SikaHyflex®-250 Facade
Izolues profesional me performancë të lartë për fugat e betonit, muret dhe sistemet e termoizolimit të jashtëm
SikaHyflex®-250 Facade është izolues për fugat, elastik, me 1 përbërës që thahet me lagështinë dhe me modul të ulët elasticiteti.
- Rezistencë shumë e mirë ndaj ndikimeve të motit
- Aftësi lëvizjeje +100 / −50% (ASTM C 719)
- Tharje pa flluska
- Sforcim i ulët tek nënshtresa
- Punueshmëri shumë e mirë
- Ndërkapje e mirë mbi shumë nënshtresa të ndryshme
- Pa tretës
- Çlirime shumë të ulëta
Përdorimi
SikaHyflex®-250 Facade është krijuar për izolim elastik të fugave dhe hidroizolimit të fugave të lëvizjes dhe ndërtimit të mbulesës së ndërtesave. Për shkak të modulit të ulët të tij, SikaHyflex®-250 Facade është gjithashtu i përshtatshëm për sistemet e termoizolimit të jashtëm.Avantazhet
- Rezistencë shumë e mirë ndaj ndikimeve të motit
- Aftësi lëvizjeje +100 / −50% (ASTM C 719)
- Tharje pa flluska
- Sforcim i ulët tek nënshtresa
- Punueshmëri shumë e mirë
- Ndërkapje e mirë mbi shumë nënshtresa të ndryshme
- Pa tretës
- Çlirime shumë të ulëta
Ambalazhi
tubetë 300 ml, 12 copë/ kuti
sallam 600 ml, 20 copë/ kuti
Ngjyra
E bardhë, gri.
Ngjyra të tjera me porosi.
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EMICODE EC1PLUS R
- LEED v4 EQc 2: Materiale me çlirime të ulëta
MIRATIME / STANDARDE
- EN 15651-1 F EXT-INT CC 25 LM
- ISO 11600 F 25 LM
- DIN 18540 F
- ASTM C 920, kategoria 100/50
Baza kimike
poliuretan i teknologjisë i-Cure®
Jetëgjatësia
SikaHyflex®-250 Facade ka jetëgjatësi prej 15 muajsh nga data e prodhimit, nëse ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të mbyllur dhe nëse plotësohen kushtet e magazinimit.
Kushtet e magazinimit
SikaHyflex®-250 Facade duhet të ruhet në kushte të thata, i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe në temperatura midis +5°C dhe +25°C.
Dendësia
~1.35 kg/l | (ISO 1183-1) |
Fortësia Shore A
~20 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Moduli i shformimit elastik
~0.30 N/mm2 në 100% zgjatim (23 °C) | (ISO 8339) |
~0.60 N/mm2 në 100% zgjatim (−20 °C) |
Risjellja elastike
~80% | (ISO 7389) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~5.0 N/mm | (ISO 34) |
Aftësia për lëvizje
± 25% | (ISO 9047) |
+100 / −50% | (ASTM C 719) |
Rezistenca ndaj vjetrimit nga tensioni mjedisor
10 | (ISO / DIS 19862) |
Temperatura e funksionimit
−40 °C deri në +70 °C
Projektimi i fugës
Gjerësia e fugës duhet të projektohet që të përshtatet me lëvizjen e kërkuar të fugës dhe aftësisë së izoluesit për lëvizje. Gjerësia e fugës duhet të jetë ≥ 10 mm dhe ≤ 50 mm. Duhet të ruhet një raport thellësie prej 2:1 (për përjashtimet, shihni tabelën më poshtë).
Gjerësitë standarde të fugave për fuga ndërmjet elementeve të betonit :
Gjatësia e fugës [m] | Gjerësia min. e fugës [mm] | Thellësia min. e fugës [mm] |
2 | 10 | 10 |
4 | 15 | 10 |
6 | 20 | 10 |
8 | 30 | 15 |
10 | 35 | 17 |
Të gjitha fugat duhet të projektohen dhe të dimensionohen saktë në përputhje me standardet përkatëse, përpara krijimit të tyre. Baza për llogaritjen e gjerësive të nevojshme të fugave është lloji i strukturës dhe përmasat e saj, vlerat teknike të materialeve të bashkëngjitura të ndërtimit dhe materiali i izolimit të fugave, si dhe gjithashtu ekspozimi specifik i ndërtesës dhe fugave.
Për fuga më të gjera, ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Aplikimi
Material mbështetjeje
Përdorni kordona prej shkume polietileni.
Rrjedha e varjes
0 mm (profil 20 mm, 50 °C) | (ISO 7390) |
Temperatura e mjedisit
+5 °C deri në +40 °C
Temperatura e nënshtresës
+5 °C deri në +40 °C, min. 3 °C mbi temperaturën e pikës së vesës
Ritmi i maturimit
~3 mm/24 orë (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~70 minuta (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Koha e përpunimit mekanik
~65 minuta (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 019-2) |
Konsumimi
Gjatësi fuge [m] për sallam 600 ml | Gjerësi fuge [mm] | Thellësi fuge [mm] |
6 | 10 | 10 |
4 | 15 | 10 |
3 | 20 | 10 |
2 | 25 | 12 |
1.3 | 30 | 15 |
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vajra, graso, pluhur dhe grimca apo materiale të lira. SikaHyflex®-250 Facade ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje optimale dhe aplikime kritike me performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fuga me sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani të përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metalet e veshura me pluhur apo pllakat me glazurë duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 15 minutash (< 6 orë).
Metale të tjera si bakri, bronzi dhe titanium-zinku, duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Pas kohës së nevojshme të tharjes, përdorni një furçë për të aplikuar Sika® Primer-3 N dhe lejoni kohë shtesë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara izolimit të fugave.
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me prajmerin Sika®Primer -3 N duke përdorur furçë. Përpara izolimit, lejoni kohë tharjeje > 30 minuta (< 8 orë).
Për këshilla dhe udhëzime të detajuara ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të nënshtresës dhe as nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208 dhe/ose Sika® Cleaning Wipes-100. Pas tharjes, materiali i mbetur mund të hiqet vetëm mekanikisht.