Tarraca/çatia është pjesa e një ndërtese që është më shumë e ekspozuar ndaj elementeve intense - temperatura luhatëse, rrezatim diellor i fuqishëm, breshëri, shiu ose ngritja nga era e fortë – të gjitha këto dëmtojnë gradualisht një tarracë/çati me kalimin e kohës. Jetëgjatësia e një tarrace / çatie varet nga lloji i materialit të përdorur, klima, orientimi dhe faktorë të tjerë. Mesatarisht një tarracë/çati mund të zgjasë kudo nga 15-30 vjet, ndërsa një ndërtesë zgjat ndërmjet 50-100 vjet – që do të thotë se çdo ndërtesë ka nevojë për të paktën një zëvendësim apo riparim tarrace gjatë kohës së shërbimit të saj.
Sika ka zgjidhjen e duhur
Riparim tarrace / çatie me membranë bituminoze
Riparimi i tarracave / çative të vjetra ekzistuese është deri më tani lloji më i zakonshëm i projektit për rinovimin e tyre.
Zgjidhjet e Sika-s për riparimin e tarracave kanë shumë avantazhe krahasuar me ribërjen tradicionale me bitum të tarracave
• Jetëgjatësi më e madhe dhe garanci
• Disponohen membrana reflektive me ngjyra të lehta, për të kursyer kështu energji dhe kosto
• Peshë shtesë më e ulët mbi strukturë - pesha shtesë e hidroizolimit me një shtresë membrane ose me membranë të lëngshme është shumë më e ulët sesa disa shtresa bituminoze që mund të kërkohen për kryerjen e punimeve
• Fleksibilitet dhe elasticitet më i lartë në temperatura të ftohta
• Pa rrezik zjarri gjatë aplikimit për shkak të metodave pa flakë të ndezur
• Rezistencë e lartë ndaj zjarrit të vetë sistemit të hidroizolimit
Riparim tarrace / çatie metalike
Çatitë metalike janë një nga sistemet më afatgjata për çatitë, por kanë nevojë për riparim të shpeshtë. Çatitë më të vjetra metalike mund të kenë nevojë për riparim për shkak të:
• Korrodimi i metalit
• Bymim i lartë i metalit dhe kontraktim me kalimin e kohës, gjë që çon në lirimin e mbërthimit dhe plasaritje të izolimeve dhe fugave
• Kondensimi
• Dëmtimi nga stuhia
• Rrjedhje që lidhen me hidroizolimin e detajeve të vështira, fugave dhe lidhjeve ose aplikimi i dobët (veçanërisht në zona si ulluqet e brendshme, çatitë prej xhami etj.)
Riparim tarrace / çatie me membranë
Sisteme me mbërthim mekanik me Sarnafil® / Sikaplan®
Tarracat me mbërthim mekanik janë zakonisht zgjidhja me kosto më efikase për projektet e rinovimit të tarracave me membranë polimerike që ofron shumë avantazhe:
• Membranat prej poliolefine Sarnafil® T kanë rezistencë ndaj bitumit dhe mund të aplikohen direkt mbi shtresën e vjetër hidroizoluese prej bitumi
• Shpejtësia më e madhe e instalimit arrihet me mbërthim mekanik
• Membranat Sarnafil® dhe Sikaplan® për mbërthim mekanik kanë një përforcim të posaçëm prej poliesteri, duke mundësuar kështu rezistencë të lartë ndaj ngarkesës së erës
• Instalimi është pothuajse i pavarur nga moti
Sistemet e membranave me ngjitje Sarnafil® dhe Sikaplan®
Sistemet e membranave me ngjitje Sarnafil® dhe Sikaplan® për tarracat janë krijuar posaçërisht për rinovimet e tarracave, duke i bërë ato zgjidhjen numër 1 për rindërtimin e tarracave me membrana bituminoze për shumë arsye:
• Membranë kompatibël me bitumin
• Membrana dhe adezivë izolimi me ngjitje të shkëlqyer direkt mbi bitum
• Nuk kërkohet depërtim i strukturës ekzistuese të tarracës
• Çlirime shumë të ulëta zhurmash gjatë instalimit
• Aplikim i thjeshtë mbi forma të thjeshta ose të ndërlikuara tarrace / çatie
• Paraqitje estetike e lartë dhe përmirësim vizual
• Shumë mundësi projektimi me membrana me ngjyrë dhe profile
Riparim tarrace / çatie me membranë të lëngshme
Avantazhet e membranave të lëngshme (LAM)
LAM është një metodë me efikasitet të lartë për vendosjen e një shtrese të re hidroizoluese mbi tarracë / çati me formë të çrregullt brenda një kohë të shkurtër aplikimi. Teknologjia e sapozhvilluar LAM me erë të lehtë mundëson aplikimin edhe në zona të dendura urbane, ku ndalohet aplikimi i bitumit me bombël dhe për ndërtesa që kanë nevojë për riparim ndërsa janë ende në përdorim pa pasur nevojën e mbylljes së ambientit (për shembul në shkolla ose spitale).
Sistemet e membranave të lëngshme me Sikalastic®
• Sistemet e membranave të lëngshme Sikalastic® ofrojnë shumë avantazhe:
• Aplikim me metodën e ftohtë – pa zjarr, pa nxehtësi
• Membranë pa bashkime për hidroizolim tarrace / çatie
• Ngjitje e plotë mbi nënshtresë
• Gamë e gjerë ngjyrash
• Disponohet në ngjyrë të bardhë shumë reflektuese, e cila është ideale për tarracat e ftohta dhe solare
• Mbivishet me lehtësi kur nevojitet – nuk kërkohet heqja e shtresës së mëparshme
• Elasticitet i lartë dhe mbyllje plasaritjesh – ruan fleksibilitetin edhe në temperatura të ulëta
• Qendrueshmëri ndaj rrezatimit UV dhe rezistencë ndaj zverdhjes
• Ideal për rinovime – ofron zgjatje me kosto të ulët të ciklit të jetës së tarracave / çative që kanë dështuar
• Nuk kërkohet depërtim në shtresën e tarracës / çatisë
• I përshkueshëm nga avujt – lejon transpirimin e nënshtresës
• Ideal për tarraca të ekspozuara me shumë detaje dhe depërtime të ndërlikuara
• Instalim i lehtë dhe i shpejtë edhe në detaje të ndërlikuara