Sika® SealTape S

Shirit i posaçëm për hidroizolim përreth perimetrit dhe fugave në zona me pllaka të lagështa

Sika® SealTape S është një shirit hidroizolues me rrjetë lidhëse të thurur në secilën anë dhe një zonë elastike përhapjeje në mes. Produkti përdoret si përbërës i një sistemi të përbërë izolimi në ndërthurje me membranën hidroizoluese, kollën e pllakave dhe pllakave qeramike për të arritur papërshkueshmërinë nga uji në banjo dhe zonat përreth banjove. 

  • Elasticitet i lartë
  • Hidroizolues
  • Rezistencë kimike
  • Instalim i lehtë
  • Rezistenca termike: -25°C deri në +60°C