SikaCeram® StarGrout
Bojak epoksid me 2 përbërës për fuga me gjerësi 1-15 mm
SikaCeram® StarGrout është bojak me 2 përbërës dhe me bazë rrëshire epokside që ofron një sipërfaqe të lëmuar dhe të shkëlqyeshme në ngjyra të ndryshme. Është ideal për aplikime në zona ku kërkohet pastërti e përkryer. Si bojak, kategoria RG sipas EN 13888. Si kollë pllakash, kategoria R2 T sipas EN 12004.
- Rezistencë kimike e mirë
- Punueshmëri e shkëlqyer: aplikim dhe pastrim i lehtë
- I fortë
- Absorbueshmëri shumë e ulët uji
- Rezistencë ndaj njollave
- Kundër ngricës
- Shmang krijimin e mykut
- Rezistencë ndaj abrazionit
Përdorimi
SikaCeram® StarGrout është i përshtatshëm për ngjitjen e llojeve të mëposhtme të pllakave:- Pllaka qeramike
- Mozaik qeramik, qelqi, mermeri, druri
- Mermerë dhe gurë të tjerë natyrorë
- Nënshtresa gipsi ose me bazë çimentoje
- Bojra të vjetra
- Pllaka të vjetra
- Hekur
- Plastik i përforcuar me fibra qelqi
- Pishina (përfshirë pishinat me ujë deti), pishina termale, banja turke, banja private dhe publike
- Kuzhina
- Baxho, fabrikë lëkurash, fabrika letre, laboratorë të të gjitha llojeve, thertore, kuzhina profesionale, etj.
Avantazhet
- Rezistencë kimike e mirë
- Punueshmëri e shkëlqyer: aplikim dhe pastrim i lehtë
- I fortë
- Absorbueshmëri shumë e ulët uji
- Rezistencë ndaj njollave
- Kundër ngricës
- Shmang krijimin e mykut
- Rezistencë ndaj abrazionit
Ambalazhi
Kovë plastike 3 kg (A+B).
Ngjyra
Përbërësi A | Pastë e dendur me ngjyrë |
Përbërësi B | Lëng viskoz |
Disponohet në 10 ngjyra
White | Light grey | Manhattan | Ash |
Anthracite | Jasmine | Beige | Caramel |
Dark brown | Total black |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Kollë rrëshire me performancë të përmirësuar me rrëshqitje të reduktuar, kategoria R2T sipas EN12004:2007. Deklaratë Performance nr. 50124663 vlerësuar nga laboratori i njoftuar 1599 dhe mbart markën CE.
Testime pajtueshmërie për kategorinë RG në përputhje me EN 13888.
Baza kimike
Rrëshirë epokside, agregate kuarci dhe aditivë specifikë.
Jetëgjatësia
24 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Në vend të thatë, në temperatura midis 10°C dhe 30°C, në ambalazhin origjinal dhe të padëmtuar.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~1.7 kg/l
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: 0.2 mm
Rezistenca ndaj abrazionit
≤ 250 mm3 | (EN 12808-2) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
Pas magazinimit në kushte të thata | ≥ 45 N/mm2 |
Pas cikleve ngrirje-shkrirje | ≥ 45 N/mm2 |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
Pas magazinimit në kushte të thata | ≥ 30 N/mm2 |
Pas cikleve ngrirje-shkrirje | ≥ 30 N/mm2 |
Tkurrja
≤ 2 mm/m | (EN 12808-4) |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
Fillestare | ≥ 3.0 N/mm2 |
Zhytje në ujë | ≥ 2.0 N/mm2 |
Shok termik | ≥ 2.0 N/mm2 |
Të gjitha të dhënat janë mbledhur nga raporte testimesh të lëshuara nga laboratori Modena Centro Prove, Organ i Njoftuar nr. 1599.
Rezistenca kimike
Rezistencë ndaj shumë kimikateve. Kontaktoni me shërbimin teknik të Sika-s për informacione specifike.
Përthithja e ujit
Pas 240 min | ≤ 0.1 g |
Rezistenca ndaj rrëshqitjes
≤ 0.5 mm | (EN 1308) |
Temperatura e funksionimit
-20 °C min. / +100 °C max.
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përb. A : Përb. B = 94 : 6
Temperatura e mjedisit
+10 °C min. / +30 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+10 °C min. / +30 °C max.
Koha e punueshmërisë
~45 min
Koha e pritjes
Përpara mbushjes së fugave në: | Koha e pritjes |
Pllaka dyshemeje të ngjitura me kollë me mpiksje normale | 24-36 orë |
Pllaka dyshemeje të ngjitura me kollë me mpiksje të shpejtë | 4-6 orë |
Pllaka dyshemeje të ngjitura me metodën tradicionale (llaç në trashësi të madhe) | 8-10 ditë |
Pllaka muri të ngjitura me kollë me mpiksje normale | 4-6 orë |
Pllaka mbi mur të vendosura me kollë që mpikset shpejtë | 2 orë |
Produkti i aplikuar gati për përdorim
Përdorimi | Koha e pritjes |
Qarkullim këmbësorësh | 24-36 orë |
Trafik i plotë | ~7 ditë |
Zhytje në ujë | ~7 ditë |
Vlera të përftuara në kushte laboratorike: 23°C ± 2°C, lagështi relative 50 % ± 5 %. Temperaturat më të larta reduktojnë kohët e treguara, ndërsa temperaturat e ulëta i zgjasin.
Konsumimi
Si kollë pllakash
Konsumimi varet nga profili i sipërfaqes dhe ashpërsia e nënshtresës, si dhe gjithashtu nga teknika e aplikimit (përhapje e kollës mbi nënshtresë ose edhe në pjesën e pasme të pllakës).
Si udhëzues, konsumimi me përafërsi jepet në tabelën e mëposhtme:
Madhësia e pllakës | Madhësia e mallës krëhër | Konsumimi |
Të vogla | 6 mm | ~2 kg/m2 |
Mesatare | 8 mm | ~2.5 kg/m2 |
Të mëdha | 10 mm | ~3 kg/m2 |
Si bojak pllakash
Konsumimi varet nga profili i sipërfaqes dhe ashpërsia e nënshtresës, si dhe gjithashtu nga madhësia e pllakave dhe fugave midis tyre. Si udhëzues, konsumimi me përafërsi jepet në tabelën e mëposhtme, shprehur në g/m2.
Përmasat e pllakës (cm) | 1 mm | 5 mm | 10 mm | 15 mm |
Mozaik qelqi | 519 | |||
5 × 5 × 0.4 | 264 | 1180 | 2078 | 2 776 |
10 × 10 × 0.6 | 201 | 948 | 1770 | 2 487 |
15 × 15 × 0.9 | 202 | 971 | 1853 | 2 655 |
20 × 20 × 0.9 | 152 | 737 | 1422 | 2 060 |
30 × 30 × 1 | 113 | 553 | 1079 | 1 580 |
30 × 60 × 1 | 85 | 417 | 818 | 1 204 |
50 × 50 × 1 | 68 | 335 | 660 | 976 |
60 × 120 × 1.1 | 47 | 231 | 459 | 681 |
Konsumimi mund të përllogaritet gjithashtu me formulën e mëposhtme:
S x [ (a+b+l)/(a+l)(b+l) ] x l x h x d x 10 000
S = sipërfaqja e plotë (m2) | h = trashësia e pllakës (cm) |
a, b = përmasat e pllakës (cm) | d = dendësia e llaçit të freskët (kg/l) |
l = përmasa e fugës (cm) |
PËRZIERJA
SikaCeram® StarGrout është produkt reaktiv. Kjo do të thotë se mpikset nëpërmjet reaksionit kimik ndërmjet 2 përbërësve A dhe B. Prandaj dhe është thelbësore të sigurohet se këta 2 përbërës janë përzierë në mënyrë të njëtrajtshme në raportin e saktë të përzierjes.
Hidhni të gjithë forcuesin (Përb. B) brenda enës me pastë (Përb. A) dhe përzieni me një mikser elektrik me spirale në shpejtësi të ulët (~500 rpm.). Përzieni plotësisht derisa materiali të jetë plotësisht homogjen dhe pa kokrriza. Miksi përfundimtar ka konsistencë shumë kremoze, ngjyrë të njëtrajtshme si dhe aplikohet dhe përhapet me lehtësi.
Për aplikimet ku sipërfaqja përfundimtare duhet të ketë glitter (varak), shtoni varakun tek miksi përfundimtar i pastës dhe përzieni derisa të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme.
APLIKIMI
Bojak pllakash
- SikaCeram® StarGrout aplikohet me shpatull gome ose shpatull duke u kujdesur se fugat janë mbushur në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë gjatësinë, thellësinë dhe gjerësinë e tyre.
- Në vazhdim, duke përdorur të njëjtën vegël por në pozicion vertikal, hiqni tepricën nga pllakat.
- Kur produkti është mpiksur, është e mundur të fillojë pastrimi. Shtrydhni sfungjerin e zhytur në ujë mbi sipërfaqen që është mbushur me bojak dhe kryeni lëvizje rrethore që produkti të emulsifikohet, duke u kujdesur për të mos dëmtuar fugën.
- Shpëlani shpesh sfungjerin me ujë të freskët gjatë pastrimit.
- Pas pastrimit, kontrolloni me kujdes nëse pllakat janë plotësisht pa asnjë gjurmë bojaku. Pas tharjes, produkti mund të hiqet vetëm mekanikisht.
Kollë pllakash
- SikaCeram® StarGrout aplikohet me mallë krëhër.
- Aplikoni mjaftueshëm produkt për të siguruar mbulimin e plotë të pjesës së pasme të pllakave.
- Shtrimi i pllakave duhet kryer mbi kollën e freskët duke ushtruar presion të mjaftueshëm për të siguruar kontakt të plotë dhe të njëtrajtshëm me kollën dhe kështu një ngjitje të shkëlqyer.
- Nëse vërehet se mbi sipërfaqe është formuar cipë, kjo gjë tregon se kolla është lënë për shumë kohë. Në këtë rast, hiqni shtresën e kollës me mallë, hidheni këtë material dhe aplikoni një shtresë të freskët kolle SikaCeram® StarGrout.
- Shmangni aplikimin në rrezatim të drejtpërdrejtë diellor dhe/ose në erë të fortë.
- Për shtrimin e pllakave më të mëdha se 900 cm2 (p.sh. 30×30 cm), rekomandohet gjithnjë teknika e aplikimit në 2 shtresa (mbi nënshtresë dhe në pjesën e pasme të pllakës).
Të mbrohet nga kushtet e pafavorshme të motit, si temperaturat ekstremalisht të larta ose të ulëta (ngrirje), shiu, ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell për të paktën 12-24 orë pas aplikimit.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni plotësisht të gjitha veglat dhe pajisjen me ujë të pastër përpara se të jetë mpiksur produkti, preferohet menjëherë pas përdorimit. Pas ngurtësimit produkti mund të hiqet vetëm mekanikisht.