Sika MonoTop® Dynamic HP mund të aplikohet manualisht ose me teknika tradicionale ose mekanikisht duke përdorur një pajisje për spërkatje të lëngshme.
Përdorim pa prajmer:
Lagni paraprakisht të gjithë nënshtresën e përgatitur, rekomandohet 2 orë përpara aplikimit të Sika MonoTop® Dynamic HP.
Mbajeni sipërfaqen të lagësht dhe mos lejoni që të thahet. Përpara aplikimit largoni ujin e tepërt p.sh me një sfungjer të pastër. Sipërfaqja duhet të ketë pamje të errët dhe mat ose tharje të ngopur të sipërfaqes (saturated surface dry, SSD) dhe poret nuk duhet të përmbajnë ujë.
Kur aplikoni manualisht, aplikoni shtresën e parë duke hedhur me forcë llaçin për riparim mbi nënshtresë për të formuar një shtresë të hollë dhe për të mbushur poret apo vrimat mbi sipërfaqe. Sigurohuni se e gjithë sipërfaqja që do të riparohet është mbuluar nga shtresa fillestare.
Aplikoni Sika MonoTop® Dynamic HP me mallë për riparime të vogla (riparime betoni, dekorime, skaje kolonash, etj.) tek nënshtresa që është lagur (siç referohet më sipër), duke ushtruar shumë presion dhe duke ngjeshur mirë llaçin tek nënshtresa. Mbushni të gjitha boshllëqet prapa shufrave të armaturës. Ndërtoni shtresat nga fundi në krye duke shtypur llaçin fort mbi zonën ku do të bëhet riparimi.
Për mbulimin e sipërfaqeve të mëdha, aplikimi mund të kryhet gjithashtu me spërkatje të lëngshme me makineri standarde spërkatjeje (p.sh. Turbosol, Putzmeister). Gjatë spërkatjes sigurohuni se llaçi mbulon të gjithë perimetrin e shufrave të armimit duke mos lënë hapësira në pjesën e pasme të shufrave.
Përdorim në kombinim me prajmer:
Mbi një nënshtresë të mirëpërgatitur dhe të ashpërsuar, në përgjithësi nuk kërkohet prajmer për këtë produkt, por është gjithnjë e rekomanduar. Prajmeri duhet të aplikohet mbi një nënshtresë paraprakisht të lagur dhe aplikimi i rradhës i Sika MonoTop® Dynamic HP duhet të bëhet i lagësht mbi të lagësht me prajmerin.
Kur kërkohet përdorim prajmeri (sidomos kur shufrat e armimit kanë nevojë për trajtim korrodimi), referohuni tek Informacionet mbi Sistemin për produkte Sika kompatibël dhe tek skeda teknike për udhëzime.
Mbrojtje kundër korrodimit të armaturës:
Aty ku kërkohet veshje për armaturën (p.sh. Sika MonoTop®-910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek Informacionet mbi sistemin dhe në skedën teknike përkatëse për më shumë informacione të detajuara.
Në përgjithësi, aplikoni llaçin për mbrojtje kundër korrodimit të armaturës në dy shtresa duke përdorur teknikën e dy furçave ose pistoletë me hinkë mbi armaturën (një shtresë me afërsisht 1mm trashësi). Aplikoni shtresën e parë mbi armaturën e ekspozuar. Pritni derisa shtresa e parë të jetë e fortë në prekje me thoin e gishtit, që të mos fshihet gjatë aplikimit të shtresës së dytë. Aplikoni një shtresë të dytë mbi armaturën e veshur dhe mbi betonin rrethues që do të riparohet. Aplikoni Sika MonoTop® Dynamic HP kur shtresa e dytë e mbrojtjes kundër korrodimit të armaturës është ende e lagësht (i lagësht mbi të lagësht).
Ndërtimi i shtresave (shtresëzimi):
Trashësia e aplikimit duhet të jetë ndërmjet 0.5 dhe 3.0 cm për aplikimet manuale. Trashësitë më të mëdha mund të arrihen me spërkatje të lëngët ose manualisht me shtresa të njëpasnjëshme. Shtresa e parë duhet të ngurtësohet dhe reaksioni ekzotermik i materialit duhet të përfundojë. Shtresa e parë duhet të jetë mpiksur dhe të jetë në temperaturë ambienti përpara aplikimit të shtresës së dytë.
Mos lëmoni shtresën e parë përpara aplikimit të shtresës së dytë. Shtresa e parë duhet të pastrohet me ujë në presion të ulët ose ajër të kompresuar përpara aplikimit të shtresave pasuese të llaçit.
Finitura:
Sipërfaqja mund të përfundohet sipas kërkesave me mallë të sheshtë ose për suvatim ndërsa është e lagësht, ose me një mistri suvatimi sapo llaçi të nisë të ngurtësohet. Mos punoni mbi sipërfaqen e finiruar.