Suksesi i Sika-s është dhe suksesi juaj
Tek Sika ne vlerësojnë kurajën për inovacion, forcën e këmbënguljes dhe kënaqësinë e të punuarit së bashku. Ne presim shumë, por edhe kemi shumë për të ofruar. Ne synojmë të shpërblejmë performancën dhe përkushtimin nëpërmjet kompensimit që bazohet tek performanca dhe përfitimet specifike të shteteve. Mënyra sesi punojmë së bashku përcaktohet nga një seri e fortë vlerash.
Vlera si themel
Klienti i pari, kurajë për inovacion, qëndrueshmëri dhe integritet, fuqizim dhe respekt dhe menaxhim për rezultate - këto janë elementet përcaktuese të Sika-s.
Këto vlera dhe parime janë një pikë referimi për të gjithë fuqinë punëtorë në botë dhe janë themeluar fuqishëm tek të gjitha kompanitë Sika. Si pasojë, kultura jonë e besimit, transparencës dhe të qënurit i hapur ka një themel të fortë global.
Synim për zhvillim
Ndërsa ne presim që punonjësit tanë të arrijnë synimet për të cilat është rënë dakord, ne gjithashtu kemi në konsideratë fleksibilitet në termat e punës, mundësi karriere ndërkombëtare dhe puna në grup të jenë elementet thelbësore të të punuarit tek Sika.
Fuqi dhe besueshmëri
Themeluesit tanë ndërtuan Sika-n mbi një themel fryme nismëtare dhe sipërmarrëse. Dhe sot kurajoja për të ndjekur inovacionet është e kombinuar me forcën për të këmbëngulur. Sika është e përkushtuar për të siguruar një rritje të qëndrueshme për të mbajtur dhe krijuar punë afatgjata.
Përgjegjësi individuale
Karakteristika më dalluese e punonjësve Sika, është aftësia për të përformuar në kombinim me shkallë të lartë kompetence sociale: për të inovuar, për të respektuar opinionet e ndryshme dhe për t' u përafruar me synimet strategjike. Keni ambicje për të performuar, shkëlqyer dhe për të qënë krenarë për rezultatet tuaja? Atëherë Sika është vendi ideal për ju.
Atmosferë pragmatike pune
Sika promovon një klimë operative në të cilën punonjësit mund të zhvillohen sipas kualifikimeve të tyre profesionale dhe aftësive të tyre personale - ne përpiqemi të krijojmë një atmosferë në të cilën mund të zhvillohen inovacioni, performanca dhe respekti reciprok. Nje mjedis i cili inkurajon personelin për të performuar, për të kryer atë që funksionon dhe për të mbyllur çdo punë.
Mënyra të reja komunikimi
Mënyrat e reja të komunikimit ndihmojnë menaxherët dhe punonjësit për të pasur sukses në tregun botëror dhe mbështesin rritjen e Sika-s. Ne përqafojmë median sociale dhe hapësirat bashkëpunuese dixhitale, siç është intraneti ynë social - SikaWorld. Tek Sika, media dixhitale kontribuon në krijimin dhe përhapjen e njohurive aktuale dhe përdoret gjatë procesit të rekrutimit, trajnimit të punonjësve dhe komunikimit të përditshëm.
Marka Sika
Marka Sika njihet në të gjithë globin si sinonimi i inovacionit, cilësisë dhe shërbimit. Kombinimi i logos sonë Sika së bashku me moton 'Building Trust' është provuar se është një aset i vlefshëm gjatë periudhës së përhapjes sonë nëpër botë. Klientët në të gjithë botën mund të qëndrojnë të sigurt se do të marrin cilësinë Sika kudo që shohin logon Sika.