Ankorimet kimike janë të përshtatshme për aplikime me ngarkesa të larta, pasi ngarkesa rezultuese është pothuajse gjithmonë më e fortë sesa materiali bazë i vetë nënshtresës. Duke qënë se sistemi bazohet në përbërës kimikë dhe mekanikë, nuk transferohet sforcim para-ngarkues (pre-loading stress) tek nënshtresa siç ndodh me ankorazhet mekanike. Kështu që ankorazhet kimike janë ideale për fiksim pranë skajeve dhe për ankorime në grupe të mbyllura.
Ankorazhet kimike me rrëshirë ofrojnë avantazhe të dalluara krahasuar me ankorazhet mekanike
• Ngulitje e plotë e ankorazhit me rrëshirë
• Mbrojtje kundër korrodimit për shkak të ngulitjes së plotë
• Kosto e përmirësuar
• Fleksibilitet më i lartë në aspektin e gjatësisë së bulonit, në varësi të ngarkesës
• Pa zgjerim – pa plasaritje të nënshtresës
• Efekt kyç – mban gjithashtu edhe mbi nënshtresa poroze
• Duromer shumë i kryqëzuar (një polimer i cili është i kryqëzuar dhe dekompozohet kur nxehet në një temperaturë të caktuar) – që do të thotë se ka kapacitet të jashtëzakonshëm për bartje ngarkese
Ankorazhet kimike ofrojnë fleksibilitet. Çfarë mundësojnë?
• Ankorazhe me ndarje të ngushtë
• Ankorazhe me distanca të afërta skajesh
• Disponohen shumë lloje ankorazhesh në diametra të ndryshëm dhe thellësi të ndryshme të shpimit të birave