Mbrojtja ndaj zjarrit sa vjen e bëhet një pjesë edhe më e rëndësishme e industrisë së sotme të ndërtimit, kryesisht për shkak të urbanizimit. Sa më të përqëndruara të jenë mjediset ku ne jetojmë, aq më i lartë është rreziku i zjarrit kërcënues për t’ u përhapur me shpejtësi. Ndërtesat dhe strukturat kanë nevojë për mbrojtje ndaj kësaj këtij rreziku të pashmangshëm. Përdorimi i vazhdueshëm i mbrojtjes pasive kundër zjarrit është mënyra më efikase për pakësimin e këtij rreziku dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore, pronave si dhe mjedisit.
Izolimet dhe depërtimet si pikat e dobëta pas rënies së zjarrit
Në ndërtesat moderne janë të shpërndara shërbime të shumta rrjeti dhe përdorimi të përbashkët duke përfshirë kabllot, tubacionet dhe kanalet e ventilimit në drejtime vertikale dhe horizontale, duke rezultuar në qindra depërtime nëpërmjet shumicës së mureve dhe dyshemeve. Secili nga këto depërtime dhe çdo fugë midis strukturave të ndryshme të ndërtesës, elemente dhe zona, është një kalim potencial për përhapjen e flakëve, nxehtësisë dhe tymit toksik brenda dhomave dhe zonave përreth, të cilat – në rastin më të keq – mund të çojnë në përhapje të pakontrolluar të zjarrit në të gjithë ndërtesën.
Mbrojtja aktive përkundrejt mbrojtjes pasive ndaj zjarrit
Këtu është pjesa ku hyn në lojë mbrojtja pasive ndaj zjarrit. Ndërsa sistemet për mbrojtje aktive ndaj zjarrit, si spërkatësit mund të shuajnë zjarret, mbrojtja pasive ndaj zjarrit është projektuar për parandalimin e përhapjes së zjarrit duke e mbajtur në kompartamente të përcaktuara që të pakësohen dëmtimet dhe më së shumti për t’ u dhënë më tepër kohë evakuimi njerëzve nga zonat e tjera. Gjatë një zjarri, nxehtësia dhe tymi do të përhapen nëpërmjet depërtimeve dhe fugave në mure dhe dysheme, duke shkaktuar dëme, rrezik për njerëzit dhe bllokim të mundshëm të daljeve të emergjencës.
Sistemet zjarrduruese – Një aset thelbësor i banorëve dhe pronarëve
• Kufizon përhapjen e zjarrit duke e mbajtur në një kompartament të vetëm të zonës së origjinës së tij
• Ngadalëson përhapjen e gazit toksik dhe tymit të zi, duke i dhënë njerëzve më tepër kohë për t’ u larguar të sigurtë
• Ofron kohë jetike për evakuimin e banorëve gjatë incidentit të zjarrit
• Mbron daljet e emergjencës, strukturën e ndërtesës dhe pjesët kritike të strukturave
• Pakëson koston e rindërtimit pas rënies së zjarrit
• Mbron ndërtesën e pronarëve