Përgjegjës magazine dhe pirunist (2 openings)

Sika Albania është në kërkim të një anëtari të ri në ekipin, anëtar të motivuar për t'u bashkuar me Sika Albania SHPK si magazinier/e me përvojë pune. Ky është një rol dinamik, me ritëm të shpejtë për të cilin do të duhet te ndërveproni me klientët tanë si edhe ekipin tonë të Sika.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Mbikqyr dhe organizon me sukses proçeset e magazinimit duke përshirë hyrje-daljet sipas dokumentacionit shoqerues dhe inventarizimin e produkteve.

• Organizon dhe menaxhon të gjithë dokumentacionin që lidhet me proceset e Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqërues;

• Drejton kontrolle fizike të produkteve të ardhura dhe dalëse gjatë proceseve të magazinimit;

• Siguron një komunikim të mirë midis magazinës dhe departamentit të Financës, Prokurimit & CS për të kontrolluar përputhshmërinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave;

• Përpilon raporte të rregullta javore dhe mujore.

• Siguron produktivitet dhe saktësi. Porositë përfundohen dhe dërgohen në kohën e duhur.

• Kujdeset për sistemimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së magazinës dhe saktësisë së ndjekjes së protokolleve

Kërkesat për këtë pozicion:

• Eksperienca: Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë te meparshme pune si Magazinier;

• Edukimi: Arsimi I lartë përbën avantazh

Aftësitë dhe kompetencat:

• Njohuri të mira të Microsoft Office;

• Aftësi shumë të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;

• Njohja e programeve financiare do të përbënte avantazh;

• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;

• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;

• Njohuri baze te gjuhes angleze

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-n tuaj në adresën : [email protected] me subjektin "Përgjegjes magazine"

Pirunist

Sika Albania është në kërkim të një anëtari të ri në ekipin, anëtar të motivuar për t'u bashkuar me Sika Albania SHPK si pirunist me përvojë pune. Ky është një rol dinamik, me ritëm të shpejtë për të cilin do të duhet te ndërveproni me klientët tanë si edhe ekipin tonë të Sika.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Te ekzekutoj ngarkesat/dërgesat brenda dhe jashte magazines në mënyrë të sigurtë.
  • Verifikon sasine e produkteve qe mberrijne ne magazine si dhe daljen e tyre.
  • Sistemon produktet në vendet e caktuara ne magazine.
  • Mban pastër dhe rregull ne zonen e punës
  • Kryen ose ndihmon ne mirëmbajtjen e pirunit, siç kërkohet
  • Realizon çdo detyrë shtesë të ngarkuar nga wh supervisor

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Drejton pirun manual benzinë, gaz të lëngshëm ose pirun industrial me energji elektrike
  • Leje respective per perdorimin e forkliftI afte per te punuar ne lartesi.
  • I afte per te Drejtuar pirun manual benzinë, gaz të lëngshëm ose pirun industrial me energji elektrike
  • Të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese ,
  • Të jetë i aftë të punojë në ekip;

Kërkesat për këtë pozicion:

  • Edukimi: Arsimi I mesëm përbën avantazh
  • Eksperienca: Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë te meparshme pune si
    pirunist

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-n tuaj në adresën : [email protected] me subjektin "Pirunist"