Betoni, materiali i vetëm i ndërtimit më i përdorur në të gjithë botën, ka një histori që daton nga romakët dhe egjiptianët e lashtë. Duke ditur se betoni përdoret në ndërtim dyfish më shumë sesa materialet e tjera, rëndësia e cilësisë, performancës dhe qëndrueshmërisë (sustainability) është thelbësore për rritjen dhe lulëzimin e industrisë.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të betonit me performancë të lartë, afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të bukur që prodhohet në ditët e sotme janë aditivët e betonit. Aditivët e betonit janë kimikate natyrale ose të prodhuara që shtohen gjatë përzierjes së betonit për të përmirësuar disa veti specifike të betonit të freskët ose të ngurtësuar, si punueshmëria, qëndrueshmëria, ose rezistenca fillestare dhe përfundimtare.
 

Me këtë material të vetëm – betonin – Sika plotëson nevojat e projektit tuaj  

Ekipi ynë i shitjeve dhe shërbimit teknik, ju ndihmon në çdo fazë të procesit të ndërtimit: që nga konsultimi fillestar dhe faza e planifikimit të projektit, deri në fazën e dizejnimit të detajuar dhe aplikimit në kantier dhe së fundi në kontrollin e cilësisë, përfundimin dhe dorëzimin përfundimtar.  

Prodhuesi i betonit të gatshëm
Tec Crete is delivering all the concrete for the One Vanderbilt office skyscraper

Inxhinieria e strukturave të betonit është një proces që evoluon vazhdimisht. Shpikja dhe zhvillimi i metodave të reja të ndërtimit vendosin kërkesa gjithnjë e në rritje për materiale ndërtimi. Prodhuesit e betonit përballen çdo ditë me këtë sfidë teknologjike, krahas faktorëve të tjerë si ekonomia, ekologjia, lënda e parë, kostoja e energjisë dhe kompleksiteti logjistik. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së procesit të ndërtimit, vetë koha është një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm.

Sika ofron një gamë të gjerë aditivësh betoni me opsione inovative për recetën e betonit, si për reduktimin e ndjeshëm të sasisë së ujit brenda miksit (p.sh. me Sika® ViscoCrete) duke përdorur një recetë më ekonomike ashtu si dhe për arritjen e rezistencës së mjaftueshme fillestare. Aditivët e Sika-s për betonin ju ndihmojnë të përballeni me sfidat e teknologjisë moderne të betonit dhe biznesin e ndërtimit.  

Industria e betonit të parafabrikuar
Prefabricated elements produced with Sika precast concrete admixtures
  • Beton i parafabrikuar i lagësht
    Projektimi strukturor dhe ndërtimi me elemente prej betoni të parafabrikuar kërkon produkte të gjithanshme, që nga prodhimi i betonit të parafabrikuar të lagësht deri në montimin në kantier. Sika, një furnizues me gama të plota, plotëson kompleksitetin e ndryshëm të të gjithë prodhimit të elementit prej betoni të parafabrikuar dhe procesit të ndërtimit me zgjidhje për të gjitha kërkesat, p.sh. SikaRapid® për kohë të shkurtëra cikli.
  • Beton i parafabrikuar gjysëm i thatë
    Industria e betonit të parafabrikuar gjysëm të thatë prodhon sasi të mëdha produktesh të përfunduara betoni me cilësi të lartë të paraqitjes së sipërfaqes dhe qëndrueshmëri të shkëlqyer. Produktet SikaPaver® përmirësojnë ndjeshëm si procesin e prodhimit ashtu si dhe cilësinë e produkteve të betonit gjysëm të thatë. Për më tepër, ekziston mundësia për reduktimin e efloreshencës apo inkorporimit të padepërtueshmërisë nga uji duke përdorur SikaPaver® AE.
Prodhimi i betonit që aplikohet me spërkatje (shotcrete)
Application of Shotcrete with Sigunit accelerator
  • Zgjidhje për betonin që aplikohet me spërkatje (shotcrete)

Sika është eksperte për të gjitha teknologjitë e betonit që aplikohet me spërkatje, duke përfshirë proceset e lagështa dhe të lëngëta të spërkatjes. Kjo gjë na lejon të ofrojmë zgjidhjen optimale për çdo projekt dhe aplikim, duke përfshirë zhvillimin e makinerive tona Aliva për spërkatjen e betonit. Kur kombinohet me kërkimet tona, zhvillimi dhe prodhimi i globalizuar i aditivëve të posaçëm për betonin që aplikohet me spërkatje, si Sika® Sigunit® dhe Sika® ViscoCrete®, duke shtuar vitet e përvojës sonë në tunele, miniera dhe në projekte të mëdha të ndërtimit, e bën Sika-n partnerin ideal për pronarët, projektuesit dhe kontraktorët për çfarëdolloj punimi me beton të spërkatur.  

Aditivë për distribucionin
Shopping basket filled with SIka products

Produktet profesionale të Sika-s janë miratuar në kantieret më të mëdha të ndërtimit në botë. Përveç shitjeve të drejtpërdrejta tek kontraktorët dhe profesionistët e betonit, Sika i bën produktet e saj të disponueshme nëpërmjet një rrjeti të gjerë distributorësh. Për sa i përket cilësisë së produktit, qoftë ky në tregtimin profesional apo në pikat e pakicës, Sika nuk bën dallime në këto dy segmente të tregut. Ambalazhi dhe paraqitja e produkteve Sika janë përshtatur sipas kërkesave të ndryshme të biznesit të pakicës. Ne besojmë se çdo klient meriton produktin më të mirë.  

Specifikuesit – arkitektët & inxhinierët
Sika concrete expert advising engineers during bridge construction

Për ata që merren me projektimin dhe inxhinierinë e specifikimeve të betonit të freskët dhe të ngurtësuar, Sika ofron suport nga ekspertët, duke nisur nga faza përgatitore dhe duke përfunduar në kantier. Ne mirëpresim mundësinë për të punuar me specifikuesit dhe për të ndihmuar në projektimin e betonit të derdhur në vend që tejkalon pritshmërinë tuaj – qoftë ky një miks me rezistencë të lartë apo një ngjyrë unike ose një teksturë përfundimtare që ju doni të specifikoni. Përveç shërbimit tonë të suportit dhe aditivëve të betonit, ne disponojnë për projektin tuaj një gamë gjithpërfshirëse produktesh të provuara nga “bazamenti tek çatia”.  

Zbuloni produktet tona

Aditivë për reduktimin e ujit

Sika disponon një gamë të plotë plastifikuesish, superplastifikuesish dhe përmirësuesish të punueshmërisë.

  • Sika® ViscoCrete®
  • SikaPlast®
  • Sika ViscoFlow®
  • Sikament®
  • Sika® Plastiment®
  • Sika® Plastocrete® 
Aditivë për përmirësimin e vetive të betonit të freskët

Aditivët e Sika-s mund të përmirësojnë vetitë punueshmërisë së betonit të freskët si pompimi apo vetëkompaktimi, të cilat mundësojnë që betoni të rrjedhë me lehtësi nëpërmjet dhe drejt zonave të mbyllura.

  • Sika® Stabilizer
Aditivë për akselerim (përshpejtim)

Të gjithë pjesëmarrësit në procesin e ndërtimit duan të arrihet një rezistencë fillestare e mjaftueshme për të lejuar heqjen e betoformës sa më shpejtë të jetë e mundur, si për betonin e spërkatur në kantieret e ndërtimit apo për prodhimin e betonit.

Sika® Sigunit®
SikaRapid®

Aditivë për rritjen e qëndrueshmërisë

Një karakteristikë thelbësore e betonit është qëndrueshmëria e tij. Njohuritë rreth teknologjisë së betonit së bashku me një gamë të plotë aditivësh betoni të përshtatshëm për betonin do të ndihmojnë në plotësimin e kërkesave për beton me qëndrueshmëri.

SikaControl®
Sika® FerroGard®
SikaFume®

Fibra për përforcimin e betonit

Me shtimin e fibrave prej materialesh dhe formash të ndryshme, duktiliteti dhe sjellja e betonit nën sforcim mund të rriten.

  • SikaFiber®
Lëndë thelbësore për betonin

Një seri me shumë lëndë thelbësore për betonin plotësojnë gamën e produkteve – nga disarmantët, agjentët për maturim deri në vonuesit e mpiksjes së sipërfaqes.

Sika® Antisol
Sika® Rugasol
Sika® Separol

Aditivë për vonimin e mpiksjes (retardantë)

Disa kërkesa të posaçme në kantier rreth kohës së zgjatur të punueshmërisë së betonit të freskët mund të plotësohen në mënyrë të përkryer me ndihmën e vonuesve të mpiksjes.

SikaTard®
Sika® Retarder