Hidroizolimi mbron strukturat ndaj infiltrimit të ujit, i cili mund të shkaktojë dëmtime të kushtueshme dhe të pakthyeshme. Është pothuajse i padukshëm pasi ka përfunduar ndërtimi. Çdo ditë bazamenti (bodrumi) i një ndërtese, ose shtresa më e jashtme e një tuneli, ekspozohet ndaj luhatjeve të mëdha të niveleve të lagështisë dhe temperaturave, të gjitha këto duke kontribuar në shkatërrimin e tij. Mbështetuni tek Sika për të pasur sisteme afatgjata hidroizolimi për mbrojtjen e projektit tuaj.
Zgjidhjet e Sika-s për hidroizolim kanë shumë avantazhe
Zgjidhjet e Sika-s janë të përshtatshme edhe për kërkesat më sfiduese për të mbajtur ujin brenda apo jashtë strukturave afatgjata, si tunelet, urat, bazamentet apo ballkonet.
Për facilitetet e ujit të pijshëm, sistemet tona të hidroizolimit plotësojnë miratimet më të rrepta për ujin e pijshëm.
Sika ka zhvilluar zgjidhje për kushte të posaçme në kantier, duke përfshirë produkte me rezistencë ndaj sulmit mikrobiologjik dhe kimik, produkte me rezistencë të lartë mekanike, pa plastifikues të lidhur fizikisht dhe produkte ekologjike.
Në marrim në konsideratë të gjithë procesin e hidroizolimit deri në detajin më të fundit dhe mund të ofrojmë zgjidhje si për projektet e reja, por edhe në projektet e restaurimit.
Përvoja afatgjatë e Sika-s dhe njohuritë teknike për ofrimin e zgjidhjeve me produkte dhe sisteme, është një vlerë kyçe për projektin tuaj të rradhës.
Sika u jep vlerë shtesë projekteve
Koncepte, specifikime dhe detajime
Trajnim për aplikimet dhe suport ne kantier
Sisteme të provuara të kontrollit të cilësisë
Analizë e rrjedhjeve në strukturat ekszistuese