Duke qënë se strukturat prej betoni janë shpesh të ekspozuara në mjedise agresive të ndryshme, ato kërkojnë sisteme mbrojtjeje të cilësisë së lartë. Strukturat prej betoni të përforcuar, janë ndërtuar për t’ i shërbyer brezave që do të vijnë. Pavarsisht kësaj, betoni përballet me shumë rreziqe si përkeqësimi natyror, dëmtimi dhe korrodimi i armaturës.
Strukturat prej betoni pësojnë shumë sforcime
Në varësi të vendndodhjes dhe përdorimit të tyre, strukturat prej betoni janë subjekt i një shkalle të gjerë kushtesh ekspozimi – që nga karbonimi atmosferik normal deri tek ndikimet agresive në mjediset e ndotura urbane dhe industriale, bashkë me atmosferën detare dhe kimikatet në formë gazi apo lëngu, së bashku me ndikuesit që mund të dëmtojnë apo sulmojnë betonin dhe armaturën e ngulitur prej çeliku.
Uji mund të depërtojë natyrshëm nëpërmjet strukturës kapilare të poreve të betonit të armuar.
Korrodimi i armaturës, plasaritjet ose thyerja mund të ndodhë në zonat me beton të karbonuar ose aty ku ka përmbajtje të lartë kloruresh mbi sipërfaqen e shufrave të përforcimit.
Procesi ngrirje-shkrirje krijon sforcim në masën e betonit për shkak të përhapjes së ujit në poret kapilare gjatë ngrirjes. Kjo gjë mund të çojë në formimin e bigorrit mbi sipërfaqen e betonit me cilësi të dobët dhe mund të përshpejtohet më shumë nga kloruret në ujë.
Mbingarkimi për shkak të rritjes së ngarkesave së trafikut, projektimi i pamjaftueshëm, dëmtimi i strukturës, dështimi nga sforcimi/ lodhja, ndikimet e tërmeteve apo çfarëdolloj ndikimi tjetër mekanik siç është ndikimi i automjeteve, të gjitha këto mund të tejkalojnë apo reduktojnë kapacitetin e strukturës për bartje ngarkese.
Disa struktura, si fabrikat e kimikateve, sistemet e kanalizimeve apo impiantet e ujërave të zeza, janë të ekspozuara ndaj niveleve të ndryshueshme të sulmeve kimike. Mund të kërkohen veshje të posaçme.
Ndërtesat dhe urat mund të jenë subjekt i ndryshimeve të mëdha të temperaturave nga mëngjesi në darkë / nga vera deri në dimër, ose ndërmjet anëve apo sipërfaqeve të ndryshme të strukturës. Këto cikle përsëritëse rezultojnë në sforcime termike dhe lëvizje të strukturës prej betoni që mund të shkaktojnë gjithashtu plasaritje.
Betoni i përforcuar mund të dëmtohet nga ekspozimi në zjarr. Mund të përdoren veshje të posaçme intumeshente për të mbrojtur strukturat kundër zjarrit. Veshjet nuk duhet t’ i shtojnë benzinë zjarrit në mënyrë që të shmanget shtimi i intensitetit të tij. Disa struktura si tunelet kanë konsideratë të veçantë për këtë rrezik.
Dioksidi i karbonit (CO2) hyn në reaksion me hidroksidin e kalciumit (Ca(OH)2) në lëngun e poreve të masës së çimentos së strukturave prej betoni, dhe depozitohet si karbonat kalciumi (CaCO3). Ky proces, që njihet si karbonim, redukton rezistencën e armaturës së ngulitur sapo ato preken nga ky.
Kloruret vijnë nga kripërat për shkrirje akulli që përdoren në dimër, ose nga uji me kripë në mjediset bregdetare. Këto mund të depërtojnë në strukturën prej betoni dhe sapo të kenë arritur shufrat e përforcimit, mund të shkatërrojnë lokalisht shtresën e pasivizimit duke shkaktuar korrodim të shpejtë.
Dy shkaqet më të zakonshme të dëmtimit të betonit dhe korrodimit të armaturës
Dy shkaqet më universale të korrodimit të përforcimit dhe dëmtimit të betonit janë karbonimi dhe sulmi i klorureve. Sa më shpejtë dioksidi i karbonit apo kloruret të depërtojnë brenda betonit, aq më shpejtë shkatërrohet shtresa pasive përreth shufrave të përforcimit dhe fillon procesi i korrodimit. Të kuptuarit shkakun kryesor të korrodimit të çelikut përcakton strategjinë më efikase për riparimin dhe mbrojtjen. Për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë, duhet të ndiqet një strategji e duhur mirëmbajtjeje nga pronarët dhe menaxhuesit e tyre të ndërtimit.
Sika ofron të gjitha llojet e teknologjive për mbrojtjen e betonit
Për më shumë se 100 vjet, kemi fituar përvojë dhe ekspertizë të madhe për riparimin dhe mbrojtjen e betonit. Me të gjitha produktet dhe sistemet e nevojshme për riparim dhe mbrojtje betoni teknikisht të saktë, Sika ju furnizon me zgjidhje me performancë të lartë në përputhje me parimet dhe metodat që përcaktohen në standardet lokale siç është European Standard EN 1504.
Impregnime hidrofobe
Impregnimet hidrofobe janë një zgjidhje e posaçme për mbrojtjen e betonit e cila aplikohet për të reduktuar sjelljen e marrjes së ujit dhe për të parandaluar hyrjen e kontaminuesve të tretur në ujë si kloruret. Paraqitja estetike e sipërfaqes së betonit mbetet e pandryshuar.
Mbrojtje kundër korrodimit të armaturave
Mbrojtje betoni do të thotë gjithashtu mbrojtje e shufrave të përforcimit nga korrodimi. Kjo gjë mund të bëhet duke aplikuar një shtresë mbrojtëse tek armatura, duke përdorur inhibitorë korrodimi ose me mbrojtje katodike.
Mbrojtja katodike është një nga mjetet më efikase të mbrojtjes së shufrave të ngulitura brenda betonit dhe parandalimit të korrodimit. Është një teknikë elektro-kimike për të ndaluar korrodimin e çelikut me anodë galvanike ose me rrymë të induktuar.
Sika propozon një gamë të plotë anodash (sisteme galvanike dhe anodash hibride) për të parandaluar fillimin e korrodimit të anodës fillestare dhe për të kontrolluar korrodimin në betonin e kontaminuar, por të qëndrueshëm.
Veshje mbrojtëse
Për të ofruar një mbrojtje specifike si rezistencë kundër karbonimit ose kimikateve, mund të aplikohet mbi sipërfaqe një veshje mbrojtëse që formon cipë. Veshje të tilla mbrojtëse disponohen si sisteme të ngurta, plasto-elastike ose elastike.
Sika ka gjithashtu edhe veshje të përhershme kundër vizatimeve ‘graffiti’ dhe kundër ngjitjes së posterave për të mbrojtur betonin, drurin, muret dhe metalet. Nuk kërkohet veshje rifreskuese pas përfundimit të pastrimit i cili mund të përsëritet sërish.
Riparim betoni
Disa herë, mbrojtja e betonit nuk është e mjaftueshme. Mbase ju duhet të restauroni integritetin strukturor ose paraqitjen estetike të betonit, për shembull.
Sika disponon një gamë të plotë produktesh dhe sistemesh për riparimin e betonit, duke u nisur nga llaçet për nivelim deri tek mbushjet e poreve.