Sika MonoTop®-627 HP
Llaç me performancë të lartë, me 1 përbërës për aplikim manual ose me spërkatje për punime riparimi të betonit në trashësi të madhe
Sika MonoTop®-627 HP është llaç me bazë çimentoje gati për përdorim, me mpiksje të shpejtë, tkurrje të ulët dhe i përforcuar me mikrofibra të posaçme sintetike për riparime betoni me kërkesa të larta në trashësi të madhe aplikimi manual ose me teknikën e spërkatjes së lëngët, i cili plotëson kërkesat e kategorisë R4 të EN 1504-3.
- Kategoria R4 sipas EN 1504-3
- Për trashësi aplikimi midis 15 mm dhe 80 mm me aplikim manual (për shtresë) ose deri në 100mm me spërkatje të lëngët
- Mpiksje e shpejtë pa tkurrje (reduktim thelbësor i kohëve të punës)
- Rezistencë e lartë ndaj ngjeshjes në kohë të shkurtër pas mpiksjes
- Ndërkapje e jashtëzakonshme mbi beton dhe nënshtresa të ndryshme
- Punueshmëri dhe tiksotropi e shkëlqyer
- Rezistencë tepër e lartë kundër hyrjes së klorureve dhe sulfateve, për riparime me rezistencë të përmirësuar
- Testuar në kombinim me sistemet FRP të përforcimit strukturor Sika® Carbodur dhe SikaWrap®
- Kontribut në qëndrueshmërinë (sustainability) të ndërtesave (pajtueshmëri me modelin EPD)
Përdorimi
- Riparime strukturore të elementeve prej betoni me performancë dhe trashësi të madhe
- Aplikim manual (me mallë) dhe me spërkatje
- Riparime me performancë qëndrueshmërie të lartë (infrastruktura, viadukte, beton subjekt i ekspozimit të rëndë mjedisor)
- Ideal për punime riparimi përpara aplikimit të sisteme FRP për përforcim strukturor Sika® Carbodur ose SikaWrap®
- I përshtatshëm për punime restaurimi (Parimi 3, Metoda 3.1 & 3.3, EN 1504-9). Riparimi i betonit të thyer dhe të dëmtuar në ndërtesa, ura, vepra infrastrukturore dhe superstrukturore.
- I përshtatshëm për përforcimin e strukturave (Parimi 4, Metoda 4.4, EN 1504-9). Shtim i kapacitetit bartës të strukturës prej betoni duke hedhur llaç.
- I përshtatshëm për ruajtje dhe rivendosje të pasivitetit (Parimi 7, Metoda 7.1 & 7.2, të EN 1504-9). Shtim i mbulimit me llaç ose beton shtesë ose duke zëvendësuar betonin e kontaminuar apo të karbonuar.
Avantazhet
- Kategoria R4 sipas EN 1504-3
- Për trashësi aplikimi midis 15 mm dhe 80 mm me aplikim manual (për shtresë) ose deri në 100mm me spërkatje të lëngët
- Mpiksje e shpejtë pa tkurrje (reduktim thelbësor i kohëve të punës)
- Rezistencë e lartë ndaj ngjeshjes në kohë të shkurtër pas mpiksjes
- Ndërkapje e jashtëzakonshme mbi beton dhe nënshtresa të ndryshme
- Punueshmëri dhe tiksotropi e shkëlqyer
- Rezistencë tepër e lartë kundër hyrjes së klorureve dhe sulfateve, për riparime me rezistencë të përmirësuar
- Testuar në kombinim me sistemet FRP të përforcimit strukturor Sika® Carbodur dhe SikaWrap®
- Kontribut në qëndrueshmërinë (sustainability) të ndërtesave (pajtueshmëri me modelin EPD)
Ambalazhi
thes 25 kg
Ngjyra
Pluhur gri me fibra
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
Sika MonoTop®-627 HP mbulohet nga Modeli EPD "Llaçe minerale të modifikuara, grupi 1", Numër Deklarimi EPD-FEI-20160017-IBG1-EN
MIRATIME / STANDARDE
Llaç riparimesh CC për riparim strukturor të ndërtesave dhe veprave të inxhinierisë së ndërtimit, Kategoria R4 sipas EN1504-3:2005. Parimet 3, 4 & 7, Metodat 3.1 & 3.3, 4.4, 7.1 & 7.2 sipas EN1504-9:2008. Deklaratë Performance 35471520 dhe mbart markën CE.
Baza kimike
Çimento Portland, agregate të përzgjedhura dhe aditivë
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +35°C. Të mbrohet nga lagështia.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~ 2.15 kg/lt | (EN 1015-6) |
Përmasa maksimale e kokrrizës
~ 4.0 mm
Përmbajtja në jone të tretshme kloruri
≤ 0.05% | (ΕΝ 1015-17) |
Struktura e sistemit
Sika MonoTop®-627 HP është pjesë e serisë së llaçeve Sika që plotëson pjesën përkatëse të Standardit Europian EN 1504 dhe përbëhet nga:
Prajmer / Mbrojtje kundër korrodimit të armaturës | Kërkesat (R4) |
Sika MonoTop®-910 N | Përdorim normal (EN 1504-7) |
SikaTop Armatec®-110 EpoCem® | Kërkesa të larta (EN 1504-7) |
Llaç meremetues | |
Sika MonoTop®-627 HP | Llaç i kategorisë R4 për riparim betoni manualisht & me makineri |
Llaç nivelues | |
Sika MonoTop®-621 Evolution | Izolues poresh & llaç nivelues (EN 1504-2) |
Sikagard®-720 EpoCem® | Kërkesa të larta (EN 1504-3 & EN 1504-2) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë | Kërkesat (R4) |
≥ 20 MPa | ≥ 40 MPa | ≥ 52 MPa | ≥ 45 MPa |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
Rezultatet | Kërkesat |
~ 27.30 GPa | ≥ 20 GPa |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë |
≥ 4 MPa | ≥ 6 MPa | ≥ 8 MPa |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
≥ 2.0 MPa | (ΕΝ 1542) |
Tkurrja / bymimi i kontrolluar
≥ 2.0 MPa | (EN12617-4) |
Aplikim tavanor
≥ 2.0 MPa | (EN 13395-4) |
Reagimi ndaj zjarrit
A1 (Euroclass) |
Rezistenca ndaj sulfateve
Pa disagregim mostre pas 365 ditësh i zhytur në tretësirë sulfat magnezi (MgSO4 63 g/l) | (ASTM |
Absorbueshmëria kapilare
≤ 0.5 kg /m-2h-0.5 | (ΕΝ 13057) |
Hyrja e joneve të klorureve
< 0.02%* * Pas 6 muajsh në thellësi 10 mm | (EN 13396) |
Rezistenca ndaj karbonimit
dk ≤ beton kontrolli (MC (0.45)) | (ΕΝ 13295) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
3.3 - 3.9 lt ujë për thes 25kg
Trashësia e shtresës
15-80 mm aplikim manual; prisni të paktën 10 min. midis veshjeve.
15-100 mm aplikim me spërkatje të lëngët
Temperatura e mjedisit
+5°C min. / +35°C max.
Temperatura e nënshtresës
+5°C min. / +35°C max.
Koha e punueshmërisë
~ 20 min. (+20°C)
Konsumimi
~ 1.80 kg/m2/mm, në varësi të ashpërsisë dhe trashësisë së shtresës së aplikuar
PËRZIERJA
Sika MonoTop®-627 HP mund të përzihet me mikser manual në shpejtësi të ulët (~500 r.p.m.). Hidhni ujin në raportin e saktë të dëshiruar brenda një ene të përshtatshme për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni gradualisht pluhurin tek uji dhe përzieni plotësisht për të paktën 3 min. duke hedhur ujë shtesë (nëse nevojitet) gjatë kohës së përzierjes deri në sasinë maksimale të specifikuar derisa të arrihet konsistenca e kërkuar homogjene pa kokrriza. Për mikse më të mëdha, koha e përzierjes mund të zgjatet (deri në 5 minuta ose sa nevojitet) derisa llaçi të jetë përzierë në mënyrë homogjene pa kokrriza apo mbetje pluhuri të thatë. Për rezultate më të mira përzieni thasë të plotë. 25 kg pluhur Sika MonoTop®-627 HP përzihet me 3.3 - 3.9 lt ujë në varësi të konsistencës së kërkuar.
APLIKIMI
Sika MonoTop®-627 HP mund të aplikohet manualisht me teknika tradicionale ose mekanikisht duke përdorur pajisje spërkatjeje të lëngët.
Përdorim pa prajmer
Lagni paraprakisht të gjithë nënshtresën e përgatitur, rekomandohet 2 orë përpara aplikimit të Sika MonoTop®-627 HP.
Mbani sipërfaqen e lagur dhe mos lejoni të thahet. Përpara aplikimit largoni ujin e tepruar p.sh. me sfungjer të pastër. Sipërfaqja duhet të ketë paraqitje mat të errët dhe pa shkëlqim ose tharje e ngopur e sipërfaqes (saturated surface dry, SSD) dhe poret apo vrimat mbi sipërfaqe nuk duhet të përmbajnë ujë.
Gjatë aplikimit manual, aplikoni në fillim veshjen fillestare duke hedhur me forcë llaçin riparues mbi sipërfaqen e nënshtresës për të formuar një shtresë të hollë dhe për të mbushur poret dhe vrimat e sipërfaqes. Sigurohuni se e gjithë sipërfaqja që do të riparohet është mbuluar nga veshja fillestare.
Aplikoni Sika MonoTop®-627 HP me mallë për riparimet e vogla (riparime betoni, dekorime, skaje shtyllash, etj.) mbi nënshtresën e cila është lagur (siç referohet më sipër), duke ushtruar presion të madh dhe duke ngjeshur llaçin mirë mbi nënshtresë.
Mbushni të gjitha hapësirat prapa shufrave të armimit. Shtresëzimi i shtresave nis nga fundi në krye duke ngjeshur llaçin mirë mbi zonën që do të riparohet.
Për mbulimin e sipërfaqeve të mëdha, aplikimi mund të kryhet me spërkatje të lëngët me makineri standarde spërkatjeje (p.sh. Turbosol, Putzmeister). Gjatë spërkatjes sigurohuni se llaçi mbulon të gjithë sipërfaqen e shufrave të armimit dhe nuk lë hapësirë bosh prapa tyre. Në rast intervalesh ndërprerjeje të punimeve, mos ndaloni makinerinë e spërkatjes për më tepër se 10 min. sidomos në rastet e temperaturave të nxehta. Në këtë rast, vazhdoni me pastrimin e tubacioneve dhe pajisjes.
Përdorim në kombinim me prajmer
Mbi një nënshtresë të përgatitur mirë dhe të ashpërsuar, në përgjithësi nuk kërkohet prajmer, por për këtë produkt rekomandohet gjithmonë. Prajmeri duhet të aplikohet mbi një sipërfaqe paraprakisht të lagur dhe aplikimi vijues i Sika MonoTop®-627 HP duhet bërë i lagësht mbi të lagësht me prajmerin.
Kur kërkohet prajmer (sidomos kur shufrat te armimit kanë nevojë për mbrojtje kundër korrodimit), referohuni tek Informacionet mbi Sistemin për produkte kompatibël Sika dhe referohuni tek skeda teknike përkatëse për udhëzime.
Mbrojtja kundër korrodimit të armaturës:
Aty ku kërkohet veshje për përforcimin (p.sh. Sika MonoTop®-910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek Informacionet mbi Sistemin dhe tek skeda teknike përkatëse për informacione më të detajuara. Në përgjithësi, aplikoni llaçin për mbrojtje kundër korrodimit në dy shtresa duke përdorur teknikën me 2 furça ose pistoletë me hinkë mbi armaturën (një shtresë me trashësi ~1mm). Aplikoni shtresën e parë mbi armaturën e ekspozuar. Prisni derisa shtresa e parë të jetë e fortë në prekje me thoin e gishtit në mënyrë që të mos fshihet gjatë aplikimit të shtresës së dytë. Aplikoni shtresën e dytë mbi armaturën e veshur dhe mbi nënshtresën rrethuese të betonit që do të riparohet. Aplikoni Sika MonoTop®-627 HP kur shtresa e dytë e shtresës mbrojtëse kundër korrodimit është ende e lagësht (e lagësht mbi të lagësht).
Shtresëzimi:
Trashësia e shtresës së aplikuar duhet të jetë midis 1.5 dhe 8.0 cm për aplikimet manuale. Mund të arrihen trashësi më të mëdha ose me spërkatje të lëngët ose me shtresëzim manual të shtresave vijuese. Shtresa e parë duhet të ngurtësohet dhe duhet të përfundojë reaksioni ekzotermik i materialit (~10-15 minuta sipas temperaturës së ambientit). Shtresa e 1-rë duhet të fillojë të mpikset dhe të jetë në temperaturë ambienti përpara aplikimit të shtresës së dytë.
Mos niveloni shtresën e parë përpara aplikimit të shtresës së dytë. Shtresa e parë duhet të pastrohet me ujë në presion të ulët ose ajër të kompresuar përpara aplikimit të shtresave vijuese të llaçit.
Përfundimi:
Sipërfaqja mund të finirohet sipas kërkesave me mistri suvatimi ndërsa është e lagësht ose me mallë sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet.
METODA E MATURIMIT
Mbroni llaçin e freskët të aplikuar nga dehidratimi i hershëm dhe/ose tharja e parakohshme duke përdorur metodat përkatesë të trajtimit (të paktën për 24 orë), p.sh. përbërës trajtimi si Sika® Antisol® ose Sikafloor® Proseal sapo të ketë avulluar uji mbi sipërfaqe. Përdorni mbulesa të përshtatshme trajtimi si jutë dhe ujë, fleta plastike ose membrana të tjera të përshtatshme.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga veglat dhe pajisja e aplikimit mund të bëhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.