Pllakat prej porcelani janë pllaka qeramike shumë të qëndrueshme, pasi ato prodhohen nën presion dhe temperatura më të larta për të qënë jashtëzakonisht të forta dhe joabsorbuese. Prandaj dhe përzgjidhen shpesh nga pronarët shumë kërkues të projekteve të cilët vlerësojnë performancën dhe besueshmërinë.
Për këto zona dhe kushte ekspozimi nevojitet përdorimi i një sistemi për shtrimin e pllakave, i i cili ka gjithashtu aftësinë për të plotësuar këto kërkesa dhe për të akomoduar sforcimet e larta. Kjo do të thotë ofrimi i një nënshtrese të përshtatshme me rezistenca të larta ndaj ngjeshjes dhe tërheqjes. Sistemet e instalimit nga Sika e arrijnë këtë me anë të kollave të pllakave të gjeneratës së re të modifikuara me polimere të cilat janë posaçërisht të krijuara për ngjitjen e materialeve joabsorbuese.
Më pas kryhet finirimi me një bojak fleksibël pllakash, i cili ka gjithashtu rezistencë mekanike të mirë dhe rezistencë të lartë ndaj abrazionit. Përdoret një izolues elastik me bazë poliuretani me performancë të lartë për çdo fugë lëvizjeje, izolimi apo lidhjeje që mund të ketë sistemi.