndrueshmëri e Sika-s filloi me një nisje të suksesshme, duke bërë që kompania të tejkalojë shumicën e synimeve të saj për 2015. Udhëzimet e Nismës për Raportim Global (Global Reporting Initiative) kanë ofruar kuadrin për raportimin e qëndrueshmërisë (sustainability) që nga 2013.
Në maj 2017, Sika hyn në Swiss Market Index (SMI), indeksi kryesor i bursës zvicerane, ku përfshihen 20 kompanitë Blue Chip të Zvicrës. Kjo përfaqëson një periudhë të veçantë në historinë e Sika-s dhe një arritje të madhe që u bë e mundur vetëm falë strategjisë së suksesshme për rritje dhe menaxhimit të përqëndruar tek performanca.
Në maj 2018, Sika, familja Burkard dhe Saint-Gobain nënshkruan marrëveshje të cilat mbyllën dhe zgjidhën mosmarrëveshjen midis tyre me përfitime për të gjitha palët e përfshira, dhe të aksionerëve përkatës.
Në maj 2019, Sika përfundon blerjen e Parex, blerja më e madhe në historinë e kompanisë. Me këtë blerje, Sika përforcoi më tej pozicionin kryesues në botë për kimikatet e ndërtimit.