Mjediset e lagura të një ndërtese janë zakonisht shumë të përdorshme për arsye të funksionimit apo procedurave të pastrimit dhe shpëlarjes p.sh. mjedise dushesh, banja, lavanteri dhe kuzhina. Gjëja më e rëndësishme në këto zona është të sigurohet që ato të jenë të hidroizoluara për të parandaluar depërtimin dhe dëmtimin e mëvonshëm nga uji dhe zhvillimin mikrobiologjik brenda ndërtesës.
Sika ofron një sistem të plotë për përmbushjen e kërkesave të larta në këto zona. Në fillim bëhet hidroizolimi i sipërfaqeve me llaç prej një përbërësi, i cili është shumë fleksibël dhe i përforcuar me fibra. Pastaj, përdoret një kollë fleksibël çimentoje me përmbajtje të lartë polimeresh për vendosjen e pllakave, e cila ndiqet nga një bojak i posaçëm pllakash shumë i deformueshëm, i papërshkueshëm nga uji, prej dy përbërësish dhe epoksid. Kjo gjë është dizenjuar për të ofruar rezistencë të lartë ndaj kimikateve dhe abrazionit në ngjyrën e përzgjedhur. Së fundi, sistemi plotësohet me një izolues me performancë të lartë dhe kundër mykut për fugat e dilatacionit dhe lidhjes.