Injektimi është një procedurë pompimi të një materiali me bazë çimentoje, poliuretani, epoksidi ose akrilati brenda strukturave të dëmtuara ose të plasaritura për të izoluar me siguri rrjedhjet, për të riparuar strukturat e kompromentuara dhe për t’ i bërë ato sërish të papërshkueshme nga uji për një afat të gjatë.
Injektimet janë një zgjedhje e mirë sepse ato...
• Ndihmojnë në shmangien e kostove të shtrenjta të riparimeve strukturore dhe reduktojnë kohën joproduktive operacionale
• Mund të përdoren për të gjitha llojet e aplikimeve për izolimin e rrjedhjeve në beton, mure dhe struktura prej guri natyror
• Janë të afta për të formuar një izolim të ri dhe të përhershëm të papërshkueshëm nga uji
• Mund të përdoren në çdo kohë, edhe gjatë ndërtimit fillestar ose më vonë për të zgjatur kohën e shërbimit gjatë çdo riparimi apo rinovimi vijues, në varësi të kërkesave specifike të projektit
Hidroizolim i suksesshëm me sisteme Sika për injektim
Ekzistojnë tre faktorë parësorë suksesi që përfshihen në efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e projekteve me injektim. Është thelbësore që të përzgjidhet kombinimi i saktë i materialeve, pajisjes dhe metodës të injektimit. Të gjitha këto bashkë janë ajo që përvoja e zgjatur teknike dhe praktike e Sika-s mundëson:
Material për injektim
Përzgjedhja e materialit të saktë për injektim dhe produkti i saktë specifik për injektim sipas kërkesave të përcaktuara të projektit është faktori kyç për sukses. Viskoziteti, fleksibiliteti dhe sjellja e materialit në kontakt me ujin janë shumë të rëndësishme – të gjitha këto mund të ndikojnë ndjeshëm efikasitetin e injektimit.
Pajisje për injektim
Faktori i dytë kyç për sukses është të pasurit pajisjen e duhur për materialin e përzgjedhur të injetimit – për përgatitjen e saktë të materialit, përzierjen dhe shpërndarjen. Kjo gjë përfshin: dozën dhe përzierjen fillestare, shpërndarjen nga një pompë e përshtatshme deri në përdorimin e pipëzave/ portave/ konektorëve të saktë.
Metoda / aplikimi i injektimit
Së treti, metoda dhe teknikat e sakta të aplikimit të injektimit duhet të ndiqen nga kontraktorë të trajnuar, të aftë dhe me përvojë që të sigurojnë suksesin dhe të ofrojnë zgjidhje të plota dhe të përhershme për izolimin e rrjedhjeve.
Zgjidhjet e Sika-s për injektimin ofrojnë shumë avantazhe
• Ne ofrojmë një gamë të madhe me materiale injektimi për të gjitha llojet e aplikimeve për izolimin e rrjedhjeve
• Zgjidhjet tona për injektim janë testuar dhe miratuar sipas standardeve kryesore globale
• Ekspertët e Sika-s ofrojnë suport dhe konsulencë teknike
• Sistemet e përzgjedhura Sika për injektim mund të përdoren gjithashtu për të rritur ose restauruar integritetin strukturor dhe kapacitetin për bartje ngarkese
• Materialet me performancë të lartë për injektim të Sika's janë plotësisht kompatibël me të gjitha sistemet inxhinierike Sika për hidroizolim.
Sika ofron materiale të ndryshme për injektim
Rrëshirat prej shkume poliuretani janë krijuar për t’ u zgjeruar gjatë kontaktit me ujin për të bllokuar përkohësisht kalimin e ujit nëpërmjet plasaritjes ose hapjes. Reaksioni i tyre i shpejtë i zgjerimit në kontakt me ujin formon një shkumë elastike të fortë dhe fleksibël. Për hidroizolim të përhershëm, këto rrëshira shkumore poliuretani ri-injektohen me një rrëshirë joshkumore të përshtatshme për injektim, zakonisht me bazë gjithashtu prej poliuretani.
Rrëshirat prej poliuretani janë fleksibël dhe hidrofobe që përdoren për izolim dhe hidroizolim me injektim jo-strukturor të zbrazëtive, plasaritjeve dhe fugave. Viskoziteti i tyre i ulët lejon depërtim të mirë brenda strukturës së betonit për të izoluar rrjedhjet dhe për të arritur një izolim elastik rezistent. Rrëshirat prej poliuretani izolojnë me ndërkapje skajore shumë të fortë mbi betonin dhe kanë karakteristika hidrofobe. Në boshllëqe, plasaritje dhe fuga me prurje të madhe uji, kërkohet injektim paraprak si ndalim i përkohshëm i ujit me rrëshirë poliuretani që shkumëzohet.
Rrëshirat e akrilateve janë hidrofile, shumë fleksibël dhe përdoren për injektim jostrukturor të plasaritjeve, fugave dhe boshllëqeve, përfshirë sistemet e injektimit me tub, sistemet me kompartamente dhe injektimet në zona. Gjatë aplikimit, rrëshirat e akrilateve kanë viskozitet ekstremalisht të ulët (të ngjashëm me të ujit) dhe si pasojë kanë aftësi ideale depërtimi. Koha e tyre e reaksionit ose e ngurtësimit është gjithashtu e adaptueshme, e cila lejon fleksibilitet për të adaptuar materialin e injektimit sipas kushteve mbizotëruese në kantier (temperatura dhe distanca e injektimit, për shembull). Materialet me bazë rrëshire akrilatesh izolojnë dhe hidroizolojnë rrjedhjet nëpërmjet sjelljes së tyre hidrofile që bymehet në kontakt me ujin. Pajisja e injektimit mund të pastrohet me lehtësi me ujë.
Rrëshirat epokside kanë rezistenca relativisht të larta ndaj tërheqjes dhe kompresionit (ngjeshjes) krahasuar me betonin. Ato karakterizohen në përgjithësi si materiale ‘të ngurta’ dhe përdoren gjerësisht për riparime strukturore duke injektuar brenda plasaritjeve dhe hapësirave të strukturave ose elementeve betoni të përforcuar që bartin ngarkesa. Viskoziteti i tyre i ulët lejon depërtim të shkëlqyer brenda plasaritjeve dhe ndërkapje të fortë mbi beton, gjë e cila ndihmon për të siguruar transferim ngarkese të përhershëm dhe të qëndrueshëm. Materialet me bazë rrëshire epokside janë të përshtatshme për shumë kërkesa të ndryshme për injektime dhe aplikime strukturore në kushte të thata deri në lehtësisht të lagura.
Suspensionet e çimentos mikrofine janë materiale jofleksibël injektimi të modifikuara me polimere dhe të ngurta dhe si pasojë nuk akomodojnë lëvizjet. Njihen gjithashtu edhe si graute çimentoje mikrofine dhe kanë bazë çimentoje mikrofine të bluar. Përdoren gjerësisht në injektime strukturore për izolimin e plasaritjeve jolëvizëse, hapësirave dhe fugave të ndërtimit. Për shkak të modifikimit të tyre me polimere, këto materiale me bazë çimentoje mund të kenë gjithashtu karakteristika rrjedhjeje të lartë dhe aftësi shumë të mirë depërtimi.