Sika është një kompani kimikatesh të posaçme për ndërtimin me një pozicion kryesues në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve dhe produkteve për ngjitje, izolim, amortizim akustik, përforcim dhe mbrojtje në fushën e ndërtimit dhe industrinë e mjeteve motorike. Sika ushtron aktivitetin e saj në tetë tregjet e mëposhtme.
Finitura e ndërtesës
Sika ofron zgjidhjet më gjithpërfshirëse për sa i përket shtrimit të pllakave, mbrojtjes dhe dekorimit të fasadës, si dhe finirimit të mureve të brendshëm e të jashtëm për ndërtesat rezidenciale dhe tregtare. Këto zgjidhje përbëhen nga kollat dhe bojakët e pllakave, sisteme për hidroizolim poshtë pllakave dhe reduktim të zhurmave. Për më tepër, përfshin produkte për muret e brendshëm e të jashtëm, si produktet për nivelimin e mureve, suva për finirim dekorativ dhe sisteme për izolimin e jashtëm (EIFS). Tendenca e urbanizimit global dhe nevoja në rritje për përmirësimin e banesave, zgjerojnë edhe më tepër tregun. Nëpërmjet pranisë së qëndrueshme në kanalet e distribucionit që zhvillohen me shpejtësi, gama gjithpërfshirëse e teknologjive plotësuese për mbështjelljen e ndërtesës nga bazamenti tek çatia, Sika adreson kërkesën në rritje për cilësi, rehati, estetikë dhe zgjidhje miqësore ndaj mjedisit.
Betoni
Sika zhvillon dhe tregton një gamë të plotë aditivësh në formë pluhuri dhe lëngu për betonin, çimenton dhe prodhimin e llaçeve. Këto produkte përmirësojnë vetitë specifike të betonit të freskët e të ngurtësuar si punueshmëria, papërshkueshmëria e ujit, qëndrueshmëria, kapaciteti për bartje të ngarkesës dhe rezistencat fillestare dhe përfundimtare. Kërkesa për aditivë për momentin është në rritje e sipër, për shkak të kërkesave për performancë të lartë të vendosura për betonin dhe llaçin, sidomos në zonat urbane dhe infrastrukturën. Për më tepër, përdorimi i shtuar i materialeve alternative, si agregatet e përpunuara (rëra) dhe materilaet alternative me veti me bazë çimentoje në çimenton, llaçin dhe si pasojë edhe për betonin, çon në një rritje të nevojës për aditivë.
Hidroizolimi
Zgjidhjet-sistem për hidroizolim nga Sika mbulojnë të gjithë gamën e teknologjive që përdoren për hidroizolim nën dhe mbi tokë: sisteme fleksibël membranash (membrana polimere, membrana bituminoze të modifikuara), membrana të lëngshme, sisteme për hidroizolim fugash (waterstop-e, profile të bymueshme, shirita për ngjitje), llaçe për hidrozolim, aditivë për llaçet rrëshira për injektim dhe graute. Segmentet kryesore të tregut janë bazamentet e ndërtesave tregtare dhe rezidenciale, tunelet, urat dhe të gjitha llojet e strukturave ujëmbajtëse si rezervuarët, basenet dhe depozitat. Sistemet e hidroizolimit përballen me kërkesat gjithnjë e më të rrepta për sa i përket shpejtësisë dhe lehtësisë së aplikimit si dhe menaxhimit të kostos totale. Përzgjedhja e sistemit të duhur në linjë me nevojat dhe pritshmëritë e klientit përfundimtar, si dhe gjithashtu kontraktorët e trajnuar mirë dhe të specializuar për hidroizolime, janë faktorët kyç për struktura afatgjata dhe të hidroizoluara.
Hidroizolim tarrace / çatie
Sika ofron një gamë të plotë sistemesh për hidroizolim tarrace/ çatie, ku inkorporohen membranat fleksibël dhe membranat e lëngshme, si dhe izolimi termik dhe aksesorët e ndryshëm. Gjatë viteve të fundit, Sika ka blerë teknologjitë e membranave bituminoze në tregjet ku teknologjia e bitumit mbizotëron. Një histori prej më shumë se 50 vitesh ka dokumentuar se zgjidhjet për hidroizolim tarrace/ çatie nga Sika performojnë në mënyrë të jashtëzakonshme: të besueshme, të qëndrueshme dhe afatgjata. Kërkesa në këtë segment drejtohet nga nevoja për zgjidhje miqësore ndaj mjedisit dhe që kursejnë energji si sistemet e tarracave/ çative të gjelbra, të ftohta dhe diellore, të cilat ndihmojnë njëkohësisht në uljen e çlirimit të CO2. Ndërsa projektet e resturimit vazhdojnë të fitojnë rëndësi në tregjet e maturuara, tregjet e reja po lëvizin drejt zgjidhjeve me cilësi më të lartë për hidroizolimin e tarracës/ çatisë për ndërtimet e reja.
Shtrim dyshemeje
Zgjidhjet nga Sika për shtrim dyshemeje bazohen në rrëshirën sintetike dhe sistemet me bazë çimentoje për ndërtesat industriale dhe tregtare, siç janë fabrikat e prodhimeve farmaceutike dhe ushqimore, ndërtesat publike si facilitetet arsimore dhe mjekësore, vendet e parkimit dhe pronat private rezidenciale. Çdo segment i tregut është subjekt i kërkesave të veçanta të tij për sa i përket vetive mekanike, rregulloreve të sigurisë (p.sh. rezistenca ndaj rrëshqitjes), performancës antistatike dhe rezistencës ndaj zjarrit apo kimikateve. Tendencat në tregun e dyshemeve diktohen nga rëndësia në rritje të rregulloreve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe gjithashtu nga kërkesat teknike të personalizuara. Sasia e madhe e ndryshimit të përdorimit të një ndërtese dhe projekteve të konvertimit në ditet e sotme ka rritur rëndësinë e zgjidhjeve efikase për restaurimin e sistemeve ekzistuese të dyshemeve.
Izolim & ngjitje
Sika ofron një gamë të gjerë izoluesish, shiritash, shkumash dhe ngjitësish elastikë me performancë të lartë dhe rezistues për sistemin mbështjellës të ndërtesës, finiturën e mjediseve të brendshme dhe për infrastrukturën. Në aplikimet e zakonshme përfshihet izolimi i fugave të lëvizshme midis elementeve të fasadave për izolimin e ndërtesave nga kushtet e motit, ngjitja e dyshemeve prej druri për reduktimin e zhurmave dhe izolimin e fugave të aeroporteve. Kërkesat e shumta në këtë treg, vijnë nga ndërgjegjësimi në rritje për rëndësinë e ngjitësave dhe izoluesve me performancë të lartë për qëndrueshmërinë e përgjithshme dhe efikasitetin e energjisë së ndërtesave, përdorimi në rritje i materialeve të ndryshme, shtimi i urbanizimit ku përfshihet numri i madh i projekteve me kërkesave të larta dhe zëvendësimi i vazhdueshëm i sistemeve me mbërthim mekanik nga ngjitësit për performancë më të mirë.
Restaurime, rinovime
Ky segment përmban zgjidhje për riparimin, përforcimin dhe mbrojtjen e strukturave prej betoni, si llaçet për riparime, grautet me rezistencë të lartë që nuk tkurren, ngjitësa për ankorime, veshjet mbrojtëse, sisteme për kontrollin e korrodimit dhe përfocimin strukturor. Veçanërisht në tregjet e zhvilluara, shumë struktura janë prej dekadash të vjetra dhe kanë venojë për restaurim. Sika ofron teknologji për të gjithë ciklin e jetës së ndërtesave tregtare dhe infrastrukturat, si dhe një software projektimi dhe llogaritjeje për inxhinierët strukturistë dhe projektuesit. Tendenca për rritje të kërkesave i atribuoet shtimit të sasisë së projekteve për restaurimin e infrastrukturave në transport, menaxhimin e ujit dhe sektori i energjisë si ndërtimi dhe mirëmbajtja e parqeve të energjisë së erës.
Industria
Tregjet që shërbehen nga Sika përfshijnë montimin e automobilave dhe automjeteve komerciale (ngjitje strukturore, ngjitje xhamash, sisteme akustike, sisteme përforcimi), automotive aftermarket (zëvendësim i xhamave të makinave, riparim i skeletit të makinës), anijet detare, petëzimi industrial (industrial lamination), energjitë e rinovueshme (e erës dhe e diellit), pajisjet elektroshtëpiake dhe fasadat inxhinierike (ngjitje strukturore e xhamave, izolimi i xhamave hermetizues). Sika është lider në teknologjinë e ngjitjes elastike, ngjitësat strukturorë, izoluesit, aplikimet përforcuese dhe akustike, duke i shërbyer prodhuesve industrial lider në botë. Klientët besojnë tek zgjidhjet e Sika-s për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmërisë së produktit, ndërsa optimizojnë efikasitetin e prodhimit. Për shembull, zgjidhjet nga Sika adresojnë megatrendet kyçe në projektimin e automjeteve, duke çuar në automjete me peshë më të lehtë, më të forta, më të sigurta, më pak të zhurmshme dhe më efikase ndërsa materialet me përpunim të shpejtë dhe kompatibiliteti me automatizimin optimizojnë produktivitetin.