Vendosja e pllakave brenda dhe përreth pishinave ka qenë gjithnjë një aplikim kritik dhe Sika ka ekspertizë dhe përvojë të madhe për dhënien e zgjidhjes ideale me një sistem të plotë.
Në fillim përgatitet nënshtresa dhe nivelohet me një llaç çimentoje të përshtatshëm për riparime / lëmim të nënshtresës. Pastaj, aplikohet në dy shtresa llaçi hidroizolues Sika i modifikuar me polimere dhe i përforcuar me fibra, i cili siguron hidroizolimin afatgjatë të zonës. Vazhdohet me përdorimin e një kolle të posaçme me bazë çimentoje, modul të ulët elasticiteti dhe shumë fleksibël e cila mund t' i rezistojë shokut termik mbi nënshtresë, si dhe zhytjes së vazhdueshme në mjedis alkalin. Vijohet me aplikimin e një bojaku me bazë epokside, rezistencë të lartë mekanike dhe kimike dhe në fund bëhet mbyllja e fugave dhe bashkimeve të lëvizshme me silikon të cilësisë së lartë, fleksibël, me rezistencë ndaj kimikateve dhe maturim neutral.