Sika MonoTop®-634 HP
Llaç çimentoje me performancë të lartë dhe për shumë përdorime që aplikohet me derdhje për shtrim dyshemesh dhe punime riparimi të betonit, mbushje në trashësi të madhe dhe ankorime
Sika MonoTop®-634 HP është llaç çimentoje me 1 përbërës dhe i përforcuar me fibra (teknologji SCC self-compacting concrete, beton i vetëkompaktueshëm) që aplikohet me derdhje dhe përdoret për shtrim dyshemesh dhe punime riparimi të betonit, mbushje dhe ankorime, i cili plotëson kërkesat e EN 1504-3 (kategoria R4), EN 1540-6 dhe EN 13813 (CT-C50-F7-AR6). Sika MonoTop®-634 HP është llaç çimentoje me rrjedhë të lirë dhe me tkurrje shumë të ulët.
- Përdorim i lehtë, pluhur gati për përzierje; thjesht shtoni ujë
- Konsistencë SCC e adaptueshme (teknologjia Sika® ViscoCrete®), veti të shkëlqyera rrjedhjeje, punueshmëri dhe qëndrueshmëri
- Rezistencë e lartë ndaj abrazionit / konsumimit, kategoria AR6 me metodën BCA
- Pa segregim ose rrjedhje
- Kompensim i jashtëzakonshëm i tkurrjes (në fazë plastike dhe të ngurtësuar)
- Mund të derdhet dhe/ose pompohet
- Për trashësi aplikimi midis 10mm dhe 100mm (pa agregate)
- Në përputhje me standardin EN 1504-3 si llaç riparues (Kategoria R4)
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
- Në përputhje me standardin EN 13813 si llaç për aplikime dyshemeje (CT-C50-F7-AR6)
- Klasifikimi i zjarrit A1