Ngjitja e ngurtë është një metodë tradicionale ngjitjeje, ku ngjitësi aplikohet mbi sipërfaqen e nënshtresave të cilat më pas ngjeshen së bashku dhe pas një kohe dy objektet janë fiksuar fortë dhe janë të papërkulshëm. Shtresa e ngjitësit midis objekteve është e hollë dhe e fortë. Ngarkesa, sforcimi dhe lëvizja transferohen drejtpërsëdrejti. Ngjitja e ngurtë rekomandohet për ngjitjen e materialeve shumë të njëjta që nuk janë subjekt i sforcimit ciklik. Ngjitësit tipikë të ngurtë janë epoksidi i fortë ashtu si dhe produktet me bazë uji apo tretësi.
Një ngjitje e ngurtë për transferimin e ngarkesës
Kombinimi i elementëve të ndryshëm me fuga të palëvizshme dhe të ngurta, është i rëndësishëm në projekte të ndryshme:
• Pjesë betoni të parafabrikuar
• Bashkim i materialeve të ndryshëm të ndërtimit
• Aplikim i sistemeve përforcuese
• Shtesa strukturore si binarët dhe elementët e buzëve të trotuarëve
Një seri për shumë nënshtresa
Seria Sikadur® përmban ngjitësa, llaçe epokside dhe materiale që shërbejnë si urë lidhjeje për nënshtresa të ndryshme:
• Beton i freskët dhe i ngurtësuar
• Mure dhe gurë natyrorë
• Çelik dhe metale të tjera
• Dru
• Materiale polimere të përforcuara me fibra (FRP)
Elemente betoni
Sika ofron një seri adezivësh epoksidë për ngjitje të segmenteve prej betoni në shkallë të gjerë gjatë punimeve të ndërtimit të urave segmentale. Aplikime të tjera për ngjitjen e elementeve prej betoni me ngjitësit Sikadur® janë të rëndësishme në zona ku përfshihen çatitë / tarracat, tubacione betoni, mure mbajtës, rezervuare e shumë të tjera.
Elemente prej çeliku, fibrash qelqi ose karboni
Adezivët epoksidë Sikadur® janë përdorur gjerësisht që nga vitet 1960 për ngjitjen e pllakave prej çeliku mbi strukturat e betonit. Këta ngjitës të posaçëm, përdoren gjithashtu për ngjitjen e pjesëve dhe përbërësve të rinj apo zëvendësues mbi strukturat e betonit si dhe gjithashtu pjesëve të përbëra me bazë fibrash qelqi ose karboni.
Beton i ri dhe riparime
Përveç ngjitësve për ngjitje strukturore të nënshtresave të ndryshme, Sika ofron gjithashtu materialin i cili shërben si urë lidheje për bashkimin e betonit të vjetër dhe të ri, si dhe gjithashtu llaçet me bazë epokside për riparime të shpejta.