Sika MonoTop®-634 HP
Sika MonoTop®-634 HP është llaç çimentoje me 1 përbërës dhe i përforcuar me fibra (teknologji SCC self-compacting concrete, beton i vetëkompaktueshëm) që aplikohet me derdhje dhe përdoret për shtrim dyshemesh dhe punime riparimi të betonit, mbushje dhe ankorime, i cili plotëson kërkesat e EN 1504-3 (kategoria R4), EN 1540-6 dhe EN 13813 (CT-C50-F7-AR6). Sika MonoTop®-634 HP është llaç çimentoje me rrjedhë të lirë dhe me tkurrje shumë të ulët.
- Përdorim i lehtë, pluhur gati për përzierje; thjesht shtoni ujë
- Konsistencë SCC e adaptueshme (teknologjia Sika® ViscoCrete®), veti të shkëlqyera rrjedhjeje, punueshmëri dhe qëndrueshmëri
- Rezistencë e lartë ndaj abrazionit / konsumimit, kategoria AR6 me metodën BCA
- Pa segregim ose rrjedhje
- Kompensim i jashtëzakonshëm i tkurrjes (në fazë plastike dhe të ngurtësuar)
- Mund të derdhet dhe/ose pompohet
- Për trashësi aplikimi midis 10mm dhe 100mm (pa agregate)
- Në përputhje me standardin EN 1504-3 si llaç riparues (Kategoria R4)
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
- Në përputhje me standardin EN 13813 si llaç për aplikime dyshemeje (CT-C50-F7-AR6)
- Klasifikimi i zjarrit A1

Përdorimi
Sika MonoTop®-634 HP është llaç çimentoje me performancë të lartë, tkurrje të kompensuar dhe rrjedhë të lirë për trashësi shtrese midis 10mm dhe 100mm, i përshtatshëm për:- Restaurim betoni me derdhje llaçi brenda betoformave (trarë, kolona, kuverta urash).
- Punime përforcimi elementësh prej betoni me veshje prej betoni të dredhur
- Rikonstruksion i dyshemeve industriale prej çimentoje me rezistencë të lartë ndaj abrazionit.
- Aplikime ankorimi si bulona (ankorazhe, vida fiksuese, etj.).
- Mbushje me derdhje ose pompim të plasaritjeve, boshllëqeve dhe zgavrave në beton, mur, shkëmb, etj.
- Punime restaurimi (Parimi 3, metoda 3.2, EN 1504-9:2008). Riparim i betonit të copëtuar dhe të dëmtuar në ndërtesa, ura, vepra infrastrukture dhe superstrukture me derdhje betoni.
- Përforcim strukturor (Parimi 4, metoda 4.2, EN 1504-9:2008). Instalim shufrash brenda birave të shpuara tek betoni.
- Përforcim strukturor (Parimi 4, metoda 4.4, EN 1504-9:2008). Shtim i kapacitetit bartës i strukturës prej betoni duke shtuar llaç.
- Aplikime dyshemesh (EN 13813, CT-C50-F7-AR6). Rikonstruksion i dyshemeve industriale prej çimentoje në mjedise të brendshme e të jashtme me rezistencë të lartë ndaj abrazionit/ konsumimit.
Avantazhet
- Përdorim i lehtë, pluhur gati për përzierje; thjesht shtoni ujë
- Konsistencë SCC e adaptueshme (teknologjia Sika® ViscoCrete®), veti të shkëlqyera rrjedhjeje, punueshmëri dhe qëndrueshmëri
- Rezistencë e lartë ndaj abrazionit / konsumimit, kategoria AR6 me metodën BCA
- Pa segregim ose rrjedhje
- Kompensim i jashtëzakonshëm i tkurrjes (në fazë plastike dhe të ngurtësuar)
- Mund të derdhet dhe/ose pompohet
- Për trashësi aplikimi midis 10mm dhe 100mm (pa agregate)
- Në përputhje me standardin EN 1504-3 si llaç riparues (Kategoria R4)
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
- Në përputhje me standardin EN 13813 si llaç për aplikime dyshemeje (CT-C50-F7-AR6)
- Klasifikimi i zjarrit A1
Ambalazhi
Thes 25 kg
Ngjyra
Pluhur gri me fibra
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si llaç për riparime PCC, Kategoria R4, për riparimin strukturor të strukturave prej betoni në ndërtesa dhe vepra të inxhinierisë së ndërtimit sipas EN 1504-3:2005, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë të lëshuar nga organi i certifikimit të kontrollit të njoftuar të prodhimit në fabrikë dhe lloji i testimit.
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si produkt ankorimi për përforcimin e betonit me instalim çeliku përforcues (shufra) në ndërtesa dhe vepra të inxhinierisë së ndërtimit sipas EN 1504-6:2006, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë të lëshuar nga organi i certifikimit të kontrollit të njoftuar të prodhimit në fabrikë dhe lloji i testimit.
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si llaç çimentoje për dyshemetë, CT-C50-F7-AR6 sipas EN 13813:2002, bazuar në llojin e testimit dhe kontrollin e prodhimit në fabrikë.
Baza kimike
Çimento Portland, agregate të përzgjedhura, fibra sintetike dhe aditivë të posaçëm
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +35°C.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~ 2.2 kg/lt | (EN 1015-6) |
Përmasa maksimale e kokrrizës
~ 3.5mm
Përmbajtja në jone të tretshme kloruri
≤ 0.05% | (ΕΝ 1015-17) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë | Kërkesat R4-28 ditë |
≥ 20 MPa | ≥ 40 MPa | ≥ 52 MPa | ≥ 45MPa |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
Rezultatet | Kërkesat (R4) |
~ 26GPa | ≥ 20GPa |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë |
≥ 3 MPa | ≥ 5 MPa | ≥ 8 MPa |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
Rezultatet | Kërkesat |
≥ 2.0 MPa | ≥ 2.0 MPa |
Tkurrja / bymimi i kontrolluar
> 2.0 Mpa | (EN 12617-4) |
Rezistenca ndaj abrazionit
AR6 | (EN 13892-4) |
Kompatibiliteti termik
≥ 2.0 MPa (ndërkapje pas 50 ciklesh) | (ΕΝ 13687-1) |
Reagimi ndaj zjarrit
Euroclass A1 | (ΕΝ 13501-1) |
Absorbueshmëria kapilare
≤ 0.5 kg m-2 h-0.5 | (ΕΝ 13057) |
Hyrja e joneve të klorureve
Rezultatet | Kërkesat |
< 0.01 %* | Vlera e deklaruar |
* Vlera pas 6 muajsh në thellësi 10 mm
Rezistenca ndaj karbonimit
dk ≤ beton kontrolli (MC (0.45)) | (EN 13295) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
3.5 - 4.0 lt ujë për thes 25kg
Trashësia e shtresës
10 mm min. / 100 mm max.
Konsistenca
~ 230 mm | Metodë e brendshme Sika |
70-75 cm | ΕΝ12350-2 me konin Abrahms |
Temperatura e mjedisit
+5°C min. / +35°C max.
Temperatura e nënshtresës
+5°C min. / +35°C max.
Koha e punueshmërisë
~ 30 minuta në +20°C
Konsumimi
~ 2.0 kg pluhur për 1 mm trashësi për m2, në varësi të ashpërsisë së nënshtresës dhe dendësisë së llaçit të freskët.
Rendimenti
25 kg pluhur prodhon ~12.5 litra llaç
PËRZIERJA
Sika MonoTop®-634 HP mund të përzihet me mikser manual në shpejtësi të ulët (~500 r.p.m.) me aks vertikal për 1 deri në 2 thasë duke u kujdesur për të mos bllokuar ajër brenda miksit, ose duke përdorur një mikser me kovë me veprim të detyruar për 2 deri në 3 thasë -ose më tepër- menjëherë, në varësi të llojit dhe madhësisë së mikserit. Hidhni ujin në raportin e saktë të dëshiruar brenda një ene të përshtatshme për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni gradualisht pluhurin tek uji dhe përzieni plotësisht për të paktën 3 min. duke hedhur ujë shtesë (nëse nevojitet) gjatë kohës së përzierjes deri në sasinë maksimale të specifikuar derisa të arrihet konsistenca e kërkuar homogjene pa kokrriza. Për mikse më të mëdha, koha e përzierjes mund të zgjatet (deri në 5 minuta ose sa nevojitet) derisa llaçi të jetë përzierë në mënyrë homogjene pa kokrriza apo mbetje pluhuri të thatë. Përzieni thasë të plotë për rezultate më të mira. 25 kg pluhur Sika MonoTop®-634 HP përzihet me 3.5 - 4.0 L ujë në varësi të konsistencës së kërkuar.
APLIKIMI
Sika MonoTop®-634 HP mund të aplikohet manualisht me teknika tradicionale derdhjeje brenda kaviteteve ose betoformave. Nëse nevojitet, mund të pompohet mekanikisht me pajisje standarde (p.sh. Turbosol, Putzmeister).
Lagie paraprake:
Sipërfaqet prej betoni duhet të ngopen me ujë të pastër min. 2 orë përpara aplikimit, duke u siguruar se të gjitha poret dhe gropat janë mjaftueshëm të lagura. Sipërfaqja nuk lejohet që të thahet përpara aplikimit të llaçit. Pak përpara aplikimit, hiqni ujin e tepruar dhe sigurohuni se nuk ka pellg uji mbi sipërfaqe. Sipërfaqja duhet të arrije një paraqitje të errët mat pa shkëlqim dhe poret dhe gropat e sipërfaqes nuk duhet të përmbajnë ujë (tharje e ngopur e sipërfaqes, saturated surface dry - SSD). Përdorni ajër me presion (pa vaj) për të fryrë ujin e tepruar në zonat e vështira për t'u arritur.
Derdhja / mbushja:
Produkti duhet të hidhet direkt mbi nënshtresën e lagur mat ose brenda betoformës të përgatitur për derdhjen. Duke përdorur më shumë se 1 mikser dhe me organizimin e duhur, ju mund të derdhni materialin e freskët duke reduktuar fugat e ndërtimit. Pas përzierjes së Sika MonoTop®-634 HP, lëreni llaçin të qëndrojë për ~1-2 minuta; përzieni sërish me mallë dhe pastaj hidheni brenda betoformave të përgatitura, të izoluara, të papërkulshme - të qëndrueshme. Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e zgjerimit të llaçit aplikoni llaçin sa më shpejtë të jetë e mundur (max. brenda 15 minutave). Duhet të merren në konsideratë koha e punueshmërisë dhe kushtet klimaterike gjatë planifikimit të kohëzgjatjes së punimeve.
Prajmer / mbrojtje kundër korrodimit të armaturës:
Në përgjithësi, mbi një nënshtresë të përgatitur mirë dhe të ashpërsuar, nuk nevojitet prajmer. Aty ku kërkohet prajmer dhe/ose veshje përforcuese (p.sh. Sikadur®-32 EF, Sika MonoTop®-910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek skeda teknike përkatëse për më tepër informacione të detajuara. Në çdo rast, prajmeri / mbrojtja kundër korrodimit të armaturës duhet të aplikohet mbi një nënshtresë paraprakisht të lagur dhe aplikimi vijues i Sika MonoTop®-634 HP duhet bërë i lagësht mbi të lagësht. Duhet të merret parasysh nëse koha e punueshmërisë së prajmerit dhe/ose mbrojtjes kundër korrodimit të armaturës plotëson kërkesat e aplikimit.
METODA E MATURIMIT
Mbroni llaçin e freskët të aplikuar nga dehidratimi i hershëm dhe/ose tharja e parakohshme me metodat e përshtatshme të trajtimit (të paktën për 24 orë), p.sh. me përbërës trajtimi si Sika® Antisol® ose Sikafloor® Proseal sapo të ketë avulluar uji i sipërfaqes. Përdorni mbulesa të përshtatshme trajtimi si jutë dhe ujë, fleta plastike apo membrana të tjera të përshtatshme.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga veglat dhe pajisja e aplikimit mund të bëhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar/ tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.