Sika MonoTop® Dynamic HP

Llaç me 1 përbërës me performancë të lartë dhe i përforcuar me fibra për riparime strukturore

Sika MonoTop® Dynamic HP është llaç çimentoje me 1 përbërës gati për përdorim, me tiksotropi të lartë dhe veti të balancuara tkurrjeje, i cili përdoret për
punime riparimi me performancë të lartë dhe plotëson kërkesat e kategorisë R4 të EN 1504-3.
Përmban çimento të modifikuar me polimere sintetike, tym silici (silica fume), agregate të përzgjedhura dhe fibra sintetike.

  • Kategoria R4 sipas EN 1504-3
  • Për trashësi aplikimi ndërmjet 5 mm dhe 30 mm me aplikim manual (për shtresë) ose deri në 45mm me aplikim spërkatjeje të lëngët
  • Punueshmëri e mirë dhe tiksotropi e shkëlqyer
  • Riparime me performancë të lartë me sipërfaqe përfundimtare cilësore, reduktim i dukshëm i kohëve të punës
  • Rezistenca të larta mekanike dhe ndërkapje e shkëlqyer
  • Kompensim i jashtëzakonshëm i tkurrjes
  • Ideal për aplikime tavanore
  • Përshkueshmëri ekstremalisht e ulët dhe rezistencë e lartë ndaj karbonimit për riparime me qëndrueshmëri të rritur, ideal për përdorim në zona pranë detit dhe/ose industriale
  • Aplikim i testuar në lëkundje të vazhdueshme (ngarkesë dinamike e drejtpërdrejtë)
Sika MonoTop® Dynamic HP