Vendosja e pllakave mbi fasadat e ndërtesave është konsideruar prej kohësh si një punë sfiduese dhe e rrezikshme. Megjithatë, Sika ka krijuar kolla dhe bojakë fleksibël pllakash që kanë qëndrueshmëri të lartë ndaj ekspozimit duke përfshirë kushtet ekstreme të motit dhe lëvizjen termike të materialeve të ndryshme të fasadave.
Kolla Sika me bazë çimentoje për shtrim pllakash në fasada të jashtme, ka përmbajtje të lartë polimeresh për të siguruar akomodimin e lëvizjes termike për shkak të ndryshimeve të mëdha dhe të shpejta të temperaturave. Bojaku i posaçëm Sika me bazë çimentoje për fasadat, ka gjithashtu fleksibilitet të konsiderueshëm, rezistencë ndaj abrazionit dhe rezistenca mekanike të larta. Në fund, fugat dhe përfundimet e perimetrit mbyllen me një izolues elastik poliuretani me performancë të lartë, i cili është dizenjuar për fugat që duhet të akomodojnë lëvizshmërinë e lartë dhe gjithashtu të ruajë një paraqitje estetike të mirë.