Suksesi i së ardhmes së Sika-s nuk varet vetëm nga ndjekja e strategjisë së duhur, por bazohet po aq mbi besimin dhe përkushtimin e të gjithë punonjësve. Rrugëtimi i Sika-s drejt lidershipit botëror është themeluar mbi filozofinë e kompanisë për sipërmarrjen dhe Frymën Sika (Sika Spirit).

Vlerat dhe parimet tona

Fryma Sika (Sika Spirit) është sinonim i një grupi të fortë vlerash dhe parimesh të cilat formojnë ADN-në e kompanisë. Pesë parimet e menaxhimit shprehin kulturën e korporatës dhe janë themeli i suksesit tonë të së ardhmes:

  1. Klienti i pari
  2. Kurajë për inovacion
  3. Qëndrueshmëri & integritet
  4. Fuqizim & respekt
  5. Menaxhim për rezultate
 

Klienti i pari

Sika është e përkushtuar për ofrimin dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë më të lartë me produktet dhe shërbimet e saj. Angazhimi për inovacion, i mundëson Sika-s jo vetëm plotësimin e kërkesave aktuale, por edhe parashikimin e pritshmërive të se ardhmes. Të gjitha zgjidhjet e Sika-s janë krijuar duke pasur në mendje suksesin e klientit dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata dhe me përfitime të përbashkëta, sesa përqëndrimin vetëm në biznesin afatshkurtër. Ky qendrim theksohet edhe në moton e korporatës: Building Trust (duke ndërtuar besimin). Sika është krenare dhe mirënjohëse se angazhimi i saj i përditshëm për përmbushjen e premtimit të brand-it ka bërë që trekëndëshi Sika, simboli vizual 100 vjeçar, të kthehet në sinonim me performancën, cilësinë, besueshmërinë dhe shërbimin në të gjithë botën.

 

Figura: Sika’s long history of innovation has led to unparalleled success in becoming a recognized global technology leader in many markets

Kurajë për inovacion

Suksesi dhe reputacioni i Sika-s bazohet mbi traditën e saj afatgjatë për inovacion. Prandaj dhe thelbi i biznesit është menaxhimi i inovacionit dhe përqëndrimi në zhvillimin e produkteve cilësore dhe zgjidhjeve më të mira për klientët. Sika ka institucionalizuar Procesin e Krijimit të Produktit Sika me përqëndrim të veçantë në zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve, sistemeve dhe zgjidhjeve të reja për ngjitje, izolim, përforcim dhe mbrojtje në tregjet e synuara. Duke investuar në qendrat e themeluara teknologjike të Sika-s dhe laboratorëve në të gjithë globin, kompania fiton nga një rrjet botëror partnerësh, furnitorësh dhe shkencëtarësh, ndërsa mban premtimin e saj për të qenë pranë klientëve të saj kudo nëpër botë.

Qendrueshmëri (sustainability) & integritet

Sika merr perspektivë afagjatë mbi zhvillimin e biznesit dhe vepron me respekt dhe përgjegjësi drejt klientëve, aksionerëve dhe punonjësve të saj. Sika vepron me përqëndrim të madh tek siguria, cilësia, mjedisi, trajtimi i drejtë, përfshirja sociale, rritja e përgjegjshme dhe krijimi i vlerave.

Qendrueshmëria (sustainability) është një përbërës kyç i fushatës së kompanisë për inovacion. Për ndërtesat si dhe gjithashtu për aplikimet industriale, Sika synon shtimin e rezistencës dhe përmirësimin e efikasitetit si të energjisë, por edhe materialit. Kompania vazhdon të bëjë çdo përpjekje për të kontribuar në reduktimin e konsumimit të burimeve si brenda kompanisë, por gjithashtu për partnerët e saj të cilët besojnë tek produktet Sika. Nismat dhe progresi i Sika-s organizohen përgjatë Nismës Globale të Raportimit (Global Reporting Initiative). 

Kids at Project Inspire Tanzania
Figura: Sika Tanzania is supporting “ProjeKt Inspire”, an initiative aiming at opening career options to younger generations

Përgjatë gjithë kësaj, Sika vendos sigurinë të parën. Mirëqënia dhe shëndeti i punojësve dhe partnerëve është një kusht paraprak për suksesin e Sika-s. Krijimi i mjediseve të sigurta në punë është gjithmonë një përparësi kryesore.

Sika rrit përparimin social dhe ekonomik në të gjitha shtetet dhe komunitet që ajo operon. Sika mbështet në mënyrë aktive projektet sociale në komunitetet vendore. Si anëtare e UN Global Compact, kompania është e angazhuar për zhvillim global të qëndrueshëm (sustainable).

Sika nuk bën asnjë kompromis mbi integritetin dhe aplikon standard të larta në punën e saj. Kodi i Etikës së Sika-s (vendos hyperlink për këtë grup fjalësh) përcakton standardet dhe rregullat e sjelljes për kompaninë dhe të gjithë punonjësit e saj.

Sika Chile, Team Construction

Fuqizim & respekt

Sika beson në aftësinë dhe frymës sipërmarrëse të punonjësve të saj. Sika adapton marrëdhënie pune të besueshme dhe të respektueshme dhe nuk ushtron autoritet në mënyra tërësisht normale. Punonjësit e Sika-s gëzojnë të punojnë në partneritet të ngushtë me njëri-tjetrin dhe klientët, furnitorët dhe aksionerët.

Klima e punës është për t’ u aspiruar dhe frymëzuar. Sika fuqizon njerëzit e saj për të zhvilluar dhe propozuar ide të reja. Sika delegon vendime dhe përgjegjësi sipas nivelit të kompetencës.

Sika synon implementimin e njësive organizative sa më të decentralizuara dhe themelimin e organizatave të sheshta me hapësira të gjera kontrolli. I jepet prioritet të lartë trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve. Sika synon zhvillimin e liderave të saj për të ardhmen dhe përqëndrohet në kandidatët e brendshëm për rritjet në detyrë.

 

Menaxhim për rezultate

Sika synon suksesin dhe krenohet për arritjen e vazhdueshme të rezultateve të shkëlqyera dhe tejkalimin e tregjeve të saj. Kompania ndjek vizionin dhe synimet me këmbëngulje dhe perspektivë afatgjatë.

Sika beson në përgjegjësitë personale. Funksionet dhe projektet do të caktohen me qartësi. Përgjegjësia e përgjithshme e fitimit dhe humbjes bie mbi Menaxherin e Përgjithshëm. Sika ka standarde transparente për performancën financiare duke ndjekur një strategji të përcaktuar. Vlerësimi i performancës bazohet në pjesën e tregut, rritjen e shitjeve, fitimet dhe efikasiteti i kapitalit.