Polimeret e përforcuara me fibra (CFRP) përdoren për sistemet e besueshme dhe me performancë të lartë të përforcimit strukturor. Zgjidhjet me bazë CFRP përbëhen nga petëza dhe kordona CFRP, së bashku me ngjitësit me bazë rrëshire epokside. Këto sisteme përdoren gjerësisht për përforcim ndaj përkuljes të ndërtesave me ngarkesa dinamike dhe statike dhe struktura të tjera si urat, trarët, tavanet dhe muret, duke ofruar një qëndrueshmëri afatgjatë të shkëlqyer gjatë kohës së shërbimit.
Sistemet Sika të përforcimit strukturor me bazë CFRP kanë shumë avantazhe
• Testuar për qëndrueshmëri nën shumë kushte kërkuese për të siguruar performancë afatgjatë në aplikime dhe mjedise të ndryshme.
• Instalim i shpejtë, duke siguruar kohë minimale mosveprimi - pa punë shtesë për përgatitjen e petëzës dhe vetëm 1 produkt për mbushjen e sipërfaqes, lyerje me prajmer dhe ngjitje.
• Pa ndikim në estetikë, për shkak të aplikimit në pjesën e jashtme dhe montimit pranë sipërfaqes (near surface mounted, NSM).
• Sistemi Sika® CarboDur® disponohet me profile (drejtkëndore ose të rrumbullakëta) dhe përmasa të ndryshme për t’ u përshtatur me kërkesat e projektit. Aplikimi është i mundur mbi nënshtresa të rrafshëta dhe të harkuara.
• Kapaciteti i trarëve prej betoni kundër shkarjes (shkëputjes) mund të shtohet me sistemin Sika CarboShear - instalimi është i shpejtë dhe i thjeshtë, sigurohet ankorim i shkëlqyer dhe nuk kërkohet shpim.