Tek fuga takohen elemente, materiale dhe tregje të ndryshme në ndërtim. Një fugë ndodh aty ku dy pjesë përbërëse takohen dhe mund të ndodhë brenda një elementi të ndërtimit ose tek një pjesë pikëtakimi midis dy elementesh. Izolimi i fugave lehtëson ndërtimin, pasi përdoret një numër përbërësish prej materialesh të ndryshme. Fugat lejojnë lëvizjen që i nevojitet materialeve, por duhet të jenë të izoluara nga uji, ajri, nxehtësia, i ftohti dhe avulli. Shmangni gabimet në pjesën ku ndërtesa juaj është më e prirur ndaj rrjedhjeve – fugat.
Përse është i rëndësishëm izolimi i fugave
Blloqet e ndërtimit të konstruksionit tuaj – si blloqet e betonit, fasadat me xhama, membrana e tarracës, mbulesa metalike – në përgjithësi nuk lejojnë hyrjen e ujit, lagështisë apo ajrit brenda ndërtesës apo strukturës. Janë fugat pjesa më e dobët e ndërtesës nga ku mund të vijnë rrjedhjet. Vetëm izoluesit e fugave të cilësisë së lartë, të specifikuar saktë dhe të aplikuar në mënyrë profesionale do të mbajnë ndërtesën apo strukturën tuaj të izoluar gjatë gjithë kohës së shërbimit të saj.
Izolim fugash për shumë lloje fugash
Rreth zgjidhjeve nga Sika
• Izoluesit e Sika-s shfaqin ngjitje të mirë mbi një shumëllojshmëri të madhe materialesh, përfshirë betonin, muret, drurin e lyer, aluminin e veshur ose të galvanizuar, çelikun ose PVC. Kjo është tepër e rëndësishme për instalimet e dritareve, dyerve etj.
• Izoluesit aplikohen në fasadë dhe gjithashtu brenda ndërtesës, ku përbërësit organik flurorë (VOC) dhe përbërës të tjerë të izoluesve si ftalatet, katalizatorët e kallajit dhe izocianatet mund të kthehen në problem, në varësi të rregulloreve lokale ose kërkesave për ndërtesa të gjelbra. Sika disponon izolues dhe prajmera që plotësojnë të gjitha këto kërkesat.
• Izoluesit Sika për instalime përdoren gjerësisht për izolim në mjediset e brendshme, pasi ato kanë aftësi më të madhe lëvizjeje dhe ngjitje më të mirë sesa akrilikët dhe mund të lyhen. Veçanërisht në konstruksionet prej druri, fugat janë të ekspozuara ndaj lëvizjeve më të mëdha për shkak të ndryshimeve sezonale të lagështisë.
• Për fugat e ndërtimit, të lëvizjes dhe të lidhjes, zgjidhjet nga Sika për hidroizolimin e fugave përfshijnë rondelet hidrofile, waterbar-et termoplastike dhe sistemet me shirita u përgjigjjen edhe kërkesave më unike.
Përvoja e Sika-s
Sika ka një histori të gjatë në izoluesit e fugave, që nga from building envelopes to interiors deri në strukturat nëntokë dhe të gjitha llojet e fugave të hidroizoluara. Të gjitha produktet Sika janë fryti i një përvoje shumëvjeçare, kërkimeve të gjata dhe aftësive zhvilluese, adaptimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit drejt materialeve dhe praktikave moderne të ndërtimit.
Duke qënë se Sika është e pranishme në më shumë se 100 shtete të botës, ne mund t’ u përgjigjemi nevojave dhe kërkesave tuaja vendore kudo që ato ndodhen.
Nëse ju duhet të gjeni një zgjidhje për izolimin e fugës, Sika rekomandon...
• Për nënshtresa joporoze si metali dhe qelqi, zgjidhni gamën e silikoneve inovative nga Sika
• Për nënshtresa poroze si betoni, tullat dhe muret, zgjidhni gamën e avancuar të izoluesve prej poliuretani Sika
• Për aplikime ku kërkohet një shkallë e gjerë ngjitjeje, si p.sh. instalimet e dritareve, izoluesit unik prej silani të modifikuar me polimere janë më të përshtatshmit.
• Për fuga që janë shumë të gjera për aplikimin e izoluesve ose që kerkojnë hidroizolim të konsiderueshëm, shirita Sika për fugat, profile të bymueshme, sugjerohen profile ujëndaluese (waterbars) dhe sisteme injektimi me tub, në varësi të nevojave specifike të projektit.