Teknikat dhe materialet e ndërtimit për muret e thatë janë sistemi që përdoret gjerësisht për të formuar muret dhe tavanet në ndërtimin e ndërtesave mjekësore, turistike, arsimore dhe urbane në ditët tona.
Sika ofron një sistem të plotë për të siguruar shtrimin e pllakave mbi këto nënshtresa. Në fillim aplikohet një prajmer për të siguruar ngjitjen e duhur të kollës së pllakave. Në vijim shtrohet kolla e pllakave me bazë çimentoje dhe përmbajtje polimeresh mbi dyshemetë dhe tavanet, duke u ndjekur nga bojaku fleksibël i cili ka rezistencë të mirë mekanike dhe rezistencë të lartë ndaj abrazionit. Në fund, sistemi plotësohet me një izolues elastomer me performancë të lartë dhe kundër mykut për fugat e lëvizjes dhe lidhjes.