Përdorimi i një ndërtese apo strukture të inxhinierisë së ndërtimit mund të ndryshojë përgjatë periudhës së shërbimit të saj - për shembull, funksioni i saj mund të ndryshojë, ngarkesat mund të shtohen ose mund të kërkohen standarde më të larta ndërtimi me të cilat struktura duhet të pajtohet. Strukturat apo monumentet historike mund të kenë nevojë për përforcim në mënyrë diskrete pa ndikuar në dizajnin apo formën origjinale.


Për të zgjatur jetëgjatësinë e një strukture për shumë dekada të tjera, përforcimi strukturor është një zgjedhje e sigurtë. Sika ofron sisteme të plota dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha llojet e përforcimit strukturor. Nëse kërkesa është për rritje të rezistencës ndaj përkuljes, grisjes apo lëkundjeve sizmike, disponohen sisteme Sika të testuara dhe provuara për t’ u përdorur mbi betonin e përforcuar, çelikun, drurin dhe struktura muri që batin ngarkesa.

 

Gamë e plotë zgjidhjesh për të përmbushur nevojat e aplikimit

Illustration of concrete and brick building interior wall and beams reinforced with structural strengthening carbon fiber plates
Petëza prej polimeresh të përforcuara me fibra karboni (CFRP Plates)

• Petëza të parafabrikuara prej polimeresh dhe të përforcuara me fibra karboni (CFRP)
Për përforcimin e nënshtresave prej betoni, petëzat CFRP të parafabrikuara mund të ngjiten në pjesën e jashtme ose të montohen pranë sipërfaqes. Sika ofron një gamë të gjerë petëzash karboni FRP në përmasa të ndryshme dhe e-module të ndryshueshme.

• Petëza në formë L-je prej polimeresh dhe të përforcuara me fibra karboni (CFRP)
Kapaciteti i trarëve prej betoni për rezistencë ndaj shkarjes (shear) mund të rritet duke aplikuar në pjesën e jashtme sisteme përforcuese CFRP. Sika ofron petëza CFRP unike në formë L-je për ankorim efikas të forcave trazuese në zona betoni kompresiv.

• Sisteme të post-tensionuara prej polimeresh dhe të përforcuara me fibra karboni (CFRP)
Sistemet e post-tendosjes (post-tensioned) janë efikase për kontrollin e plasaritjeve dhe thyerjeve strukturore dhe për të shtuar rezistencë ndaj lodhjes dhe lëkundjeve sizmike. Sika ofron një sistem unik të bazuar në petëzat CFRP e post-tendosjes.

Illustration of concrete and brick building interior and column reinforced with structural strengthening fiber FRP fabric
Pëlhura prej polimeresh dhe të përforcuara me fibra (FRP-Fabrics)
  • Pëlhurat që aplikohen në pjesën e jashtme mund të përdoren për të rritur rezistencën e strukturave ndaj përkuljes, shkarjes, aksiale apo lëkundjeve sizmike. Sika ofron sisteme të ndryshme pëlhurash, që bazohen mbi lloje të ndryshme materialesh për nevoja të ndryshme përforcimi dhe me kosto të optimizuar.  

Shembull aplikimi

Partneri juaj në ndërtim për përforcim strukturor të shkëlqyer

Sika është partneri juaj i besueshëm në kantier

• Lider botëror në tregun e kimikateve të ndërtimit
• Ekspertizë e lartë teknike dhe përvojë praktike në riparimin e betonit dhe përforcimin strukturor
• Reputacion i shkëlqyer me kontraktorë dhe autoritete kryesues  

Inxhinieri dhe inovacione me vlerë

• Produkte dhe sisteme të integruara me performancë të lartë që mund të përmirësojnë rezistencën, efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe estetikën e ndërtesave dhe strukturave të tjera
• Rrjete kontraktorësh të trajnuar nga Sika, të specializuar dhe me përvojë  

Zgjidhje unike për kushte të veçanta

• Zgjidhje për pothuajse çdo kërkesë të ndryshme aplikimi
• Kohë të kontrolluara pune, tharjeje dhe ngurtësimi për kushte të ndryshme klimaterike
• Zgjidhje të posaçme ankorimi fundor për përdorim në beton me rezistenca më të ulëta dhe nënshtresa të tjera  

Sisteme të provuara dhe teknika aplikimi

• Përvojë më shumë se 40 vjet me sistemet dhe teknikat për ngjitje dhe përforcim strukturor
• Produkte dhe sisteme me testime dhe vlerësime të brendshme dhe të jashtme
• Standardet më të larta ndërkombëtare të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë