Kufizime rreth aksesit
Informacioni që përmban kjo faqe interneti (''Faqja'') nuk është për përdorim për brenda ndonjë vendi apo juridiksioni ose nga çdo person ku një përdorim i tillë do të përbënte shkelje ligjore. Në rast se një gjë e tillë zbatohet dhe tek ju, ju nuk jeni i autorizuar për të pasur akses apo të përdorni çfarëdolloj informacioni që përmban kjo Faqe.
Kushtet e përdorimit
Ju lutemi, lexoni këto afate dhe kushte ("Kushtet e përdorimit") me kujdes, pasi këto zbatohen për aksesin dhe/ose përdorimin tuaj të kësaj Faqeje. Duke hyrë në këtë Faqe dhe faqet që kjo përmban, ju deklaroni pranimin dhe kuptimin e këtyre Kushteve të përdorimit. Në rast se nuk pranoni këto Kushte përdorimi, ju lutemi mos e vizitoni këtë Faqe. Këto Kushte përdorimi janë subjekt ndryshimi në çdo moment.
Kjo Faqe është pronë dhe drejtohet nga Sika AG ("Kompania"), një kompani me seli në Zvicër. Ligji zviceran rregullon këtë Faqe dhe këto Kushte përdorimi.
1. Deklaratë e përgjithshme e lirimit nga përgjegjësia
Materiali dhe informacionet në këtë Faqe jepen "siç janë" dhe pa asnjë lloj garancie, të shpehur apo të nënkuptuar. Nuk garantojmë, pa asnjë kufizim, as shprehimisht dhe as me nënkuptim tregtimin dhe përshtatshmërinë për ndonjë synim të veçantë.
Nuk jepet asnjë garanci në lidhje me përmbajtjen, funksionet, lidhjet (links) apo komunikimet, duke përfshirë asnjë siguri apo garanci për sa i përket defekteve ose gabimeve apo korrigjimeve të kësaj, ndërprerjet e komunikimeve apo përgjimeve apo humbje të të dhënave, ose mungesës së viruseve apo elementëve të tjerë dëmtues.
Në asnjë rast Kompania, dhe asnjëra nga filialet apo kompanitë bijë të saj, nuk bëhen përgjegjëse ndaj cilësdo palë dhe për çdo kosto apo dëme, duke përfshirë edhe dëmet direkte, indirekte, të veçanta, të rastësishme ose rrjedhimore, që vijnë nga apo lidhen me aksesin ose përdorimin, ose pamundësinë për të pasur akses apo përdorur këtë Faqe apo cilindo nga funksionet ose karakteristikat e saj, duke përfshirë lidhjen me çfarëdolloj programi lundrimi, ose shkarkimin e çfarëdolloj informacioni, të dhëne, teksti, figure ose materiali tjetër të aksesueshëm nëpërmjet kësaj Faqeje apo cilësdo faqeje interneti që lidhet me këtë Faqe.
Është përgjegjësi e përdoruesit të kësaj faqeje për të vlerësuar saktësinë, plotësinë, besueshmërinë dhe dobinë e opinioneve, shërbimeve dhe informacioneve të tjera që jepen.
I gjithë informacioni që jepët në këtë faqe është nën kushtin dhe kuptimin se nuk interpretohet ose mbështetet si ligjor, kontabiliteti, taksash, financiar, investimesh apo këshilla të tjera profesionale ose si këshillë mbi fakte dhe çështje të veçanta. Për pasojë, nuk merret asnjë përgjegjësi për çdo përdorim apo keqpërdorim i një informacioni të tillë. Përdoruesit e kësaj Faqeje duhet të konsultohen me këshilltarët e tyre profesionalë në lidhje me rrethanat e tyre personale.
2. Asnjë ofertë
Asgjë në këtë Faqe nuk duhet të konsiderohet se përbën kërkesë, ofertë, këshillë, rekomandim, apo çfarëdolloj shërbimi tjetër për të përftuar ose disponuar çfarëdolloj investimi ose për t’ u angazhuar në çdo investim apo transaksion tjetër. Për informacione në lidhje me çfarëdolloj produkti specifik dhe/ose shtet, ju lutemi të vizitoni faqen përkatëse të internetit.
3. Të drejtat autoriale
Vetëm nëse nuk shprehet ndryshe, i gjithë informacioni, teksti, imazhet grafike, karakteristikat ose funksionet, dhe faqosja (duke përfshirë dhe "ndjenjën dhe pamjen") që përmban kjo Faqe janë pronësi eksluzive e Kompanisë dhe nuk mund të kopjohen apo shpërndahen, pjesërisht ose plotësisht, pa miratimin e shprehur me shkrim të Kompanisë.
Megjithatë, ju mund të shkarkoni apo printoni pjesë nga kjo Faqe për përdorim personal dhe jo tregtar, me kushtin se nuk do të hiqni asnjë nga njoftimet e të drejtave autoriale.
4. Lidhjet (links)
Lidhjet nga kjo Faqe drejt adresave të tjera të internetit jepen vetëm për informacionin dhe lehtësinë tuaj.
Kompania nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi apo detyrim që lidhet me këtë Faqe (apo cilëndo adresë interneti që lidhet në këtë Faqe), duke përfshirë përmbajtjen dhe funksionimin e saj. Kompania nuk kontrollon apo monitoron këto lidhje. Disa adresa interneti të caktuara mund të jenë jashtë vendit tuaj dhe të jenë subjekt i rregulloreve dhe ligjeve të ndryshme.
Një lidhje nga kjo Faqe tek një tjetër adresë interneti (ose një lidhje nga një faqe tjetër interneti me këtë Faqe) nuk përbën referim, vërtetim, miratim, reklamim, ofertë apo ftesë në lidhje me një faqe të tillë, përmbajtjen e saj, apo çfarëdolloj produktesh ose shërbimesh që reklamohen apo shpërndahen nëpërmjet asaj adresës së internetit.
Kompania beson se lidhjet që jep tek adresat e tjera të internetit me akses publik, faqet e internetit, grupet e lajmeve dhe burimeve të tjera, lejohen nga ana ligjore dhe pajtohen me pritshmëritë e përbashkëta dhe të zakonshme të atyre që përdorin internetin.
Pa lejen me shkrim të Kompanisë asnjë person dhe asnjë faqe interneti nuk mund të krijojë lidhje me këtë Faqe, qoftë në faqen kryesore të saj apo cilësdo faqeje të brendshme.
5. Politika e mbrojtjes e të dhënave personale
Kompania merr masa paraprake të arsyeshme për të mbajtur të gjithë informacionin e mbledhur nga vizitorët online të faqes të sigurt kundrejt aksesit dhe përdorimit të paautorizuar dhe rishikon herë pas here masat e saj të sigurisë.
Mos dërgoni asnjë informacion konfidencial apo pronësie tek Kompania nëpërmjet kësaj Faqeje. Nuk krijohet marrëdhënie konfidenciale midis jush dhe Kompanisë nëpërmjet transmetimit të informacionit tek Kompania. Çfarëdolloj informacioni që Kompania merr nëpërmjet Faqes, përveç atyre në lidhje me të dhënat e identitetit tuaj personal, konsiderohen jokonfidenciale.
Të dhënat e identitetit personal përdoren nga Kompania vetëm për përpunim të kërkesës prej jush për ofrim informacionesh ose për tregtimin e produkteve dhe shërbimeve të saj. Me transmetimin e informacioneve tek Kompania nëpërmjet Faqes apo çfarëdolloj mjeti tjetër elektronik, ju i jepni Kompanisë të drejtën e pakufizuar dhe të parevokueshme të përdorimit, riprodhimit, prezantimit, modifikimit, shpërndarjes dhe ekzekutimit të këtyre informacioneve.
Kompania ruan të drejtën për të përdorur informacionet, duke përfshirë njohuritë teknike, apo ideve që përmbahen në to pa pagesë dhe për çfarëdolloj qëllimi.
6. Monitorimi
Kompania nuk është e detyruar të monitorojë paraqitjet apo transmetimet drejt ose nëpërmjet kësaj Faqeje apo çfarëdo adrese interneti me të cilën kjo Faqe lidhet apo nëse ajo lidhet me këtë Faqe. Megjithate, Kompania ruan të drejtën për të monitoruar atë vetë, duke përfshirë çfarëdo chat rooms ose karakteristikave të ngjashme të adresës së internetit.
Ju pranoni se asnjë lloj detyrimi nuk bashkëngjitet tek informacionet në fjalë dhe se me paraqitjen apo transmetimin e informacioneve të këtij lloji, asnjë marrëdhënie konfidenciale, kontraktuale e nënkuptuar apo tjetër lloji nuk krijohet midis jush dhe Kompanisë.
7. Sjellja e përdoruesit
Kur vizitoni apo përdorni ndonjë pjesë të kësaj Faqeje, ju nuk duhet të: postoni apo transmetoni informacione të jashtëligjshme, kërcënuese, abuzive, shpifëse, diskredituese, të pahijshme, pornografike, blasfemike ose çfarëdolloj informacioni të pakëndshëm, duke përfshirë pa kufizim transmetime të çdo lloji që përbëjnë ose inkurajojnë sjelljen që do të përbënte vepër penale, do të inkurajonte sjelljen që sjell përgjegjësi civile ose do të shkelte cilëndo të drejtë kombëtare ose ndërkombëtare.
Gjithashtu, nuk mund të publikoni apo transmetoni informacione apo mjete programuese që përmbajnë viruse, "worms", virusin Trojan ose elementë të tjerë dëmtues, të ndikoni funksionimin e kësaj Faqeje apo të kufizoni ose pengoni cilindo përdorues tjetër për të përdorur këtë Faqe. Nuk lejohet publikimi, transmetimi, riprodhimi, shpërndarja apo shfrytëzimi i çfarëdolloj informacioni, mjeteve programuese apo informacioneve të tjera që merren nga kjo faqe elektronike për qëllime tregtare pa miratimin e mëparshëm me shkrim të Kompanisë.
Paralajmërim
Çdo përpjekje nga cilido person për të dëmtuar këtë Faqe ose funksionimin e saj mund të jetë objekt shkeljeje të së drejtës penale dhe civile. Kompania rezervon të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim nga çdo person i tillë në shtrirjen e plotë të ligjit.
8. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni, Kufizimet ligjore vendore, Përditësimet, të tjera
Kjo Faqe dhe këto Kushte përdorimi duhet të interpretohen, zbatohen, dhe performohen në përputhje me ligjet substanciale të Zvicrës pa referencë tek parimet e konfliktit të ligjeve. Vendi i juridiksionit është qyteti Zyrih në Zvicër.
Kompania nuk garanton se çdo informacion, materiale apo karakteristika/ funksione të përfshira janë të përshtatshme për përdorim në cilindo juridiksion tjetër.
Faqja nuk i drejtohet çdo personi në çdo juridiksion ku (për shkak të kombësisë, vendbanimit të personit, nënshtetësisë apo tjetër) publikimi ose disponueshmëria e Faqes dhe përmbajtjes së saj vjen në kundërshtim me ligjet edhe rregulloret vendore.
Personat për të cilët vlejnë këto kufizime apo ndalime nuk duhet të kenë akses apo të përdorin këtë Faqe. Aksesi ose përdorimi i kësaj Faqeje bëhet me vullnetin tuaj dhe jeni ekskluzivisht përgjegjës për t’ u pajtuar me ligjet dhe rregulloret vendore në fuqi.
Këto kushte përdorimi janë subjekt përditësimesh dhe ndryshimesh në çdo kohë. Sigurohuni për t’ i kontrolluar këto Kushte përdorimi sa herë që vizitoni dhe/ose përdorni këtë Faqe.
9. Cookies
Kjo faqe interneti mbështetet në shërbimet e ofruara përmes Google Analytics. Google Analytics ndihmon në matjen e mënyrës se si përdoruesit ndërveprojnë me përmbajtjen e kësaj faqeje interneti. Ndërsa një përdorues lundron midis faqeve në internet, Google Analytics u siguron pronarëve të faqeve të internetit JavaScript tags (libraries) për të regjistruar informacione në lidhje me faqen që një përdorues ka parë, për shembull URL e faqes. Libraries JavaScript e Google Analytics përdorin Cookies HTTP për të "kujtuar" atë që një përdorues ka bërë në faqet e mëparshme / ndërveprimet me faqen e internetit.
Google Analytics përdor kryesisht cookie të palëve të para për të raportuar mbi bashkëveprimet e përdoruesve në faqet e internetit të Sika-s. Këto cookie përdoren për të ruajtur informacione jo personalisht të identifikueshme. Shfletuesit nuk ndajnë cookie të palës së parë në domenet.
Përditësimi i fundit: nëntor 2019