Duke pasur parasysh sasinë e madhe të strukturave të betonit që na rrethojnë nga dita në ditë, është e lehtë të merret betoni si i mirëqënë për mënyrën si na mundëson të jetojmë jetën që bëjmë në peizazhet tona urbane evoluese. Ashtu si edhe ne, betoni duhet të mirëmbahet, sepse ndikohet nga sforcimet dhe dëmtimet e jetës së përditshme.
Përkeqësimi i betonit mund të ndodhë për shkak të korrodimit, dëmtimit strukturor, depërtimit të ujit, aktivitetit sizmik ose një mori arsyesh të tjera. Vite kërkimesh plus dekada përvojash praktike, i kanë mundësuar Sika-s të zhvillojë një zgjidhje plotësisht gjithëpërfshirëse për të rivendosur dhe rehabilituar strukturat e betonit. Këshillat dhe suporti nga Sika për klientët nuk është asnjëherë në vend të dytë, që nga koncepti deri në përfundimin e suksesshëm në kantier. E gjitha kjo bazohet në më shumë se 100 vjet përvojë në projekte të mëdha dhe të vogla në të gjithë botën.
*Instituti Ndërkombëtar i Betonit dhe Riparimit (ICRI) ka dhënë çmime nderi për programet dhe ka njohur projekte të jashtëzakonshme në industrinë e riparimit të betonit që nga viti 1997.
Shkaqet kryesore të dështimit të betonit dhe përse duhet të riparohet
Përkeqësimi i betonit është kryesisht për shkak të:
- Degradimit kimik, p.sh. ekspozimi ndaj kimikateve, reaksione agregatesh alkaline, veprim bakterial
- Korrodimit të armaturës, p.sh. karbonim, klorure, rrymë elektrike e rastësishme
- Sulmit mekanik, p.sh. përplasje, mbingarkesë, lëvizje, tërmet, shpërthim
- Dëmtimit fizik, p.sh. veprimi ngrirje/shkrirje, lëvizjet termike, tkurrja, konsumimi
- Kontribuesit kryesorë, p.sh. ndërtim i cilësisë së dobët, gabime në projektim, mungesë mirëmbajtjeje
Arsye për riparimin e betonit:
- Zëvendësim i betonit defektoz
- Restaurim i integritetit strukturor
- Restaurim i paraqitjes estetike
- Restaurim i paraqitjes gjeometrike
- Restaurim i qëndrueshmërisë
Produkte dhe sisteme për shumë aplikime të riparimit të betonit
Riparimi dhe rinovimi i ndërtesave dhe infrastrukturave të betonit është një proces i rëndësishëm – na ndihmon të ofrojmë një qasje të qëndrueshme për ndërtimin – që zgjat jetën e një strukture dhe parandalon shkatërrimin dhe rindërtimin. Përzgjedhja e strategjisë së duhur të rehabilitimit, bazuar në shkakun kryesor të dështimit të betnonit, mund të përmirësojë ndjeshëm performancën e plotë të një strukture. Sika ka një portofol të gjerë me produkte dhe sisteme për të zgjidhur shumë nevoja të riparimit të betonit.
Mbrojtja kundër korrodimit dhe prajmerat për ngjitje përdoren për ngjitjen e llaçeve riparues mbi nënshtresat ekzistuese prej çimentoje ose çeliku dhe për të dhënë mbrojtje shtesë kundër korrodimit të armaturës prej çeliku, sidomos në zonat ku mbulimi me beton është i pakët dhe ka prani kloruresh. Shufrat e ekspozuara të përforcimit duhet të përgatiten dhe të mbrohen në mënyrën e duhur me llaç kundër korrodimit për të përmirësuar më tej procesin e riparimit.
Avantazhet:
• Gati për përzierje, aplikim i lehtë
• Konsistencë e adaptueshme
• Inhibitorë aktivë të korrodimit për mbrojtje shtesë
• Mund të spërkatet ose të aplikohet manualisht
Llaçet për riparime janë krijuar posaçërisht për restaurimin ose zëvendësimin e profilit origjinal dhe funksionin e betonit të dëmtuar. Ato ndihmojnë në riparimin e defekteve të betonit, përmirësojnë paraqitjen, restaurojnë integritetin strukturor, rrisin qëndrueshmërinë dhe zgjasin kohën e shërbimit të strukturës.
Llaçet Sika për riparimin e betonit janë të përshtatshëm për punime restaurimi, riparimin e betonit të copëtuar dhe dëmtuar në të gjitha llojet e strukturave përfshirë ndërtesat, urat, infrastruktura dhe super-struktura.
Avantazhet:
• Përzierje dhe aplikim i lehtë
• Paraprakisht i ambalazhuar për ruajtje të cilësisë, thjesht shtoni ujë
• Veti mekanike të larta
• Mund të mbivishet me llaçe Sika për nivelim
• Mund të spërkatet ose të aplikohet manualisht
• Disponohen llaçe për riparime me bazë çimentoje të pastër, llaçe çimentoje, llaçe të modifikuara me polimere dhe llaçe me bazë epokside
Kur betoni ka nevojë të vishet ose të nivelohet, nevojiten llaçe të posaçme për të mbushur poret e sipërfaqes. Materialet Sika për mbushje poresh dhe llaçet për nivelim janë llaçe suvatimi me shtresë të hollë që janë krijuar për të riparuar defekte të vogla, si riparimi i poreve dhe betonin i cili ka mbi sipërfaqe pjesë të ashpra dhe në formë guri për shkak të granulometrisë së gabuar të agregateve ose përzierjes së dobët.
Avantazhet:
• Përzierje dhe aplikim i lehtë
• Ambalazh gati për përdorim, thjesht shtoni ujë
• Mund të mbivishet me veshjet mbrojtëse Sika
• Mund të spërkatet ose të aplikohet manualisht
Shkaqet më kryesore të korrodimit të armaturës prej çeliku tek betoni janë karbonimi ose hyrja e klorureve me ujë. Gjetja e shkakut kryesor të korrodimit të çelikut përcakton strategjinë më efikase të riparimit dhe mbrojtjes.
Sika ofron një gamë të plotë produktesh për të parandaluar korrodimin e mëtejshëm të armaturës prej çeliku duke mbrojtur saktë betonin përreth saj. Sistemet tona për menaxhimin e korrodimit lejojnë fleksibilitet për të zgjedhur zgjidhjet e përshtatshme me kosto më efikase për nevojat e projektit tuaj.
Zgjidhjet nga Sika për riparimin e betonit kanë shumë përfitime
• Mundësojmë të gjitha produktet e nevojshme për riparimin dhe mbrojtjen teknikisht të saktë të betonit.
• Disponohen produkte dhe sisteme të posaçme për përdorim në shumë lloje strukturash dhe për riparimin e betonit në kushte të ndryshme aplikimi, klime dhe ekspozimi.
• Sika ofron testime të pavarura me miratimet dhe certifikatat përkatëse për të gjitha materialet. Kjo gjë ofron vetëbesimin maksimal për këdo që është i përfshirë në këto projekte sfiduese.
• Zgjidhjet tona janë në përputhje të plotë me parimet dhe metodat që përcaktohen në Standardet Europiane EN 1504. Këto përfshijnë sisteme për riparimin e dëmtimeve dhe defekteve të betonit dhe gjithashtu për dëmtimet e shkaktuara nga korrodimi i armaturës prej çeliku.