Sika ViscoBond® GR
Agjent lidhës i gjeneratës së re dhe aditiv për llaç dhe beton
Sika ViscoBond® GR është një aditiv i lëngshëm i përqëndruar për përdorim si një agjent lidhës me produktet me bazë çimentoje në aplikime të brendshme ose të jashtme. Përdoret gjithashtu si një modifikues i llaçeve dhe betonit për hidroizolimin, përmirësimin e punueshmërisë dhe për zhvillimin e rezistencave ndaj tërheqjes, përkuljes dhe të lidhjes.
- Formulë e përqëndruar me performancë të lartë e fuqizuar nga teknologjia Sika® ViscoCrete®
- Forcë e shtuar e ngjitjes - ndërkapje e shkëlqyer edhe mbi nënshtresat e lëmuara
- Përshkueshmëri e ulur
- Punueshmëri e përmirësuar ndjeshëm
- Plasaritje e reduktuar
- Rezistencë e shtuar ndaj dëmtimit nga ngrica
- Rezistencë, elasticitet dhe papërshkueshmëri të përmirësuara
- Përmirëson rezistencën kimike të llaçit dhe betonit