Gjatë punimeve të instalimeve apo ndërtimit, ka gjithmonë hapësira të gjera, fuga dhe depërtime – shumica e të cilave nuk janë të dukshme gjatë jetës sonë të përditshme, pasi zakonisht janë të mbuluara. Shpesh herë, këto hapësira ekzistojnë ndërmjet kasave të dyerve apo dritareve dhe murit rrethues, ose tek zona përreth depërtimit të një kanali, për shembull. Për të mbushur këto zgavra në mënyrë të përhershme, është e rëndësishme që ti mbushni ato me një izolues cilësor për të mbajtur fugën të mirëizoluar, sidomos ndaj transferimit akustik apo termik. Izoluesit me shkumë të zgjerueshme punojnë me shpejtësi, përdoren me lehtësi dhe izolojnë edhe hapësirat me formë jo të zakonshme.
Zgjidhjet nga Sika për izolim fugash me shkumë të zgjerueshme
Ne ofrojmë gamën e plotë të Sika Boom®, shkuma të zgjerueshme me cilësi të lartë të krijuara për fusha të ndryshme aplikimi. Përdoreni për të fiksuar, mbushur dhe izoluar kundër zhurmës, të ftohtit dhe rrymave të ajrit, pasi ka veti të mira izolimi dhe është efikas për amortizimin e zhurmave.
Sika Boom® aplikohet me lehtësi me pipëzen e ambalazhit ose pistoletë. Formulimi i tij lejon rendiment të lartë, duke dhënë një vëllim të madh shkume të tharë për kanaçe duke kursyer kohë gjatë aplikimit. Ka rezistencë ndaj vjetrimit dhe ngjitet mirë mbi shumicën e zakonshme të materialeve të ndërtimit.
Përdorimet kryesore të izoluesve Sika me shkumë të zgjerueshme
• Izolim akustik dhe termik
• Mbushje e fugave të ndërtimit (p.sh. përreth kasave të dyerve dhe dritareve)
• Mbushje të hyrjes së tubave dhe kanaleve
• Ngjitje të paneleve izolues