Membrana e lëngshme (liquid-applied membrane, LAM) është një veshje monolite, me ngjitje të plotë dhe me bazë të lëngshme, e përshtatshme për shumë aplikime hidroizolimi dhe hidroizolimi të tarracave / çative. Veshja kur thahet formon një membranë hidroizoluese elastomere në formë gome dhe mund të aplikohet mbi shumë nënshtresa, përfshirë asfaltin, bitumin dhe betonin.  

Membrana e lëngshme është një zgjidhje e njohur sepse...

• Ideale për tarraca të ekspozuara me numër të madh detajesh të ndërlikuara dhe depërtimesh
• Kosto efikase, sidomos për restaurimet dhe projektet e riparimit të tarracave / çative
• Pa bashkime, mbush plasaritjet, hapësirat dhe vrimat mbi nënshtresë

• Aplikim të lehtë dhe të sigurt
• Qëndrueshmëri
• Tharje të shpejtë dhe ngjitje të shkëlqyer mbi të gjitha llojet e sipërfaqeve
• Është e aplikueshme për shumëllojshmëri nevojash hidroizolimi, jo vetëm për tarracat/ çatitë

Avantazhet e membranave të lëngshme Sika

PërfitimetKarakteristikat
Aplikim i shpejtë, i lehtë dhe i sigurtE lëngshme

Zgjatje e ciklit të jetës së tarracave të vjetra që kanë rrjedhje pa ndërprerje
E përshtatshme për shumë lloj strukturash dhe nënshtresash
Shumë aplikime të mundshme për tarraca, rrugë, ura, bazamente, tarraca dhe shumë të tjera

Shumë përdorime
Rrezik më i ulët për dështim tarrace / çatie edhe në klimë të ftohtë & kohë më e gjatë shërbimiElasticitet i lartë
Pa bashkime
Ngjitje e plotë mbi nënshtresë
Rezistencë e lartë ndaj rrezatimit UV
Ruan fleksibilitetin edhe në temperatura të ulëta
Siguri
Rrezik i reduktuar zjarri
Teknologji pa nevojë përdorimi zjarri
Lagështia e bllokuar mund të avulloje, nuk formohen flluskaPërshkueshmëri avujsh
Liri në projektim me më shumë mundësi aplikimesh Mundësi për ngjyra të ndryshme
Efikasitet energjetik i përmirësuar për tarracat e ftohta dhe diellore (cool roofs & solar roofs)Indeks i lartë i reflektivitetit diellor kur aplikohet në ngjyrë të bardhë

Teknologjitë tona të membranave të lëngshme

Membrana të lëngshme me bazë uji

Membranat e lëngshme me bazë uji dhe veshjet për tarraca / çati ishin një nga teknologjitë e para për hidroizolimin e lëngshëm të tarracave / çative dhe kanë akoma një rëndësi të madhe në treg.

Falë karakteristikave të tyre me rrezikshmëri të ulët, qëndrueshmëri të shkëlqyer ndaj rrezatimit UV dhe lehtësisë së aplikimit, emulsionet akrilike dhe dispersionet prej poliuretani të modifikuar po bëhen shumë të njohura, veçanërisht në rajonet me klimë të ngrohtë dhe të moderuar.  

PërfitimetAvantazhetKarakteristikat
Aplikim jo shqetësues
Rrezik i ulët për shëndetin dhe sigurinë
Pa erë
Klasifikohet me rrezikshmëri të ulët
Miqësore ndaj mjedisit
Pa tretës
VOC e ulët
Performancë konstante efikasiteti energjetikRuan indeks të lartë të reflektivitetit diellor (solar reflectance index, SRI)Rezistencë ndaj rrezatimit UV dhe zverdhjes
Kursim kohe gjatë aplikimit
Pa rrezik të gabimeve gjatë përzierjes
Gati për përdorim / përdorim i lehtë1 përbërës
Kursim në kostoEkonomikeTeknologji e thjeshtë
Fleksibilitet në aplikim
Kursim në kosto gjatë përdorimit në kantier
Transport dhe përdorim i lehtëAmbalazh komod
Membrana të lëngshme me 1 përbërës dhe bazë poliuretani

Membranat e lëngshme me 1 përbërës dhe bazë poliuretani & veshjet për tarracat / çatitë janë shpikur gjatë viteve 1960 dhe përfaqësojnë një teknologji të domosdoshme në industrinë e sotme të tarracave / çative.
Falë vetive të mira mekanike dhe fleksibilitetit të tyre, sidomos në temperatura të ulëta, si dhe gjithashtu aftësisë për tharje në kushte të ndryshme, membranat e lëngshme me bazë poliuretani mund të përdoren gjithashtu në mjedise me klimë sfiduese.  

PërfitimetAvantazhetKarakteristikat
Më shumë fleksibilitet aplikimi në kushte të paqëndrueshme moti
Kursim kohe
Rezistencë ndaj shiut pothuajse menjëherë pas aplikimit
Mbiveshje e shpejtë
Tharje e shpejtë
Performancë konstante efikasiteti energjetikRuan indeks të lartë të reflektivitetit diellor (solar reflectance index, SRI)Rezistencë ndaj rrezatimit UV dhe zverdhjes
Kursim kohe gjatë aplikimit
Pa rrezik të gabimeve gjatë përzierjes
Gati për përdorim / përdorim i lehtë1 përbërës
Fleksibilitet në aplikim
Kursim në kosto gjatë përdorimit në kantier
Transport dhe përdorim i lehtëAmbalazh komod në kova metalike
Membrana të lëngshme me 2 përbërës dhe bazë poliuretani/poliureje

Kërkesa për membrana të lëngshme me 2 përbërës me bazë poliuretani/poliureje (PU/PUA) është rritur gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.
Metoda e shpejtë dhe efikase e aplikimit me makineri spërkatjeje me 2 pjesë, e bën posaçërisht të përshtatshme për aplikime në sipërfaqe të mëdha dhe aplikime industriale. Pasi produkti të jetë përzierë përpara majës së aplikimit dhe të jetë aplikuar mbi sipërfaqe, thahet brenda disa sekondash, duke lejuar mbiveshje të shpejtë ose qarkullim të shpejtë këmbësorësh.
Sika ka adaptuar teknologjinë hibride PU/PUA me 2 përbërës për aplikime me metodën e ftohtë dhe sisteme të aplikuara manualisht, duke bërë të mundur tashmë instalimin aty ku spërkatja me metodën e nxehtë nuk ishte efikase, duke ruajtur të njëjta karakteristika performance.

PërfitimetAvantazhetKarakteristikat
Më shumë fleksibilitet aplikimi në kushte të paqëndrueshme moti
Qarkullim pothuajse menjëherë pas aplikimit
Rezistencë ndaj shiut pothuajse menjëherë pas aplikimit
Mbiveshje e shpejtë
Tharje shumë e shpejtë
Kursim koheEcuri e shpejtë e projektitAplikim i shpejtë, sidomos për zona me sipërfaqe të madhe
Zgjidhje ekonomike hidroizolimi: kursim i lartë kostojeRendimet i lartë materialiPa tretës dhe 100% përmbajtje solidesh