Sika është një ndërmarrje botërore e vogël-e mesme, me degë në më shumë se 100 shtete dhe të punuarit tek Sika mund t' ju krijojë shumë mundësi - si trajnimi dhe zhvillimi, mundësia për të punuar në shtetë të ndryshme, shansi për të bashkëpunuar me njerëz nga e gjithë bota dhe përvoja në të punuarit me produkte dhe zgjidhje lider në treg. Por, mos u mjaftoni vetëm me fjalët tona për këtë... lexoni më poshtë disa histori nga ekipet tek Sika.
Sara Fornera, Project Specialist OEM Customers, merret me zgjidhjet nga Sika për industrinë e automobilave. Puna e saj fillon në laborator, dhe e çon atë në ambientet e klientit. Pasioni për krijimin e zgjidhjes më të mirë në një mjedis kërkues është motivimi i saj. Ndërtimi i besimit (Building Trust) ka të bëjë me supozimin e pikëpamjes së klientit dhe qasjen gjithëpërfshirëse në të çuarit përpara projektet.
Christine Jones, Menaxherja e Korporatës për Komunikimin tek zyra qendrore e Sika- në Baar, Zvicër, punonte tek Sika Limited në Mbretërinë e Bashkuar dhe përpara kësaj Christine punonte tek një kompani që quhej Liquid Plastics, e cila u ble nga Sika.
Christine Jones ka ndërmarrë hapin e rradhës në karrierën e saj: ajo është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani punon si Menaxhere Komunikimi dhe Marketingu në rajonin EMEA.
60 vjet me Sika
Sil Santangelo doli në pension në 2017, pas 60 vitesh shërbimi të përkushtuar tek kompania me të cilën është bërë me të vërtetë sinonim. ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për Silin, i cili u bë pjesë e Sika-s në 6 shkurt 1957, vetëm dy vjet pasi përfundoi të mesmen ''Passaic High School'' në New Jersey.