Aditivët e çimentos janë materiale që i shtohen çimentos për optimizimin e vetive të tij dhe procesit të bluarjes së tij. Aditivët e çimentos klasifikohen në grupe të ndryshme produktesh si lëndë ndihmuese për bluarje, përforcues të rezistencës dhe performancës.  

Aditivët për çimenton janë zgjedhja e duhur sepse...

  • Ndikojnë pozitivisht në procesin e prodhimit dhe cilësinë e çimentos.
  • Përmirësojnë vetitë e përcaktuara të çimentos, si p.sh. rrjedhshmëria e pluhurit, zhvillimi i rezistencës, punueshmëria dhe qëndrueshmëria e llaçit.
  • Adaptojnë cilësinë e çimentos për plotësimin e kërkesave të përcaktuara nga standardet përkatëse dhe klientët e çimentos.
  • Kontribuojnë në fitimet e fabrikave të çimentos.
  • Sigurojnë më pak ndikim në mjedis duke reduktuar përdorimin e energjisë dhe burimeve, në kombinim me minimizimin e gjurmëve të karbonit.  
  • 20,000 tonë metrikë aditivë Sika për çimenton u përdorën në projektin që theu rekorde të bazës së tunelit Gotthard.

Teknologjitë e Sika-s për aditivët e çimentos

Secila fabrikë çimentoje ka karakteristika të ndryshme të lëndës së parë vendase, disponueshmëri të zëvendësuesve të mundshëm të klinkerit (si materialet suplementare me bazë çimentoje - supplementary cementitious materials, SCM) dhe kushte të ndryshueshme gjatë procesit të bluarjes së çimentos.  

Përveç këtyre, standardet vendore dhe nevojat e klientëve për performancën e çimentos ndryshojnë për shkak të klimës unike dhe metodave të ndërtimit. Prandaj dhe zgjidhja për përqindje më të larta të mundshme prodhimi apo për përdorim maksimal të materialeve suplementare me bazë çimentoje duhet të adaptohet individualisht.  

Sika ofron shumë lloje aditivësh për çimenton, që njihen për përmirësimin e cilësisë së çimentos, rrisin efikasitetin e prodhimit dhe plotësojnë kërkesat tuaja vendore:

Lëndë ndihmuese të bluarjes (grinding aids)

Lëndët ndihmuese të bluarjes përdoren në mullirin e çimentos (Ball Mill, Vertical Roller Mill, HoroMill) për rritjen e produktivitetit, kursimin e energjisë elektrike dhe/ose rritjen e imtësisë dhe përmirësimin e vetive të përcaktuara të çimentos, si p.sh. rrjedhshmëria e pluhurit.

Një shembull tipik është SikaGrind®-400. Bazuar në njohuritë e krijimit dhe prodhimit të tij, Sika ka zhvilluar një teknologji lëndësh ndihmuese të bluarjes të fuqizuar nga polimeret e polikarboksilateve, e cila është e aftë të përmirësojë performancën e lëndëve ndihmuese tradicionale të bluarjes. Një shembull tipik është SikaGrind®-840.

Përforcues i rezistencës

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për rritjen e rezistencës mekanike të çimentos. Shpesh, përdoren aditivë çimentoje që rrisin rezistencën mekanike me anë të aktivizimit kimik, pa ndryshuar sipërfaqen e çimentos dhe shpërndarjen e madhësisë së grimcave. Alkanolaminat përdoren shpesh dhe kanë aftësi të rrisin rezistencën ndaj ngjeshjes (në të gjitha moshat ose në mosha të ndryshme) me max. 5 MPa. Shembuj tipikë janë SikaGrind®-200 dhe SikaGrind®-700. Këto aditivë rrisin në të njëjtën kohë produktivitetin e lëndëve ndihmuese për bluarjen.  

Përmirësues i performancës

Klinkeri zëvendësohet shpesh me materiale suplementare (SCM) si skorje të granuluar furre, pozolane natyrale dhe hi fluturues (fly ash) për të reduktuar çlirimet e CO2 dhe koston e materialit. Megjithatë, SCM mund të kundërveprojë me zhvillimin e rezistencave, rrjedhshmërinë e pluhurit, punueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e llaçit, të cilat janë kritike për cilësinë e çimentos. Shembuj të përmirësuesve tanë të performancës janë SikaGrind® LS-43 për prodhimin e çimentos gëlqerore Portland (Portland Limestone Cement) dhe SikaGrind®-184 për çimento me skorje.

Shërbimet teknike të Sika-s për specialistët e çimentos

Kuptoni situatat lokale dhe përcaktoni synimet

Nëse përballeni me një problem specifik apo me sfidën e përditshme për rritjen e fitimeve, Sika do ju ndihmojë për të arritur synimet tuaja. Kushtet dhe kërkesat vendase ndryshojnë ndjeshëm, duke e bërë të nevojshëm trajtimin individual të çdo fabrike. Sika mund të ofrojë zgjidhje të personalizuara, të dizejnuara për t’ u përballur me sfidat individuale, duke punuar së bashku si partnerë me një synim të përbashkët.  

Testime paraprake në laborator për vlerësimin e tendencave

Për të filluar optimizimin e produktit dhe procesit, duhen vendosur synime të mirëpërcaktuara dhe teknikisht të arritshme rreth prodhimit aktual dhe parametrave të cilësisë. Bazuar në përvojën tonë në procesin e prodhimit të çimentos dhe njohurive teknike të produkteve, rekomandohen një apo dy produkte SikaGrind® për testime në fabrikë. Nëse nevojitet, mund të kryhen testime paraprake në njërin nga laboratorët rajonal Sika të çimentos.  

Kryerja e testimeve në fabrikë nga ekspertët e Sika-s

Përgatitjet dhe kryerja e testimeve në fabrikë bëhen nga stafi i Sika-s në bashkëpunim me stafin e fabrikës. Të dhënat e prodhimit dhe rezultatet e analizave të çimentos të përcaktuara në laboratorë të specializuar, diskutohen në vijim ndërmjet jush dhe specialistëve të çimentos nga Sika, për të rënë dakord rreth plotësimit të synimit dhe përcaktimin e hapave të rradhës.  

Vlerësimi i cilësisë së çimentos me analiza laboratori

Në rast rezultatesh të paqarta apo nevojës për optimizim të mëtejshëm të punës, mund të duhet një tjetër cikël testimesh në fabrikë me mundësi për modifikim produkti dhe testime laboratorike paraprake. Laboratori analitik i Sika-s është i pajisur mirë me mjete moderne dhe teknikë të trajnuar.  

Çlirimet e CO2  

Duke reduktuar energjinë specifike të bluarjes dhe faktorin klinker, SikaGrind® kontribuon në më pak çlirime të CO2.