Gjëja më kryesore për projektet e zonave të lagura është të sigurohet se zona është e hidroizoluar për të parandaluar hyrjen e ujit, dëmtimin dhe shfaqjen e mykut brenda ndërtesës.
Sika ofron një sistem të plotë për përmbushjen e kërkesave të larta të këtyre zonave. Fillimisht, bëhet hidroizolimi i sipërfaqeve me një llaç me bazë çimentoje me 1 përbërës, i cili ka fleksibilitet të lartë dhe është i përforcuar me fibra. Pastaj, për shtrimin e pllakave përdoret një kollë pllakash me bazë çimentoje dhe përmbajtje të lartë polimeresh, e cila ndiqet nga një bojak epoksid me 2 përbërës. Kjo është projektuar për të ofruar rezistencë të lartë ndaj kimikateve dhe abrazionit në ngjyrën e përzgjedhur. Së fundi, sistemi plotësohet me një izolues me performancë të lartë, kundër mykut për fugat e lëvizjes dhe lidhjes.