Sikafloor®-100 Level
Përbërës me çlirime shumë të ulëta, bazë çimentoje, i vetënivelueshëm dhe i përshtatshëm për zona të brendshme. Sikafloor®-100 Level karakterizohet si një përbërës nivelimi me veti të mira aplikimi për ngarkesa mesatare.
- I papërshkueshëm nga adezivët e dispersionit
- I vetënivelueshëm
- Finiturë e lëmuar
- I përshtatshëm për aplikim me sistemet e ngrohjes nën dysheme
- I pompueshëm
- I përshtatshëm për karriget me rrota të zyrave me trashësi shtrese më të madhe se 2 mm sipas EN 12 529
- I modifikuar me polimere
- Transmetim i ulët tensioni tek nënshtresa


Përdorimi
Sikafloor®-100 Level është i përshtatshëm për mbushje, lëmim dhe nivelim të nënshtresave të përshtatshme përpara shtrimit të pllakave qeramike, veshjeve tekstile dhe elastike (vinili, linoleumi) për dyshemetë e zonave të brendshme rezidenciale dhe jo industriale.Avantazhet
- I papërshkueshëm nga adezivët e dispersionit
- I vetënivelueshëm
- Finiturë e lëmuar
- I përshtatshëm për aplikim me sistemet e ngrohjes nën dysheme
- I pompueshëm
- I përshtatshëm për karriget me rrota të zyrave me trashësi shtrese më të madhe se 2 mm sipas EN 12 529
- I modifikuar me polimere
- Transmetim i ulët tensioni tek nënshtresa
Ambalazhi
Thes letre 25 kg
Ngjyra
Gri
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EC 1 PLUS R: lëshime shumë të ulëta, të rregulluara.
MIRATIME / STANDARDE
Përbërës me bazë çimentoje për nivelim CT-C25-F6 sipas EN 13813, deklaratë performance 115050401, dhe mbart markën CE.
Përbërës me bazë çimentoje për nivelim sipas EN 13813, klasifikuar A1/A1fl sipas EN 13501-1, deklaratë performance 115050401, e vlerësuar nga laboratori i njoftuar 1378, dhe mbart markën CE.
Baza kimike
Me bazë çimentoje, i modifikuar me polimere
Jetëgjatësia
6 muaj nga data e prodhimit.
Kushtet e magazinimit
Thasët e hapur duhet të mbyllen menjëherë dhe të përdoren sa më shpejtë të jetë e mundur. Mos magazinoni nën +5 °C.
Rezistenca ndaj ngjeshjes
≥ 25 N/mm2 (28 ditë në 23 °C) | (EN 13892-2) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
≥ 6 N/mm2 (28 ditë në 23°C) | (EN 13892-2) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
~ 6 l ujë për thes 25 kg Sikafloor®-100 Level
Trashësia e shtresës
2–10 mm
Temperatura e mjedisit
+10 °C min. / +30 °C max.
Lagështia relative e ajrit
< 75 %
Temperatura e nënshtresës
+10 °C min. / +30 °C max.
Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa | Prajmer |
Nënshtresa me absorbueshmëri normale si betoni, llaçet e çimentos, llaçet e çimentos me mpiksje të shpejtë | Sikafloor®-01 Primer (1:3) ose |
Nënshtresa sulfati kalciumi (gipsi) | Sikafloor®-03 Primer ose |
Nënshtresa joabsorbuese si ato të lyera me prajmer dhe me mbetje të vjetra adezivësh rezistentë ndaj ujit | Sikafloor®-02 Primer ose Sikafloor®-01 Primer |
Koha e punueshmërisë
~ 30 min. në +20 °C.
Koha e pritjes / mbiveshja
Sikafloor®-100 Level mund të mbulohet me moketë dhe dysheme elastike si:
Trashësia e shtresës | Koha e pritjes |
≤ 3 mm | ~24 orë |
≤ 5 mm | ~48 orë |
≤ 10 mm | ~72 orë |
Të gjitha vlerat jepen me përafërsi dhe janë subjekt i ndryshimeve klimaterike. Vlerat jepen në 20°C dhe 65 % lagështi relative, temperaturë nënshtrese +15°C.
Kur të mbuloni Sikafloor®-100 Level sigurohuni gjithnjë se përmbajtja e lagështisë ka arritur në vlerën e dëshiruar që kërkon produkti me të cilin do të vishet (mbulohet), pasi koha e pritjes do të ndikohet nga trashësia e aplikimit dhe lagështia e mjedisit. (Referohuni në skedën teknike të produktit me të cilin do të bëhet veshja).
Produkti i aplikuar gati për përdorim
Gati për qarkullim këmbësorësh pas ~ 3 orësh.
Konsumimi
~ 1.5 kg/m2/mm
PËRZIERJA
Shtoni Sikafloor®-100 Level tek i uji i ftohtë dhe i pastër në një konteiner të pastër dhe përzieni ~ 2 min për një miksturë homogjene. Rekomandohet përdorimi i një përzierësi me shufër rrotulluese. Pas një periudhe të shkurtër maturimi, përzieni përsëri plotësisht.
Shënim: Mos përzieni Sikafloor®-100 Level me çimento apo produkte të tjera me bazë çimentoje.
APLIKIMI
- Pas përzierjes hidhni përbërësin e nivelimit dhe përhapeni me një mallë të dhembëzuar, krëhër (screed rake) ose nivelues me gjilpëra (pin leveller). Me përdorimin e niveluesit me gjilpëra zakonisht nuk nevojitet ruli me gjemba për të korrigjuar defektet e krijuara nga malla.
- Fugat e skajeve dhe të lëvizjes duhet të sillen në të njëjtin nivel me sipërfaqen e përfunduar dhe duhet të mbrohen nga rrjedhja e përbërësit të nivelimit brenda tyre.
- Në raste të trashësisë më të madhe, kontakti me strukturat vertikale duhet të shmanget duke vendosur në perimetër shirit izolues.
- Punimet e nivelimit duhet të zbatohen në trashësi të mjaftueshme dhe rrafshësi sipërfaqjeje siç përcaktohet nga prodhuesi i pllakave apo dyshemeve përfundimtare.
- Kontakti me tubat metalikë që bartin ujë duhet shmangur (p.sh. mbyllja e depërtimeve të tubacioneve), sepse tubat e çelikut posaçërisht të galvanizuar nuk kanë mbrojtje të mjaftueshme ndaj korrodimit.
- Mbroni shtresat niveluese Sikafloor®-100 Level gjatë maturimit nga temperaturat e larta të ambientit, rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe thatësira.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.