Depërtimi i ujit nga sipërfaqet e ekspozuara horizontale siç janë tarracat dhe ballkonet me pllaka, është një shkak i zakonshëm dëmtimi në shumë ndërtesa. Zgjidhjet që jep Sika mundësojnë restaurimin dhe përmirësimin e shpejtë të këtyre zonave.
Pasi të keni hequr pllakat e pangjitura dhe bojakun, pastroni të gjitha sipërfaqet e qëndrueshme. Llaçet për riparime Sika përdoren për të mbushur çdo hapësirë dhe për rivendosjen e nivelit. Shtresa inovative 2-në-1, hidroizolim dhe kollë, kërkon një aplikim të vetëm, i cili është ideal për përdorim në këto zona të ekspozuara në të gjitha elementet dhe kushtet e motit. Kjo zgjidhje ju kursen shumë kohë dhe redukton koston totale të punimeve. Sistemi plotësohet me një bojak fleksibël çimentoje që ka rezistencë të mirë mekanike dhe rezistencë ndaj abrazionit. Në fund, përdoret një izolues elastik me performancë të lartë për të mbyllur fugat ose bashkimet e lëvizjes dhe siguron se ato mbeten të papërshkueshme nga uji.