Mbi 24,000 punonjës punojnë tek Sika në më shumë se 100 shtete. Përvoja në shtete të tjera dhe mbi të gjitha në kultura të tjera, është një element i rëndësishëm në zhvillimin e përparuar të menaxherëve tanë potencialë. Mundësia për të fituar përvojë dhe njohuri teknike në vendndodhje të ndryshme të Sika-s përreth globit është një situatë me fitim të ndërsjellë si për punonjësin, por edhe kompaninë. Shikoni videot tona të mëposhtme dhe mësoni sesi kolegët tanë në Sika kanë përjetuar filozofinë e Sika-s ''global but local''.

Përvoja unike me ekspozim në mbarë botën

Conrad Nabholz, Corporate Market Development Manager Flooring

"Sika është një punëdhënës tejet i veçantë. Biznesi i ndërtimit është një biznes i cili drejtohet nga njerëzit dhe tek Sika njerëzit janë gjithashtu të rëndësishëm. Ne kemi një hierarki të sheshtë dhe kulturë të hapur dhe kjo gjë e bën kaq të këndshëm të punuarit këtu. Me pëlqejnë me të vërtetë të gjitha mundësitë globale dhe të punuarit së bashku për zhvillimin dhe zbatimin strategjik të produkteve me R&D, inxhinierët e produkteve dhe njerëzit përgjegjës të rajoneve. Ne patjetër që do të rritemi në të ardhmen, veçanërisht në tregjet e reja. Kështu që për njerëzit që pëlqejnë të punojnë në mënyrë ndërkombëtare, Sika është një punëdhënës shumë i mirë."

Philippe Stoll KA STUDIUAR PËR INXHINIERI NDËRTIMI DHE KA MASTER NË SHKENCA

Ai është i pasionuar në të ofruarit njohuri teknike për teknologjitë e ndryshme dhe të punuarit me njërëz nëpër botë. Më përpara, ka punuar me ekipin e hidroizolimit, ku ka mbështetur organizatat lokale Sika për të menaxhuar dhe drejtuar projekte nëntokë si tunelet apo bazamentet e ndërtesave. Në detyrat e tij përfshiheshin suporti teknik, trajnimet, prezantimi i teknologjive dhe produkteve të reja dhe ofrimi i ekspertizës së tij për menaxhimin e projekteve nëpër botë. Duke formuar suksesin e projeteve nëntokë, kjo e gjitha ka të bëjë me ekspertizë dhe njerëz.  

Alfonso Paradinas, Menaxher i përgjithshëm i Sika Tanzania

Alfonso Paradinas u bë pjesë e SIka-s si Business Development dhe Key Account Manager Refurbishment. Zhvilloi dhe menaxhoi me sukses disa klientë kyç ndërkombëtarë dhe strategjikë dhe tani po punon si Menaxher i Përgjithshëm i Sika Tanzania. Ai ka një diplomë për inxhinieri ndërtimi dhe një Master për Transporte (Madrid) si dhe gjithashtu një MBA nga INSEAD (Francë dhe Singapor).