Sika MonoTop®-112 MultiUse Repair
Llaç për riparimin e betonit
Sika MonoTop®-112 MultiUse Repair është një llaç prej 1 përbërësi, gati për përdorim dhe tiksotropik, me bazë lidhësi (binder) çimentoje dhe agregate të përzgjedhura që përmban mikrofibra sintetike për riparimin e betonit.
- Aplikim i thjesht, edhe horizontalisht
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit si betoni, guri, tullat, çeliku
- Përzierje e lehtë, thjesht shtoni ujë
- Veti mekanike të mira
Përdorimi
- Restaurim dhe riparim i elementeve prej betoni (kolona, skaje ballkonesh)
- Rinxjerrje në sipërfaqe të zonave të dëmtuara mbi sipërfaqe vertikale dhe horizontale betoni
- Riprofilizim i sipërfaqeve prej betoni
Avantazhet
- Aplikim i thjesht, edhe horizontalisht
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit si betoni, guri, tullat, çeliku
- Përzierje e lehtë, thjesht shtoni ujë
- Veti mekanike të mira
Ambalazhi
Qese alumini 5 kg në kuti kartoni që përmban 4 copë
Ngjyra
Pluhur gri
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Llaç riparues për riparime strukturore dhe jostrukturore të betonit sipas EN 1504-3:2005, Deklaratë Performance 69245044, certifikuar nga organi i njoftuar i certifikimit të kontrollit të prodhimit në fabrikë 0546, certifikatë pajtueshmërie të kontrollit të prodhimit në fabrikë 18774 dhe mbart markën CE.
Baza kimike
Binder çimentoje dhe agregate të përzgjedhura, mikrofibra sintetike dhe aditivë të posaçëm
Jetëgjatësia
18 muaj
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin e padëmtuar, origjinal dhe të mbyllur në kushte të thata dhe të freskëta.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~2.05 kg/l
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: 2.5 mm
Përmbajtja në jone të tretshme kloruri
≤ 0.05% | (EN 1015-17) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
~50 MPa pas 28 ditësh | (EN 12190) |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
~15.7 GPa | (EN 13412) |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
~2 MPa | (EN 1542) |
Kompatibiliteti termik
~2 MPa (Pjesa 1- Ngrirje-Shkrirje) | (EN 13687-1) |
Reagimi ndaj zjarrit
Euroclass A1 | (EN 13501-1) |
Absorbueshmëria kapilare
≤ 0.5 kg.m-2.h-0.5 | (EN 13057) |
Rezistenca ndaj karbonimit
dk ≤ beton kontrolli (MC (0.45)) | (EN 13295) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
0.7–0.84 litra uji për 5 kg pluhuri.
14 % – 16 % litra uji për peshë pluhuri.
Trashësia e shtresës
5 mm min. / 25 mm max.
Për trashësi më të mëdha thjesht shtoni përsipër më shumë shtresa sapo e mëparshmja të jetë ngurtësuar.
Temperatura e mjedisit
+5 °C minimum / +35 °C maximum
Temperatura e nënshtresës
+5 °C minimum / +35 °C maximum
Koha e punueshmërisë
~60 minuta në +23 °C
Konsumimi
Varet nga ashpërsia e nënshtresës dhe trashësia e shtresës së aplikuar. Sa për udhëzim, ~1,8 kg/m2 për cm trashësie për m2.
Rendimenti
5 kg pluhuri prodhon afërsisht 2.83 litra llaç.
PËRZIERJA
Sika MonoTop®-112 MultiUse Repair mund të përzihet me një përzierës manual elektrik. Në sasi të vogël, produkti mund të përzihet edhe manualisht.
Hidhni sasinë e rekomanduar të ujit në një konteiner të përshtatshëm për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni pluhurin tek uji dhe përzieni plotësisht për të paktën 3 minuta. Hidhni ujë shtesë gjatë kësaj kohe nëse nevojitet deri në sasinë maksimale të specifikuar dhe adaptojeni sipas konsistencës së kërkuar.
APLIKIMI
Lagni paraprakisht nënshtresën e përgatitur. Ruani sipërfaqen të lagësht dhe mos e lejoni të thahet. Përpara aplikimit, hiqni ujin e tepruar, p.sh. me një sfungjer të pastër. Sipërfaqja duhet të ketë pamje të errët mat pa shkëlqim dhe poret sipërfaqësore nuk duhet të përmbajnë ujë.
Për punime të vogla restaurimi si riparimi i strukturave prej betoni, dekorimi i ballkoneve, anët e shtyllave Sika MonoTop®-112 MultiUse Repair mund të aplikohet me mallë. Fillimisht shtroni një shtresë të parë duke hedhur me forcë llaçin riparues mbi nënshtresë për të formuar një shtresë të hollë. Ndërtojini shtresat nga fundi në krye duke ngjeshur llaçin mirë mbi zonën që do të bëhet riparimi.
Sipërfaqja mund të finirohet me një mallë me sfungjer, disa minuta pas aplikimit, sapo llaçi ka filluar të ngurtësohet.
METODA E MATURIMIT
Mbroni menjëherë llaçin e freskët nga tharja e parakoshme duke përdorur metodë të përshtatshme tharjeje, p.sh. përbërës trajtimi, membranë gjeotekstile lagështie, fletë polietileni, etj.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.