Sika MonoTop®-627 HP

Llaç me performancë të lartë, me 1 përbërës për aplikim manual ose me spërkatje për punime riparimi të betonit në trashësi të madhe

Sika MonoTop®-627 HP është llaç me bazë çimentoje gati për përdorim, me mpiksje të shpejtë, tkurrje të ulët dhe i përforcuar me mikrofibra të posaçme sintetike për riparime betoni me kërkesa të larta në trashësi të madhe aplikimi manual ose me teknikën e spërkatjes së lëngët, i cili plotëson kërkesat e kategorisë R4 të EN 1504-3.

  • Kategoria R4 sipas EN 1504-3
  • Për trashësi aplikimi midis 15 mm dhe 80 mm me aplikim manual (për shtresë) ose deri në 100mm me spërkatje të lëngët
  • Mpiksje e shpejtë pa tkurrje (reduktim thelbësor i kohëve të punës)
  • Rezistencë e lartë ndaj ngjeshjes në kohë të shkurtër pas mpiksjes
  • Ndërkapje e jashtëzakonshme mbi beton dhe nënshtresa të ndryshme
  • Punueshmëri dhe tiksotropi e shkëlqyer
  • Rezistencë tepër e lartë kundër hyrjes së klorureve dhe sulfateve, për riparime me rezistencë të përmirësuar
  • Testuar në kombinim me sistemet FRP të përforcimit strukturor Sika® Carbodur dhe SikaWrap®
  • Kontribut në qëndrueshmërinë (sustainability) të ndërtesave (pajtueshmëri me modelin EPD) 
Sika MonoTop®-627 HP