Sikasil® C
Izolues silikoni acetoksid për aplikime sanitare dhe në ndërtim
Sikasil® C izolues prej 1 përbërësi, jo korrodues dhe shumë përdorimesh për aplikime në mjedise të brendshme e të jashtme.
- Me pak erë
- Jo korrodues
- Elasticitet dhe fleksibilitet i lartë
- Rezistencë afatgjatë ndaj kërpudhave dhe mykut
- Rezistencë shumë e mirë ndaj rrezeve UV dhe kushteve të motit
- Ndërkapje pa prajmer mbi shumë lloje nënshtresash
Përdorimi
Sikasil® C është krijuar për xhamat dhe fugat e lidhjes. Sikasil® C ngjitet mirë mbi metale, beton, sipërfaqet e lyera, drurin, plastikën, polikarbonatet, pllakat qeramike dhe është i përshtatshëm për shumë aplikime sanitare.Avantazhet
- Me pak erë
- Jo korrodues
- Elasticitet dhe fleksibilitet i lartë
- Rezistencë afatgjatë ndaj kërpudhave dhe mykut
- Rezistencë shumë e mirë ndaj rrezeve UV dhe kushteve të motit
- Ndërkapje pa prajmer mbi shumë lloje nënshtresash
Ambalazhi
tubeta 300 ml, 12 tubeta/ kuti
Ngjyra
Transparent
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- ISO 11600 F 25 LM
- ISO 11600 G 25 LM
- EN 15651-1 F EXT-INT CC
- EN 15651-2 G CC
- EN 15651-3 S
Baza kimike
Silikon acetoksid
Jetëgjatësia
Sikasil® C ka jetëgjatësi prej 15 muajsh nga data e prodhimit, nëse ruhet saktë në ambalazhin origjinal, të padëmtuar, të mbyllur dhe nëse plotësohen kushtet e magazinimit.
Kushtet e magazinimit
Sikasil® C duhet të ruhet në kushte të thata, i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe në temperatura midis +5 °C dhe +25 °C.
Dendësia
~ 1.00 kg/l | (ISO 1183-1) |
Fortësia Shore A
~ 20 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
1.6 N/mm2 | (ISO 8339) |
Moduli i shformimit elastik
0.35 N/mm2 në zgjatim 100% (23 °C) | (ISO 8339) |
Risjellja elastike
> 70% | (ISO 7389) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~ 3.1 N/mm | (ISO 34) |
Aftësia për lëvizje
± 25% | (ISO 9047) |
Temperatura e funksionimit
−40 °C deri në +150 °C
Projektimi i fugës
Gjerësia e fugës duhet të projektohet për t' u përshtatur me lëvizjen e kërkuar të fugës dhe kapacitetin e izoluesit për lëvizje. Për fuga me gjerësi ≥ 10 mm dhe ≤ 20 mm, rekomandohet një thellësi fuge prej 10 mm.
Për fuga më të gjera ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Aplikimi
Rrjedha e varjes
Afërsisht < 1 mm (profil 20 mm, 23 °C) | (ISO 7390) |
Temperatura e mjedisit
+5 °C deri në +40 °C, min. 3 °C mbi temperaturën e pikës së vesës
Temperatura e nënshtresës
+5 °C deri në +40 °C
Ritmi i maturimit
~ 3.5 mm/24 orë (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~ 35 minuta (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Konsumimi
Gjatësia e fugës [m] për 300 ml | Gjerësia e fugës [mm] | Thellësia e fugës [mm] |
3.0 | 10 | 10 |
2.0 | 15 | 10 |
1.5 | 20 | 10 |
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vajra, graso, pluhur dhe grimca apo materiale të lira. Boja, korja e çimentos dhe kontaminues të tjerë duhet të hiqen. Sikasil® C ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje optimale dhe aplikime kritike me performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fuga me sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani të përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak:
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metale të veshura me pluhur apo pllakat me glazurë duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Përpara izolimit, lini kohë tharjeje prej > 15 minutash (< 6 orë).
Metale të tjera si bakri, bronzi dhe titanium-zinku, duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Pas kohës së nevojshme të tharjes, përdorni një furçë për të aplikuar Sika® Primer-3 N dhe lini kohë shtesë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara izolimit të fugave.
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Përpara izolimit, lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Qelqi duhet të pastrohet me alkool izopropil përpara aplikimit.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të nënshtresës dhe as nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.
Për këshilla dhe udhëzime më të detajuara ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208 dhe/ose Sika® TopClean T. Sapo të jetë tharë, materiali i mbetur mund të hiqet vetëm mekanikisht.