Pllakat prej guri natyror janë një prej materialeve të përjetshme dhe më elegante që nuk dalin kurrë nga moda.
Sika ofron një sistem të plotë për pllaka mermeri, graniti dhe gurësh të tjerë natyrorë, i cili nuk ndikohet nga lagështia. Ky sistem përfshin llaçe për nënshtresën të përbërë nga element lidhës hidraulik i cili siguron rezistenca të larta ndaj kompresionit dhe tërheqjes, si dhe ngurtësim të shpejtë me tkurrje shumë të ulët, duke lejuar kështu vendosjen e pllakave pas vetëm 24 - 48 orësh. Për këto materiale prej guri natyror, sistemi Sika përdor një kollë pllakash të shpejtë, fleksibël, me bazë çimentoje, me përmbajtje të lartë polimeresh dhe modul të ulët elasticiteti që minimizon transferimin e sforcimeve. Në fund, përdoret bojak fleksibël me bazë rrëshire epokside me rezistenca të larta mekanike dhe kundër abrazionit, së bashku me izoluesin me performancë të lartë, përherë elastik që nuk njollos, për çdo fugë dhe bashkim të lëvizshëm.